Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ronaldo, sprintier në 100 metra Empty Ronaldo, sprintier në 100 metra

Tue 4 Dec 2012 - 9:44
Ronaldo, sprintier në 100 metra Ronaldobolt

Futbollisti i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të jetë sprintieri i bardhë më i shpejtë në botë.

Ndonëse futbollist, koha e regjistruar prej portugezit në një sprint gjatë derbit me Atleticon e Madridit e vendos atë në një protagonist serioz për t’u kualifikuar deri në baterinë finale të 100 metrave në Lojra Olimpike.

Sipas një përllogaritje të së përditshmes sportive spanjolle “AS”, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, mesfushori përshkroi ekzaktësisht për 10 sekonda distancën prej 96 metrash.

Të dhëna të tilla bëjnë që në gjendjen aktuale, pa një stërvitje specifike si sprintier, Ronaldo të jetë në gjendje të përshkruajë distancën e 100 metrave në kufirin rreth 10,1 sekonda.

Në Lojrat Olimpike të Londër 2012, vetëm shtatë atletë arritën të thyenin “barrierën” e 100 metrave, por asnjëri prej tyre nuk ishte i bardhë.

Atletët me ngjyrë, prej kohësh dominojnë garat e shpejtësisë, të favorizuar nga faktori gjenetik, i cili i lejon të kenë muskuj që favorizojnë shpejtësinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi