- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Moto GP, Pedrosa fiton garën e fundit
Mon 12 Nov 2012 - 9:18
Dani Pedrosa e mbylli kampionatin botëror të Moto GP me një fitore në Cmimin e Madh të Valencias. Rrëzimi i Jorge Lorenzo, i cili e kishte fituar kampionatin tashmë, i la rrugë të lirë spanjollit të Honda për të prerë i pari vijën e finishit.
Katsuyuki Nakasuga (surpriza e garës) dhe Casey Stoner (australiani që mbylli karrierën në moshën 27-vjeçare) plotësuan podiumin e garës së zhvilluar në Spanjë.
Ishte një garë e çmendur pasi motorët u nisën me një pistë gjysmë të thatë e gjysmë të lagur. Ata që kishin zgjedhur në nisje goma për shi ishin të avantazhuar, por vetëm pas disa xhirosh u detyruan të ndërronin motorr.
Pedrosa, Bautista, Hayden dhe Crutchlow nga ana tjetër zgjodhën të ndërronin motorrin dhe gomat menjëherë pas xhiros së nxemjes dhe rrjedhimisht u nisën të fundit, nga vija e bokseve.
Pedrosa nisi të rekuperonte pozicione shumë shpejt dhe pas daljes nga pista të Lorenzo, nuk e pati të vështirë të fitonte garën e fundit të Moto GP.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi