Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

10 Mijë Bileta Të Rezervuara, 700 Politikanë Në Stadium! Empty 10 Mijë Bileta Të Rezervuara, 700 Politikanë Në Stadium!

Fri 7 Jun 2013 - 11:09
Pak ditë nga ndeshja kaq e rendësishme e perfaqësueses sonë me Norvegjinë, biletat nuk duken ende në treg. Rreth 16.500 biletat e shtyra, ndodhen pikërisht këtu, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, në pritje të sinjalizimit për të dalë në treg dhe ajo që të bën më pershtypje në prag të këtij takimi është se diçka më shumë se gjysma e tyre, pra rreth 10 000 bileta janë të shitura. Ndërkohë në këtë periudhë fushate, nuk do të mund të mungonte interesimi i politikës dhe si asnjëherë tjetër, nga 900 biletat që kanë në tërësi tribuna qëndrore, A dhe B, rreth 700 janë të prenotuara nga administrata shtetërore dhe politikanë, transmeton Top Channel “Arsyeja kryesore se përse nuk kanë dalë biletat në treg është se kemi dashur të mbrojmë publikun dhe tifozët nga tregu i zi. Shkurtimi i kohës së daljes së biletave në treg kufizon mundësinë për blerje dhe rishitje apo falsifikime të mundshme. Mendoj se do të jemi në gjendje të vëmë në shitje gjysmën e vendeve të stadiumit, ndërsa pjesa tjetër është e prenotuar”,- deklaroi Gazmend Malo, drejtor i marketingut në Federatën Shqiptare të Futbollit. Nga dita e martë mendohet se do të dalin në treg një pjesë e mbetur e pa rezervuar e biletave, të cilat kanë si element sigurie këtë shirit holograme, nr e serisë dhe vulen e feder-atës shqiptare të futbollit. “Kemi kërkesa të shumta, në krahasim me ndeshjet e tjera, nga politikanë dhe anëtarë të lartë të qeverisë e administratës. Pjesa më e madhe e tribunës do të jetë e mbushur me njerëz të këtyre rangjeve”, shtoi Malo.

Zv/trajneri Rise: Norvegjia është në vështirësi

Në prag të ndeshjes eliminatore të Tiranës ku Norvegjia do të shkelë në barin e stadiumit “Qemal Stafa”, zv/trajneri i skuadrës nordike, Ola By Rise shprehet optimist në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të internetit të federatës norvegjeze të futbollit, me titull “Misioni në Shqipëri”. Sipas tij, disa lojtarë do ta kenë shumë të vështirë të përshtaten me ndeshjen e Tiranës pasi disa prej tyre sapo kanë përfunduar kampionatet respektive, ndërsa të tjerët janë në mes të kampionatit vendas. Ai shton gjithashtu se kjo ndeshje nuk vjen në momentin e duhur, pasi gjatë kësaj periudhe edhe kombëtarja U-21 është angazhuar në ndeshjet e Europianit që do të zhvillohet nga datat 5 deri në 18 qershor në Izrael. Ndihmësi 53-vjeçar i Olsen shton se 4 elementë të skuadrës shpresa janë bashkuar tashmë me kombëtaren që do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe në këndvështrimin e tij, ekipi që do të përballet me kuqezinjtë, do të jetë një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe prurjeve të reja. Nga ana tjetër, ai konfirmon largimin përfundimtar të John Arne Riise, dëmtimet e mbrojtësit Jonathan Parr dhe sulmuesit më të rrezikshëm të skuadrës norvegjeze, Mostafa Abdellaue por nuk konfirmon nëse ky i fundit do të mungojë. Sipas asistentit norvegjez, mungesë me peshë do të jetë edhe ajo e mesfushorit me origjinë ganeze, Alex Tettey. “Gjithsesi ne kemi në përbërje një grup të rinjsh që mund të na hyjnë në punë në Tiranë ku stadiumi do të jetë i tejmbushur pasi Shqipëria, papritur po luan shanset e saj për një vend në Kupën e Botës. Gjithsesi, pavarësisht atmosferës së nxehtë që do të gjejmë në Tiranë, ne do të luftojmë për të arritur një fitore” Ola By Rise hedh poshtë të gjithë emrat e publikuar ditët e fundit në mediat vendase për pasardhësin e mundshëm të Riise-s, duke theksuar se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Në fund ai shprehet se skuadra duhet të zbresë e motivuar në fushën e lojës për t’i bërë ballë presionit të stadiumit “Qemal Stafa”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi