Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fjalori i pistë te fëmijët dhe roli i prindërve  Empty Fjalori i pistë te fëmijët dhe roli i prindërve

Fri 9 Dec 2011 - 17:04
Ndodh që edhe fëmijët 3-4 vjeçarë të përdorin fjalë të papërshtatshme nga ato që rëndom ne i quajmë fjalë “të ndyra” ose të thotë fjalë pjesërisht tabu apo të frikshme, si “seks”apo “vdekje”, “sida”.
Dhe prindërit menjëherë fillojnë të mendojnë “Ç’po ndodh kështu? Unë s’përdor fjalë të tilla. Ku dreqin i mësoi ky fëmijë?!”…

Gjëja e parë për t’u pasur parasysh është se fëmijët e vegjël nga natyra janë kuriozë dhe priren të imitojnë ose riprodhojnë, sapo dëgjojnë fjalë “të çuditshme” që s’i kanë dëgjuar më parë apo fjalë të cilat shkaktojnë reagime të caktuara (nervozizëm, zemërim apo humor).
Përdorimi i këtyre fjalëve sërish do të varet shumë nga reagimi i të rriturve: a do të nervozoheni ju, a do zemëroheni pa masë, a do të habiteni, a do të qeshni apo do të qëndroni indiferentë njëlloj sikur fëmija të kishte thënë një fjalë të zakonshme, si “dorë”, “e mirë”, “ik”.

Por bëni kujdes! Nëse ju përdorni një fjalor të papërshtatshëm, shani e mallkoni vazhdimisht, mos pretendoni që fëmija juaj të ndalojë lehtësisht përdorimin e këtij fjalori. Fëmijët i vëzhgojnë prindërit dhe duan të jenë si ta.
Nëse një fëmijë dëgjon se prindi i tij përdor fjalor të papërshtatshëm, natyrshëm ata mendojnë se përdorimi i këtij fjalori është diçka normale. Pavarësisht nga fakti se ju po përpiqeni të ndaloni përdorimin e fjalorit të papështatshëm dhe lëndues të fëmijëve tuaj, ata do të vazhdojnë t’i përdorin këto fjalë për sa kohë dëgjojnë prindërit e tyre t’i përdorin ato.
Psikologe: Alketa Berzani
Burimi: Shekulli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi