Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Itali, arrestohen dy killerat shqiptarë Empty Itali, arrestohen dy killerat shqiptarë

Thu 22 Nov 2012 - 11:43
Itali, arrestohen dy killerat shqiptarë 606421

Një operacion i policisë italiane në jug të vendit ka bërë të mundur ditën e martë arrestimin e 13 personave. Të gjithë akuzohen si të përfshirë në xhiron e mafias kalabreze. Ndër të arrestuarit ishin edhe dy shtetas shqiptarë, të cilësuar nga policia si killera profesionistë.
Ngjarja
Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme dy shqiptarë në zonën e Kalabrisë. Sipas autoriteteve italiane, ata janë akuzuar për vrasje me pagesë në shërbim të organizatës mafioze “Ndrangeta”. Arben Ibrahimi (28 vjeç) nga Mali i Zi dhe Vasvi Beluli (30 vjeç) nga Maqedonia janë kapur në befasi në banesën e tyre në Canino. Hetimet mbi dy killerat shqiptarë kanë nisur një vit më parë pas tentativës për vrasje në datën 11 shkurt mbi Françesko Skrulin, një ish-i dënuar, i cili një muaj më vonë u gjend i vrarë. Mësohet se dy shqiptarët punonin për familjen mafioze Patania, duke “ndihmuar” në eliminimin e armiqve të tyre në këmbim të parave. Ata urdhëroheshin për vrasje individuale dhe të herëpashershme duke marrë si shpërblim para që arrinin në disa mijëra euro. Policia italiane informon se A. Ibrahimi dhe V. Beluli ishin me precedentë penalë dhe dikur kishin punuar si snajperistë gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi dhe për këtë arsye janë punësuar nga mafia kalabreze. Skuadra antimafia i ka ndaluar dy “profesionistët” me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje në rrethanat e metodave mafioze. Po ashtu ata gëzonin edhe ndihmën e mbështetjen e elementëve të tjerë të grupit mafioz “Stefanakoni”. Operacioni i policisë italiane bëri të mundur gjithashtu edhe arrestimin e 11 personave të tjerë të përfshirë në rrjetet mafioze të familjes Patania. Ndërhyrja e policisë hodhi dritë mbi disa episode kriminele që kanë ndodhur midis dy familjeve kundërshtare mafioze Patania dhe Piskopani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi