Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Itali, dy shqiptarë arrestohen me 17 kg drogë Empty Itali, dy shqiptarë arrestohen me 17 kg drogë

Sat 28 May 2011 - 1:25
Një aksion i policisë italiane në qytetet Pescara dhe Macerata, përfundoi me arrestimin e tre trafikantëve të drogës dhe konfiskimin e 17 kilogramëve hashash.
Policia tha se dy shqiptarë ranë në pranga, Fatjon Dule, 26, dhe Avenir Berdica, 31 të cilët u kapën së bashku me një shtetas italian, Massimo Taibi, 34, lindur e Canicattì (Agrigento). Policia ka bërë të ditur se të tre të arrestuarit janë dërguar në stacionin e paraburgimit Civitanova.
Policia i filloi hetimet një ditë më parë në Pescara. Vëmendja e policisë është tërhequr nga shtetasi shqiptar Avenir Berdica që u pa nga policia teksa fliste me një blerës të lëndës narkotike.
Shtetasi shqiptar u ndoq nga policia italiane derisa u pa të zbriste nga treni me një valixhe ku u gjet edhe sasia e lëndës narkotike. Brenda në çantë, sipas policisë janë gjetur 17 kg hashash, vlera e të cilave është rreth 50 mijë euro.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi