Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vanessa Paradis: Kam frikë se fëmijët do më pushojnë nga roli i mamit Empty Vanessa Paradis: Kam frikë se fëmijët do më pushojnë nga roli i mamit

Sun 11 Nov 2012 - 9:54
Vanessa Paradis: Kam frikë se fëmijët do më pushojnë nga roli i mamit 1352585918-vanesa_johny

Vanessa Paradis është duke punuar shumë dhe ka frikë se dy fëmijët e saj do ta “pushojnë” nga roli i mamit. Këngëtarja e bukur, modele dhe aktore, pak muaj më parë u nda nga Johnny Depp, me të cilin bashkëjetoi për 14 vjet dhe patën dy fëmijë.

Që nga koha e ndarjes ajo ka nisur të punojë vazhdimisht dhe të impenjohet për promovimin e filmit të saj “Café de Flore”, ndërkohë që po punon për xhirimet e një tjetri. Por në këtë kohë s’ka lënë pas dore muzikën dhe po punon për albumin e saj të ri.

Puna e tepërt po e mban larg familjes dhe Vanessa druhet se fëmijët mund të inatosen: “nëse bëj më tepër se ç’po bëj tani, kam frikë se do më pushojnë nga roli i mamit”. Bukuroshja 39-vjeçare ka deklaruar se e ka kaluar dhimbjen e ndarjes dhe ka vendosur të rimarrë në dorë jetën e saj.

“Shpresoj të bëj të njëjtën gjë që bëj tani, me përjashtim të ndonjë aventure”,-ka pranuar Vanessa, e cila ka pohuar se porta e zemrës së saj tashmë është e hapur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi