- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Nis festivali mbarëkombëtar i dramës
Mon 12 Nov 2012 - 9:24
Ka ngritur siparin festivali mbarëkombëtar i dramës, që do të zhvillohet në Tiranë nga data 10-20 nëntor.
Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, trupat teatrale nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të sjellin pjesë shqiptare, me tematikë historinë e vendit.
“Drama shqipe vjen si mozaik i teatrit shqipfolës në këtë 100 vjetor dhe 19 trupat profesioniste do të performojnë në skenën e Teatrit Kombëtar, duke trajtuar nëpërmjet larmisë artistike historinë tonë të lashtë, realitetin shqiptar dhe kulturën tonë të hershme”, tha Kristaq Skrami, drejtor i TK. Festivalit u vu në skenë premiera “Ëndrra e Ismail Qemalit”, për të çelur festivalin. Një dramë nga Bashkim Kozeli, me regji të Spiro Dunit dhe skenografi të Ilirjan Sadikut. Ndër aktorët: Fatos Sela, në rolin e Ismail Qemalit, dhe Roland Trebicka, në atë të Seit Beut.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi