Studime në Itali, manuali i aplikimit dhe pagesat për maturantët shqiptarë
Sat 5 Apr 2014 - 1:23
Eksperti Naim Balluku shpjegon procedurat që duhet të ndjekë dhe dokumentet që duhet të plotësojë çdo maturant për të fituar bursën e studimit
Ornela Manjani
Maturantët që duan të nisin studimet e larta në Itali duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh dhe një sërë pagesash. Linja kronologjike e aplikimit shpjegohet në mënyrë të detajuar nga ekspertët Naim Balluku dhe Beskida Aliaj, të cilët ofrojnë edhe asistencë falas për të gjithë maturantët që duan në studiojnë në Itali. Në një manual të detajuar të hartuar nga Balluku dhe Aliaj, mësohet se para regjistrimet për viti akademik 2014-2015 për studime në Itali kanë filluar nga data 24 mars 2014.
Procedura
Nxënësit dhe studentët, duhet të kenë parasysh, udhëzimin e nxjerrë nga Ambasada Italiane; studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë Universiteteve italiane në vitin akademik 2014/2015 duhet të ndjekin udhëzimet e mëposhtme: Nga data 24 mars deri në 30 qershor duhet të dorëzojnë personalisht dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e para-regjistrimit pranë Ambasadës Italiane. Për të paraqitur dokumentacionin duhet fiksuar një takim me anë të programit “Prenoto online” të faqes internet të Ambasadës; nga data 2 qershor deri në 31 korrik 2014, do të dërgohet përmes Postës Shqiptare, Dëftesa e Pjekurisë (ose Diploma universitare në rastin e regjistrimit në +2) dhe dokumentacioni i nevojshëm për vizën për studim/universitet. nga data 1 korrik deri në 25 gusht 2014, Ambasada italiane do t’u lëshojë vizën studentëve sapo të përfundojë vlerësimi i dokumentacionit dhe do t’i dorëzojë të intresuarve (gjithmonë përmes Postës Shqiptare) pasaportën me vizë dhe dokumentet e legalizuar.
Aplikimi
Faza e parë e paraqitjes së kërkesës për para regjistrimin ka nisur nga data 24 mars dhe do të vijojë deri më 30 qershor 2014. Studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit Prenoto Online. Në këtë faqe interneti, duhet zgjedhur shërbimi “Regjistrimet Universitare”. Takimet mund të caktohen deri në datën 30 qershor 2014. Studentët duhet të paraqiten personalisht në datën e takimit me dokumentacionin e mëposhtëm: formulari i regjistrimit (modello A) tërësisht i plotësuar, por i pa firmosur, ku tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare; Lista e të gjithë degëve mund të konsultohet në adresën http://studiare-in-italia.it/studentistranieri/.
Formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar por i pa firmosur. Dëftesa e Pjekurisë dhe Certifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose kopje e njëjtë me origjinalin). Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve bashkë me ato të Maturës Shtetërore. Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit ë shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e 2014-ës, do të paraqesin një fotokopje të pa legalizuar të formularit A1 me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2014. Këta nxënës duhet të dorëzojnë në Ambasadë dëftesën origjinale përpara lëshimit të vizës. Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si psh. specializim ose kurs të shkurtuar duhet të dorëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do te marrin Diplomën brenda verës së vitit 2014, duhet të dorëzojnë një vërtetim, me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.
Dokumentet
Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen në internet të Ambasdës. Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, gjithmonë nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen në internet të Ambasadës.
Për plotësimin e dosjes janë të domosdoshme fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane të nivelit B2 të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata Dante Alighieri ose nga Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim (këta studentë do të pranohen me rezervë në para-regjistrim; procedura e lëshimit të vizës do të përfundojë me sukses nëse kalohet provimi), fotokopje e pasaportës, 2 fotografi për dokument dhe Moduli i regjistrimit me kod, të shkarkuar nga portali .universitaly. it, i cili vërteton regjistrimin, ekskluzivisht për studentet që duan të marrin pjesë në provimet e pranimit për “kurset me numër të mbyllur”.
Plotësimi i dokumenteve
Dokumentet
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf, ku duhet të shënohen:
• Emri dhe mbiemri i studentit
• Universiteti, Fakulteti, Dega e studimit
• Numri i telefonit (celular dhe telefon fiks)
• Adresa e postës elektronike (e-mail)
• Zyra e Postës Shqiptare që mbulon zonën e banimit të studentit Studentët që nuk kanë mbushur moshën madhore duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit ditën e paraqitjes së dokumentacionit. Studentët duhet të plotësojnë të dhënat personale mbi zarf dhe formularët me shkronja kapitale dhe me grafi të lexueshme Në fazën e dytë, e cila nis me dërgimin e dokumentacionit për kërkesën e vizës nga data 2 qershor deri më 31 korrik 2014 kandidati për student duhet të plotësoj një sërë dokumentesh. Nga data 2 qershor deri në datën 31 korrik 2014, studentët që kanë bërë kërkesën për para-regjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, përmes Postës Shqiptare dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës.
Në fazën e dytë nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës postare më të afërt. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit Dëftesën e Pjekurisë (eventualisht bashkë me Diplomën Universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) origjinal ose kopjen e noterizuar, të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga një përkthyes i betuar lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet te Ambasdës. Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me 2 fotografi të bashkëngjitura. Deklaratë mbi të dhënat personale, të plotësuar me datë e firmë; Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale.
Procedurat për zgjedhjen e universitetit
Hapi i parë: Futuni te kjo adresë uebsajte: http://studiare-in-italia.it/ studentistranieri/
Hapi i dytë: Në anën e majtë të faqes, do të klikoni sipër aty ku shkruhet Nelle Universita italiane.
Hapi i tretë: Pasi te klikoni aty do të hapet një faqe ku shkruhet Universita dhe poshtë kësaj fjale duhet të përzgjidhni universitetin e atij qyteti që keni menduar të ndiqni prsh Universita Politecnico di Bari dhe klikoni Invia.
Hapi i katërt: Do ju shfaqet një tabelëme disa kolona ku përmenden në kolonën e parë: FACOLTÀ ( këtu janë paraqitur të gjitha fakultetet që ofron ky universitet); në kolonën e dytë: CLASSE DELLE LAUREE ( paraqiten disa shkronja si prsh L = Laurea trienale ( pra cikli Bachelor - 3 vjeçar nga fillimi i studimeve universitare ), LM = Laurea Magistrale ( a ciclo unico cikli 5 vjeçar i pashkëputur në 3+2 ), LMG = ( e sigurtë që është 5 vjeçare, pra 5 vjet rresht ). Ju nis universitetin për herë të parë në ciklin 3 vjeçar fokusohuni tek shkronja L. Studentët që e kanë përfunduar ciklin 3-vjeçar ose janë në përfundim të tij duhet të fokusoheni te shkronja LM ose LMG. Në kolonën posti previsti për studenti stranieri do vëreni një numër që tregon numrin e vendeve vakante që universiteti ofron për studentët e huaj. Por duhet të keni kujdes sepse në kolonën e fundit DI CUI DETT do shikoni një lupe ngjyre blu. Klikoni mbi lupën dhe do ju shfaqet një shpjegim. Shpjegimi ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të vendeve vakante të rezervuara që do të jetë e barabartë me numrat e shpallura sipas kësaj kolone duke zbritur numrin e vendeve që janë rezervuar nga projekti Marco Polo ( projekt për vendet aziatike( patronati Iinas Albania, jep të gjithë konsulencën e nevojëshme, që nga fillimi i proçedurave dhe deri në mbylljen e tyre për të gjithë studentët që paraqiten pranë zyrave tona. Të gjitha shërbimet tona janë falas, pa asnjë lloj pagese.
Deklaratë për vendbanimin në Itali:
1• Në rast qëndrimi pranë një personi privat: deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2015, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë (p.sh. nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit);
2• Në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit:
3• Në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj. 4. Sigurim shëndetësor për udhëtim: mund të bëhet pranë shoqërive të sigurimit si shqiptare ashtu dhe italiane, por që në asnjë rast nuk duhet të përmbaje kufizime ose përjashtime të asnjë lloji (as për sëmundjet e mbuluara nga siguracioni as përsa i përket tarifave të përcaktuar për një shtrim spitalor urgjent) i vlefshëm nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2015. 5. Vërtetim Bankar për të paktën 5.818,93 euro sipas normativës MIUR. Këto burime financiare duhet të jenë të përdorshme direkt nga studenti (llogari bankare personale) dhe nuk mund të provohen me garanci bankare nga të tjerë. 6. Një zarf bosh (i domosdoshëm për kthimin e dokumentacionit); sipër zarfit duhet të shënohen detyrimisht të dhënat e mëposhtme: Mbiemër; Emër; Emri i Universitetit; Kursi i studimit; Adresa e email-it ; Numrat e kontaktit : fiks si dhe atë celular; Zyrës Postare që mbulon territorin e banimit të studentit .
Dorëzimi i dokumenteve dhe pasaportës me vizë
Plotësimi i dokumenteve për pasaportë me vizë nis nga data 1 korrik deri më 25 gusht 2014. Nëse studentët plotësojnë kërkesat e parashikuara nga normativa, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton pranimin automatik në Universitetin e përzgjedhur. Për tu informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen direkt universiteteve. Për dorëzimin dhe kthimin e dokumenteve, studentët duhet te paguajnë Postës një tarifë prej 200 lekësh nëse banojnë në Tiranë dhe 300 lekësh (përfshirë TVSH) të vlefshme për të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2013 dhe vizat për studim/universitet do të jenë të vlefshme nga data e fillimit të udhëtimit deri më datën 31 janar 2015. Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi