Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kouchner: Njohja e Kosovës, kusht Serbisë Empty Kouchner: Njohja e Kosovës, kusht Serbisë

Mon 12 Nov 2012 - 9:35
Kouchner: Njohja e Kosovës, kusht Serbisë 800px-Bernard_Kouchner_-_Wo

Ish-shefi i misionit të UNMIK-ut, Bernard Kouchner deklaroi të premten nga Prishtina se Kosova mund të përfitojë shumë nga dialogu me Serbinë.

Në një konferencë për shtyp, ish-ministri i Jashtëm francez nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Po, kjo i është bërë e qartë Serbisë. Jo tërësisht, por kuptohet. Ka kushte për çdo shtet që do të anëtarësohet në BE, sikurse në rastin e Kroacisë”, deklaroi Kouchner.

Sipas “RTK”, ai vlerësoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në njohjen e pavarësisë nga

Njohja e pavarësisë së Kosovës i është bërë e qartë Serbisë. Ka kushte për çdo shtet që do të anëtarësohet në BE, sikurse për Kroacinë

Bernard Kouchner
Ish-shef i UNMIK-ut, Kosovë 5 vendet e BE-së që nuk e kanë pranuar ende atë, si dhe në zbutjen e qëndrimeve të Beogradit dhe Moskës.

Gjatë konferencës për shtyp, ish-shefi i administratës ndërkombëtare u pyet nga gazetarët serbë edhe mbi trafikun e prezumuar të organeve njerëzore nga ushtarët e Uçk-së.

Ai iu përgjigj interesit të tyre edhe për të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”, që thuhet se ndodhet në Shqipëri dhe ku kryheshin transplantet e organeve.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për trafik organesh kur kam qenë në detyrë. Kemi pasur 45 mijë ushtarë në rajon, edhe në Shqipëri kishim policinë dhe gjithë stafin ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk dëgjuam për këtë trafik organesh”, nënvizoi Kouchner.

“Në atë kohë teknikisht për të transplantuar një organ nuk ka qenë asnjë herë e mundur. Tani, këtu keni EULEX-in, ata janë në detyrë, janë profesionistë dhe mund t’i pyesni. Personalisht, kurrë nuk e kam parë këtë shtëpi të verdhë apo të gjelbër”, tha Kouchner.

Ndër të tjera, ish-shefi i UNMIK-ut nga viti 1999 në 2001 shprehu keqardhjen që nuk ishte ftuar nga autoritetet e Prishtinës në ceremoninë e mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, por shtoi se ndjen kënaqësi sa herë viziton Kosovën.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi