Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Takim i grave politikane Empty Takim i grave politikane

Mon 12 Nov 2012 - 9:33
Takim i grave politikane GRATE-PS-KOSOVE

Gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës mblidhen në Prishtinë për të iniciuar hartimin e platformës kombëtare për barazi gjinore në kuadër të 100-vjetorit të Shqipërisë.

Në një tryezë të përbashkët, deputete nga radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë si dhe nga grupi i grave deputete të Kosovës diskutuan për problemet dhe sfidat, nëpër të cilat ka kaluar femra shqiptare në periudha të ndryshme.

Kjo tryezë u organizua me iniciativën e kryetares së forumit të gruas së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

“A duhet t’i mbështesim gratë, kudo që ato janë, edhe kur janë kundërshtaret tona politike? Pa asnjë diskutim. A duhet t’i jemi pranë njëra-tjetrës, në të mirë e në të keqe? Pa asnjë diskutim. Vetëm kështu mund ta sjellim atë natyrshmërinë, ku ne gëzojmë ato të drejta që duhet t’i gëzojmë dhe ku ne marrim në shkëmbim të kontributit tonë, ato merita që ne duhet t’i kemi” u shpreh Olta Xhaçka.

Në këtë tryezë morën pjesë gratë deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të cilat, pavarësisht se vijnë nga parti të ndryshme, bashkëdrejtojnë grupin e grave deputete të Kuvendit të Kosovës.

“Ne ishim ato, që bëmë më të madhen që mundëm. Ruajtëm kulturën e gjuhën tonë si dhe kultivuam atdhedashurinë. Kjo ishte shumë e rëndësishme për Pavarësinë e Kosovës dhe për këtë moment që po ndërtojmë atdheun e pavarur. Vajzat dhe gratë tona ishin pjesë e rezistencës për një periudhë të gjatë, por kur ishte nevoja, ato u bënë edhe pjesë e rezistencës aktive”, tha Flora Brovina, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi, gjeti rastin të falënderonte liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, për përkrahjen që iu kishte bërë grupit të grave të partisë, që në vitin 2004.

“Ishte një ngjarje, ku ne diskutuam se si do të jenë dokumentet rregullative të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe zonjat vendosën, që ne të ngrejmë kërkesën tonë për të patur kuota të brendshme. Kjo kuotë të jetë jo vetëm për kryesinë qendrore, por për të gjitha mekanizmat e tjerë, degë, nëndegë dhe baza, sepse gjithçka buron nga vajza. Dhe kur ne propozuam këtë ide, të gjithë ishin kundër, përveç një burri, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj”, tha Donika Kada Bujupi.

Deputetet nga Shqipëria e Kosova ranë dakord të themelojnë një platformë e cila, përveç një bashkëpunimi më të mirë, do të krijojë një rrjet solidariteti mes grave në Shqipëri dhe Kosovë dhe do të përmirësojë pozitën e gruas në shoqërine tonë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi