Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit Empty U nisën në këmbë nga Gjilani për në Vlorë

Sat 10 Nov 2012 - 16:44
Presheva, Medvegja e Bujanoci do ta dërgojnë në Vlorë Flamurin Kombëtar e përfaqësues të këtyre komunave janë nisur në këmbë këtë të shtunë, për të arritur në qytetin e shpalljes së pavarësisë pas tetëmbëdhjetë ditësh udhëtimi.
Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit B81lcn
Moti i ftohtë dhe mjegulla që ka rënë këtë nëntor, nuk kanë penguar Ekrem Avdiun (Gjilan), Dilaver Musliun (Preshevë), Gani Shaqirin (Bujanoc) dhe Nazim Ajdinin (Medvegjë), të cilët të me veshje kombëtare e me plisa në kokë janë nisur nga qendra e Gjilanit në drejtim të Ferizajt, për të vazhduar më pas në Shtimje, Suharekë, nëpër autostradën “Ibrahim Rugova”, për të mbërritur në Prizren e më pas Kukës. Katër bartësit e Flamurit Kombëtar, do të vazhdojnë nëpër autostradën e Kombit, nëpër Rrëshen, Milot, Vorë e për të mbërri në Durrës, Kavajë e Fier e më pas për të marrë rrugë për Vlorë.
Në Gjilan, ata janë përcjellë nga familjarë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetar të komunave të Kosovës, por edhe të atyre në Kosovën Lindore. Ata bartnin në dorë Flamurin Kombëtar me mbishkrimin “Njëqind vjet shtet, Gjilan – Vlorë 1912 – 2012”.
Rrugëtimi i këtyre katër veprimtarëve ka një simbolikë, atë se tashti kur kanë kaluar 100 vite, Presheva, Medvegja e Bujanoci nuk janë as me Kosovë e as me Shqipëri, por kanë ngelur nën Serbi e vullneti i banorëve të kësaj ane do të bartet në Vlorë.Siç ka theksuar Ekrem Avdiu, prijës i këtij grupi, udhëtimi do të zgjas tetëmbëdhjetë ditë, kurse në ditë mesatarisht do të kalojnë 25 – 30 kilometra dhe gjatë tërë këtij marshimi asnjëherë nuk do të udhëtohet natën. Ai tha se me vete kanë të gjitha gjërat e nevojshme, mbi të gjitha kanë Flamurin që do ta dërgojnë në Vlorë, derisa edhe tre bashkudhëtarët tjerë kanë nga një flamur më të vogël, që shënon 100 vjetorin e shtetit shqiptar.
Ky udhëtim ka një simbolikë, atë se në Vlorë po udhëtojnë tri komuna të Kosovës Lindore, Presheva, Medvegja e Bujanoci, të cilat kanë qenë dhe do të jenë pjesë e trungut shqiptar
“Para se të nisemi i kemi dhënë besën njëri-tjetrit se Flamuri që bartim patjetër do të mbërrijë në Vlorë dhe atë asgjë nuk do të mund ta ndalë, as vdekja e ndonjërit nga ne”, ka thënë Ekrem Avdiu e në Vlorë ata nuk do të hyjnë as para datës 28 nëntor e as pas asaj dite, por pikërisht në ditën kur para 100 viteve, Ismajl Qemali kishte shpallë Shqipërinë shtet indipendent e të mosvarëm.
Pjesë e këtij grupi udhëtarësh është edhe Dilaver Musliu, i moshës 66- vjeçare, i cili thotë se kur e di se në çfarë misioni janë nisur, i duket vetja sikur të ishte i ri, andaj ai beson se nuk do ta lodh rruga e gjatë.Përfaqësuesit e komunave të Kosovës Lindore më 28 nëntor 2012, Flamurin do t’ia dorëzojnë ndonjërit prej personaliteteve më larta në Shqipëri që do të jetë pjesëmarrës në manifestimin qendror, presidentit Bujar Nishani apo kryeministrit Sali Berisha.Në Gjilan, nga institucionet rrugë të mbarë këtij grupi i ka dëshiruar nënkryetari Omer Daku, i cili nismën e këtyre katër përfaqësuesve e ka quajtur vullnetare edhe atë në 100- vjetorin e shtetit shqiptar, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, që ka për qëllim bartjen e Flamurit Kombëtar nga Gjilani në Vlorën heroike.Ai u ka uruar këtyre udhëtarëve shëndet e rrugëtim të mbarë dhe u ka dëshiruar të arrijnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit Empty Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit

Tue 13 Nov 2012 - 15:33
Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit Gjilani
Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve nga Kosova përshkon rrugët Gjilan – Ferizaj – Shtime – Suharekë – Prizren – Kukës – Rrëshen – Fushë Krujë – Durrës – Fier - Vlorë.

Ekrem Avdiu, nga Gjilani, Dilaver Musliu, nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një komb, një popull, një kulturë dhe kemi një flamur.

Nisja nga Gjilani

Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që është nisur që pardje në mesditë për në Vlorës më këmbë, thotë, se së bashku me grupin ku merr pjesë, do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërritur në ditën e caktuar në Vlorën heroike, pikërisht në 28 Nëntor kur do të bëhet edhe ceremonia finale e këtij jubileu të 100 vjetorit që Shqipëria është shtet. Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve nga Kosova përshkon rrugët Gjilan – Ferizaj – Shtime – Suharekë – Prizren – Kukës – Rrëshen – Fushë Krujë – Durrës – Fier - Vlorë. Për të përcjellë këtë grup kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë lokalë e qëndrorë, deputetë etj. Omer Daku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, tha për median online “rajonipress”, se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi, të cilën e ka përshëndetur edhe Komuna e Gjilanit, për t’u shënuar edhe në këtë formë, 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai deklaroi gjithashtu, se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë, duke përshkuar gjithë viset shqiptare nga njëri skaj i Kosovës, deri në qytetin, ku 100 vjet më parë u ngrit flamuri kombëtar.

Flamurin do ti dorëzohet presidentit Nishani

Përfaqësuesit e komunave të Kosovës Lindore, më 28 nëntor 2012, Flamurin do t’ia dorëzojnë njërit prej personaliteteve më larta në Shqipëri që do të jetë pjesëmarrës në manifestimin qëndror, presidentit Bujar Nishani apo kryeministrit Sali Berisha. Në Gjilan nga institucionet, rrugë të mbarë këtij grupi i ka uruar nënkryetari Omer Daku, i cili nismën e këtyre katër përfaqësuesve e ka quajtur vullnetare, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, që ka për qëllim bartjen e Flamurit Kombëtar nga Gjilani në Vlorën heroike.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit Empty Re: Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit

Tue 13 Nov 2012 - 15:55
"U nisën në këmbë nga Gjilani për në Vlorë"
me
"Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit"

temat u bashkun
Sponsored content

Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit Empty Re: Gjilan-Vlorë, 18 ditë në këmbë për festën e 100-vjetorit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi