Një nënë e papunë shet organet e trupit për të jetuar vajza e saj…!
Mon 12 Nov 2012 - 17:35
Një nënë e papunë nga Spanja vendosi të shesë të gjitha organet e trupit të cilat nuk i janë të “domosdoshme” për jetën e saj, citon alb-observer.com, me qëllim që të gjejë një strehë për të ushqyer vajzën e saj!
“Fillimisht, nxora në shitje një veshkë, por tashmë shes edhe një mushkri dhe një pjesë të mëlçisë… Shes çdo organ që mund ta paguajë dikush dhe e bëj këtë, thjesht se jam e dëshpëruar!”, deklaroi 44-vjeçarja në një intervistë dhënë gazetës “El Mundo”.
“Kam nevojë një strehë… për të krijuar një shtëpi në një vend të mirë e të moralshëm…!”, shtoi ajo duke shpjeguar se është e papunë dhe e paralizuar 66%, ngaqë bashkëshorti me të cilin jetoi 18 vjet, abuzonte fizikisht ndaj saj.
Tashmë ai po përpiqet ta dëbojë nga shtëpia ku ajo jeton së bashku me vajzën e saj.
“Më erdhi njoftimi i sekuestrimit. Nuk kemi familje, nuk dimë ku të shkojmë”, thotë ajo e dëshpëruar dhe e pikëlluar në shpirt.
Sipas gazetës, para dy javësh publikoi një njoftim të vogël në internet duke kërkuar blerës organesh.
“Nuk kam mënyrë tjetër për të shpëtuar jetën time dhe të vajzës. Nëse për pjesën e mbetur të jetës, mund t’i ofroj vajzës time mundësinë dhe fuqinë që të shkëputet nga kjo situatë e zymtë, sigurisht që do shes organet e trupit tim”.
Gazeta “El Mundo” bën me dije se në Spanjë është e pamundur të bëhet transplantimi praktikisht, pa u njoftuar autoritete përkatëse. Në një rast tët tillë, 44-vjeçarja rrezikon të dënohet me 12 vjet heqje lirie për tregtim të paligjshëm të organeve njerëzore./alb-observer.com/
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Një nënë e papunë shet organet e trupit për të jetuar vajza e saj…!
Mon 12 Nov 2012 - 19:11
sa fatkeqsi .......
Re: Një nënë e papunë shet organet e trupit për të jetuar vajza e saj…!
Tue 13 Nov 2012 - 15:47
Nxjerr veshkën në shitje të shpëtojë djalin
Djali i tij në fëmijëri ka vrarë kokën dhe ka thyer nje kockë, e cila vazhdimisht i jep shqetësime. asnjë mjek në vend nuk e ka marrë përsipër operacionin
Rrëfimi tronditës i 59-vjeçarit me origjinë nga Dibra, i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shëruar djalin 28-vjeçarë që ka kriza të njëpasnjëshme
Në redaksinë e “Shekullit”, pas publikimit të rastit të Emiljeta Jasharit, e cila kërkoni ndihmë për të bërë transplantin e veshkave ka ndodhur një gjë e pazakontë. Një person, që nuk e njihnim, u vetëofrua të shesë veshkën e tij për Emiljetën kundrejt 25 mijë eurove. Fillimisht e kontaktuam në linjë telefonike, për të mësuar më shuamë rreth tij, e në mënyrë të veçantë arsyet se përse do ta shesë veshkën. U përgjigj në telefon me një gjuhë miqësore dhe u shpreh i gatshëm për t’u takuar dhe për të biseduar më gjatë. Caktuam takimin pranë Ministrisë së Drejtësisë, në orën 15:00. Në këtë pikë takimi e pritëm “njeriun misterioz”, por nuk erdhi dhe telefonin e kishte te fikur. E provuam sërish, pa ndërprerje dhe u rilidhëm me të dhe lamë një takim të dytë me shpresën se nuk do dështonim. Ashtu siç e kishim biseduar, në kafen e “Shekullit”, rreth orës 13:00 erdhi një burrë. Ishte i gjatë, më një kapele në kokë, i veshur me kostum, kishte vendosur kollare, në dorë mbante një qese dhe qëndronte në tavolinë vetëm. Pas një telefonate në numrin e tij u siguruam, që ky ishte personi që ne prisnim. Ishte ulur dhe sapo kishte ndezur një cigare. Prisnim një njeri ndryshe në paraqitje, por u be- fasuam pasi dëgjuam për jetën e tij. Ishte inxhinier elektronik, i specializuar në disa vende të botës dhe autor i tre librave, në të cilët mund të gjeje të përkthuer nga anglishtja në shqip, termat për elektronikën në 19 fusha të saj.
Historia
Sapo ulemi pranë tij, nga qesja nxjerr një libër, e kthen tek faqja e fundit dhe pasi na thotë emrin fton të lexojmë biografinë e tij. Përpara se t’u përgjigjet pyetjeve tregon se është pedagog, që gëzon shëndet të plotë, që ka bërë të gjitha analizat dhe veshkat e tij funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që aktualisht, përveç punës si pedagog (një institucion privat) punon recepsionist në një hotel, turni i tretë. Njeh shumë mirë tre gjuhë të huaja, anglisht, italisht dhe frëngjisht. Është babai i pesë fëmijëve, 2 vajza dhe tre djem. Më drejtohet: “E di që ke shumë pyetje dhe ke të drejtë, por jo të gjithave mund të iu përgjigjem. Megjithatë do të them gjërat më elementare që të interesojnë dhe që të kuptosh, se përse e kam marrë këtë vendim”, thotë duke shkundur cigaren dhe vazhdon, por në këtë çast i mbushen sytë me lotë. “Më preku shumë shkrimi i Emiljetës, më erdhi shumë keq, sepse e di se çdo të të thotë të kesh fëmijën e sëmurë, ta shikosh se si vuan dhe të ndjehesh i pafuqishëm për të ndaluar dhimbjen e tij, të copëtohet shpirti. Do doja ta kisha ndihmuar, por fatkeqësisht nuk mundem. Kam hall të rëndë në kurriz prandaj e kuptoj shumë mirë vuajtjen e familjes Jashari”. I drejtohem duke e parë në sy- përse do ta shesësh veshkën? “Kam pesë fëmijë, 2 vajza dhe tre ‘deputetë’. Që thua ti, njëri nga deputetët, kur ishte i vogël është rrëzuar dhe ka vrarë kokën. Në fakt ka thyer një kockë në kokë. Si pasojë e kësaj, herë pas here ka kriza. Është 28 vjeç, i ri.” Deputetë i quan djemtë e tij. Nuk pranon të na thotë emrin e djalit të sëmurë sepse ka frikë mos lëndohet i biri, e dëgjojnë shokët dhe mos e rëndon njeri me fjalë. Tregon se ilaçet ia blen gjithmonë vetë, sepse djalit i vjen zor të shkojë. Nuk do që të tjerët të kuptojnë se është i sëmurë, të gjithë tregohen të kujdesshëm. Mendojnë edhe për fjalët e të tjerëve. Në këto momente inxhinieri ndez, një tjetër cigare.
Asnjë mjek nuk e ka marrë përsipër
“Në Tiranë e kam dërguar te të gjithë mjekët, por asnjë doktor nuk e ka marrë përsipër. Është një operacion shumë delikat dhe vetëm jashtë mund të bëhet. Kam pyetur dhe kam gjetur një klinikë, që e merr përsipër. Të gjitha shpenzimet kushtojnë 18 mijë euro. Do e shoqëroj vetë djalin deri atje, sapo të mundem të siguroj paratë”, thotë A.Ç. Më tej rrëfen se kjo ide i ka ardhur në kokë vite më parë, pasi për të kjo është e vetmja zgjidhje, e vetmja mundësi që të shpëtojë djalin. “Kam vajtur dhe e kam takuar doktor Nestor Tereskën dhe i kam thënë, a është e mundur të shes një veshkë. Më ka shpjeguar që tek ne nuk është e mundur, pasi është e ndaluar me ligj. Nëse do të ndodhë që kjo të bëhet në të ardhmen...” Inxhinieri ka kërkuar të gjitha mundësitë për të gjetur blerës për veshkën dhe nuk ka arritur të gjejë. Gjithçka e bën për “deputetin” e tij. “Jemi të fortë ne. Gjyshja ime ka rrojtur 104 vjeç. Unë deri te 90-tat, dua të shkojë”. Të lë të kuptosh se të vetmen dëshira ka të shohë djalin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa ato krizat, që e kapin vazhdimisht. Në Shqipëri janë të shumta operacionet të cilat mjekët shqiptarë nuk munden t’i bëjnë, por nuk ka strategji që të mundësojnë daljen jashtë të pacientëve si dhe mbulimin e shpenzimeve, pjesërisht apo tërsisht në varësi të rastit.
Do të shes veshkën që të martoj vajzën
Lidhur me këto dëshira të lindura nga nevoja të qytetarëve për të shitur veshkat, kemi zhvilluar një bisedë me Nestor Tereskën shef i pavionit të Nefrologjisë në QSUT. Ai na bën më dije se ka pasur kërkesa të tilla dhe në zyrën e tij kanë trokitur shumë njerëz, të cilët donin të shisnin veshkën. Sipas tij janë kryesisht shtresa të varfra dhe në vështirësi ekonomike, ata që bëjnë këtë ofertë.
Doktor a ka pasur raste që të janë ofruar njerëz për të shitur veshkën?
Ka pasur raste të tilla. Mbaj mend që para 15 vitesh kam pasur një rast që më ka pyetur për këtë dhe ia kam shpjeguar, që është e pamundur. Më ka bërë shumë përshtypje pasi atë periudhë kohe ishte e çuditshme ta dëgjoje këtë. Më shqetësoi sepse nuk e kisha dëgjuar më parë këtë.
Përse donte ta shiste veshkën?
Më tha që është në hall, pasi është në vështirësi të mëdha ekonomike. Martonte vajzën dhe nuk kishte lekë për dasmë. Donte t’i bënte dasmën ardvajzës. Kur i thashë që nuk bëhet nuk foli fare, ngeli në heshtje dhe më pas u largua.
Në përgjithësi, cila shtresë e shoqërisë është e interesuar?
Tek unë kanë ardhur njerëz shumë të varfër, njerëz hallexhinj dhe që nuk kishin të ardhura në familje. Njerëz të cilëve iu duheshin para, për shumë arsye. Por më kanë ardhur edhe persona të tjerë, të cilët më kanë thënë a është e mundur të bëhet pasi ka shumë njerëz hallexhinj dhe për ta kjo është një mundësi.
Çfarë thotë ligji shqiptarë?
Sipas ligjit nuk lejohet në asnjë mënyrë shitja e veshkës. Dhurimi i saj lejohet, vetëm brenda familjes. Kushërinj të parë e më tej nuk lejohet. Mendoj se duhet ndryshuar.
Çfarë duhet ndryshuar konkretisht?
Të zgjerohet rrethi familjarë. Një të sëmuri të mund t’i dhurojë veshkën kushëriri i parë, i dytë ose kushdo, që ka dëshirë ta ndihmojë tjetrin të jetë i lirë ta bëjë. Këtë ma kanë sugjeruar kolegët jashtë vendit dhe jam dakord me këtë. Do të ishte një shenjë solidariteti.
Pacientëve me hepatit C nuk u jepen medikamentet!
Drejtoria e spitalit thotë se blerja e “Pegasus” është bërë. Adriana Babameto: “Nga 110 pacientë vetëm 30 mund të trajtohen” Pacientët e sëmurë me hepatitin B janë ankuar, për mungesën e një medikamenti mjekësor në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për medikamentin “Pegasus”, i cili është një ilaç që nuk shitet në farmaci dhe vetëm spitali bën blerjen e tij. Të sëmurët kronikë në Gastrohepatologji janë ankuar për mungesën e këtij ilaçi, që është shumë i kushtueshëm. Vetëm një pilul kushton 200 euro dhe një pacient duhet të trajtohet me këtë medikament, për një vit. Burimet të sigurta pranë Drejtorisë së spitalit bëjnë me dije së është bërë blerja e “Pegasus”. Janë blerë 1800 njësi, të cilat janë për të sëmurët kronik me hepatit C. Për shpërndarjen është përgjegjëse shefja e shërbimit. “Blerja është bërë”, citon burimi. Shefja e shërbimit të pavionit të Gastrohepatologjisë Adriana Babameto thotë, se ka marrë 1450 njësi! Po 350 njësi ku janë?! “Me këto njësi, 1450, kaq më kanë ardvajzës hur mua, për një vit mund të trajtohen 30 pacientë. Do të përzgjidhen pacientët, mëlçia e të cilëve është në gjendje më të rëndë. Pjesa tjetër ngelet jashtë kësaj skeme mjekimi. Identifikohen vazhdimisht raste të reja, pasi favorizon mungesa vaksinës parandaluese. Ky ilaç përdoret edhe për pacientët me hepatit B. Grupi i parë vazhdon të mjekohet dhe është drejt përfundimit. Ndërsa me grupin e dytë jemi në proces pune, i kemi njoftuar personat që përfitojnë nga trajtimi. Kemi të regjistruar çdo pacient me të gjitha të dhënat dhe janë njoftuar pacientët e rinj, që do të fillojnë trajtimin. Këto njësi janë të pamjaftueshme, pasi tani kemi 110 pacientë që kanë nevojë për këtë mjekim dhe pacientët e kanë të pamundur ta sigurojnë vetë këtë ilaç. Spitali ua mundëson disave, por jo të gjithëve”, thekson shefja e shërbimit. Sipas saj shpërndarja ka filluar dhe ajo mohon të jetë ndërprerë ky mjekim, por pacientët vazhdojnë të thonë të kundërtën.
Albina Hoxha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi