Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ronaldo, me shikim të kufizuar nga syri i tij i majtë Empty Ronaldo, me shikim të kufizuar nga syri i tij i majtë

Wed 14 Nov 2012 - 14:30
Ronaldo, me shikim të kufizuar nga syri i tij i majtë 41-43439287

Cristiano Ronaldo vazhdon të mos jetë në gjendje që të mos hapë tërësisht syrin e majtë dhe nuk do të jetë në gjendje që të luajë ditën e sotme në miqësoren me Gabonin.

Ishte kryemjeku i kombëtares portugeze, Henrique Jones, ai i cili informoi të mërkurën se ylli i Realit të Madridit vazhdon të ketë një shikim të kufizuar nga syri i tij i majtë, pas një dëmtimi “horror” që pësoi në ndeshjen ndaj Levantes.Gjatë atij takimi, në një dyluftim ajror për top, portugezi u godit në sy me bërryl dhe u detyrua të largohej nga fusha, pasi u gjakos dhe nuk mund të shihte. Aktualisht, duket e vështirë që Cristiano të jetë i pranishëm në ndeshjen e ardhshme në kampionat, përballë Bilbaos, ndonëse vetë 26-vjeçari është shprehur optimist mbi këtë mundësi.

”Falenderoj të gjithë për mesazhet e mbështetjes që kam marrë gjatë ditëve të fundit. Më kanë bërë të ndihem më mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të rikthehem në 100% të mundësive të mia”, deklaroi Ronaldo më rrjetin shoqëror “Twitter”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi