Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Itali, pranga trafikantëve shqiptarë Empty Itali, pranga trafikantëve shqiptarë

Sat 8 Dec 2012 - 10:34
Itali, pranga trafikantëve shqiptarë Prangosje

Dy operacione të anti-drogës në Italia, një në Ankona dhe tjetri në Aosta çuan në prangosjen e dy shtetasve shqiptare.

Në Aosta, policia italiane sekuestroi 2 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë prej 400 mijë eurosh. Në pranga përfundoi shtetasi shqiptar Enver Meta. Sipas autoriteteve italiane, 37-vjeçari Meta po udhëtonte me një makinë me targa greke kur u prangos.

Arrestimi i tij mbërriti gjatë operacionit për prangosjen e Arjan Cacës, një tjetër shqiptari të shumëkërkuar nga policia italiane për trafik ndërkombëtar droge. Hetuesit italianë dyshojnë se droga po tentohej të futej në Itali nga Belgjika.

Ndërkohë, në një tjetër operacion, këtë herë në Ankona përfundoi në pranga 40-vjeçari shqiptar, Arian Mançe. Sipas antidrogës italiane, Mançe e kap me 500 gram kokainë me një vlerë prej 80 mijë eurosh në treg.

Sipas autoriteteve italiane, Mançe njihet për aktivitetet e tij të paligjshme dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi