Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Milani kërkon portier  Empty Milani kërkon portier

Wed 14 Nov 2012 - 12:37
Milani kërkon portier  Portieri

Me Abbiatin drejt përfundimit të kontratës dhe Amelian që nuk ka bindur, Milani është vendosur intensivisht në kërkim të një portieri.

“Gazzetta dello Sport”, informoi këtë të mërkurë se i përzgjedhuri i kuqezinjve është talenti 20-vjeçar i Pescarës, por në pronësi të Genoas, Mattia Perin.

Njëkohësisht, po merret në shqyrtim edhe opsioni i De Sanctis, portieri i Napolit që është edhe ai drejt skadimit të kontratës.

35-vjeçar, ashtu si Abbiati, De Sanctis konsiderohet si një zgjedhje shumë më bindëse për skuadrën, ku aktualisht ndodhet edhe i riu brazilian Gabriel, i cili duhet të bëjë ende debutimin zyrtar midis shtyllave të kuqezinjve.

Ndërkohë, sipas të njëjtës së përditshme, Milani është rikthyer edhe në pistën e talentit të Sao Paulos, Ganso.

I pretenduar nga klube të tjera të mëdha, si Reali, Bayern apo Tottenham, Ganso vlerësohet si një prej talenteve më të mëdha të futbollit brazilian dhe për të mposhtur konkurrencën, Milani po merr në konsideratë një formulë pagese me një shumë të caktuar parash dhe kartonin e Robinhos.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi