- ErioniKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 36
Postime : 414
Hobi : Futbolli dhe sporte tjera
Vendndodhja : Pejë-Istog
Anetaresuar : 07/01/2011
Nuk mposhtet Milani
Sun 9 Jan 2011 - 17:19
Skuadra e Milanit ka barazuar në mënyrë sensacionale ndaj
Udineses me rezultat 4-4, në takimin e xhiros së 19-të në Serie A të
zhvilluar në San Siro.Serinë e golave e filloi njeriu
kryesor i Udines, Antonio Di Natale, i cili u gjet më së mirë pas
goditjes së Inler për të dënuar portierin Amelia (35’).
Rossonerët u kthyen në lojë pa përfunduar pjesa e parë (45’) për të
barazuar shifrat me anë të Alexandre Patos, ndërsa asistues ishte Zlatan
Ibrahimovic.
Në gjysmën e dytë, Alexis Sanchez riktheu avantazhin e Udines (53’),
ndërsa me golin e dytë personal, Toto Di Natale e ngriti rezultatin në
3-1 (66’).
Në minutat e fundit, ndeshja u dramatizua pas një autogoli të Mehdi
Benatias (78’), ndërsa braziliani Pato barazoi për të dytën herë
rezultatin (82’) me ndihmën e Antonio Cassanos, i cili ishte asistues.
Mirëpo, Udinese dëshmoi se kishte ardhur për të fituar duke realizuar
edhe golin e katërt përmes Denis (89’), mirëpo Ibracadabra nuk lejoi
turpërimin e kuqezinjve para tifozëve të vetë duke barazuar rezultatin
në 4-4.
Përkundër barazimit, Milani mbetet në krye të tabelës me 40 pikë, ndërsa Udinese ngritet në kuotën e 27 pikëve.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi