Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pagesat e aftësisë së kufizuar Empty Pagesat e aftësisë së kufizuar

Wed 27 Jul 2011 - 22:02
Qeveria nuk ka bërë indeksimin e pagesës së aftësisë së kufizuar për paraplegjikët, tetraplegjikët, të verbërit dhe personat e tjerë që trajtohen me këtë pagesë.

Ndonëse kjo kategori nuk pati rritje të pagës ashtu sikundër u rritën pensionet, nuk u është bërë as indeksimi me inflacionin, që do të thotë një shtesë mbi pagesat e tyre prej 360 apo 400 lekë në muaj.

Presidenti i Këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar shprehet se minsitri i Punës ka deklaruar në Parlament se shkrutimet e buxhetit nuk do të prekin aspak buxhetin e aftësisë së kufizuar, por nga ana tjetër për ta nuk është respektuar vendimi i qeverisë.

“Gjatë rritjeve të pagave dhe pensioneve në korrik nuk u reflektua indeskimi i pagesës me inflacionin për personat me aftësi të kufizuar. Rritja e pagës minimale, nëse do të ishte e vërtetë, do të conte edhe në rritjen e pagave për personat me aftësi të kufizuar. Ne kërkojmë të respektohen vendimet e qeverisë për indeksimin”, ka deklaruar Sinan Tafaj.

Një vendim i qeverisë i datës 23 korrik i viti 2010 detyron Ministrinë e Punës të indeksojë pagesat e aftësisë së kufizuar me infalcionin e deklaruar nga Banka e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi