Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne  Empty Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne

Tue 9 Nov 2010 - 2:16
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
Tre dhjetori nuk eshte nje dite e vecante per te kujtuar problemet dhe hallet qe kane personat me aftesi te kufizuara, por edhe nje dite e apelit social per shtetin, pushtetin vendor, institucionet sociale dhe familjaret e tyre, per te bere jo thjesht nje bilanc pasiv te arritjeve dhe problemeve qe i shqetesojne ata, por dhe per te caktuar ca piketa te reja ne rrugen e zbutjes se kesaj dukurie qe i mban keta njerez ne pozite margjinale ne shoqeri.

Pa mohuar punen qe kemi bere, arritjet dhe sukseset ne fushen e politikave sociale dhe reformave institucionale per kete target-grup, duhet te pohojme se ende u jemi borxhli atyre, si qytetare qe kane te drejta te barabarta, qe synojne te mposhtin aftesine e kufizuar dhe te jene afer mundesive dhe shanseve te barabarta. Qeveria shqiptare dhe strukturat themelore te sherbimit social, shendetesor dhe arsimor te pakten qe nga viti 2005 e ne vazhdim, qe filloi reformimi teresor i sistemit te mbrojtjes sociale ne vendin tone, ka nje koncept te gjere, polivalent dhe gjitheperfshires per punen qe duhet bere me personat me aftesi te kufizuar.

Tani duhet te themi se per kete grup social ne nevoje, madje me nevoja te vecanta ka: Politika te qarta, koncept me te drejte human, legjislacion me te permiresuar, dhe struktura sherbimi me adekuate ne raport me vecorite e personave me aftesi te kufizuar.

Ne punen e Sherbimit Social Shteteror dhe te institucioneve specifike eshte punuar me prioritet te vecante per permiresimin e cilesise se sherbimit per personat me aftesi te kufizuara, duke u udhehequr nga disa parime baze, politike, filozofike dhe profesionale.

Ne filozofine e punes sone jemi udhehequr nga politikat e qeverise, nga aksi i forte social i saj, sipas te ciles nuk mund te ndertohet shtet te se drejtes, ne se nuk bazohet ne parametrat e me te dobetit. Politikat tona kane ne qender parimin e madh social sipas te cilit, personat me aftesi te kufizuar nuk duhet te trajtohen si objekt vemendjeje, por te vleresohet si subjekt aktiv, qe eshte i zoti te ndertoje jo vetem jeten e tij te pavarur, por eshte i afte dhe te bashkepunoje per ndertimin e shoqerise ne te cilen jeton dhe pjese e te ciles ndihet. Natyrisht nje vemendje e posacme eshte treguar per femijet me mundesi te kufizuara fizike, mendore apo sociale per te cilet jemi munduar qe te ofrohet trajtim i vecante, edukim dhe perkujdesje e duhur per gjendjen e tij. Femijet me aftesi te kufizuara, qe trajtohen ne institucionet rezidenciale dhe ditore, publike, private dhe komunitare kane te drejten e arsimimit, rimekembjes, rehabilitimit, kompensimit dhe integrimit sipas mundesive te tij, ne menyre qe te zhvilloje personalitetin. Perkujdesja e vecante duhet te siguroje zhvillimin mendor, fizik, shpirteror, moral dhe social te femijeve me mundesi te kufizuara. Perkujdesje e vecante do te thote te ofrohet mbeshtetja e duhur per femijet dhe prinderit e tyre, ose per kedo qe ka pergjegjesi per rritjen e tij.

Ne politikat tona institucionale eshte parim i madh themelor qe ndihma per ta, te jete kurdohere falas me qellim qe femija te siguroje dhe mundesoje gezimin pa diskriminim te arsimit, shendetit, formimit profesional, rimekembjes, trajnimit me qellim punesimin e tij, te drejten e argetimit dhe te cdo lloj tjeter aktiviteti, qe mundeson perfshirjen e plote ne jeten sociale dhe ndihmon zhvillimin personal.

Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar eshte njeri nga tre programet kryesore te detyruar te sherbimit social shteteror. Sherbimi per kete grup personash eshte i diversifikuar si proces, si menyre realizimi dhe financimi. Arkitektura e ketij programi sherbimesh eshte e perbere nga disa lloj sherbimesh dhe nga disa menyra realizimi. Per te kuptuar gjeresine e ketij programi, efektin social dhe financiar te tij, duhet te themi se ne kete skeme te sherbimit social te sherbimit per personat me aftesi te kufizuara ka disa komponente perberes dhe disa menyra vleresimi qe ndihmojne per te perfytyruar me mire realitetin e sherbimit social.

Se pari, politikat e trajtimit dhe te sherbimit social per kete grup social eshte e bazuar ne nje program te perbashket, te njejte dhe pa dallime ne nivel kombetar. Kjo do te thote se programi i perfitimeve ne cash dhe me sherbim social eshte nje "skeme kombetare", qe vepron ne menyre te barabarte dhe pa asnje diferencim ne nivel kombetar.

Se dyti, ne dispozicion te mbeshtetjes dhe zbutjes se problemeve sociale te personave me aftesi te kufizuar, perfshire, jane dy skema baze perfitimesh sociale, qe kane te bejne me pagesen per shkak te aftesise se kufizuar si dhe ngritja e nje rrjeti institucionesh sociale te sherbimit (Qendrat e zhvillimit).

Se treti, ne sherbimin social per personat me aftesi te kufizuar eshte ndertuar nje sistem sherbimesh qe nga pikepamja e tipologjise se sherbimit eshte e bazuar ne tre forma kryesore, sherbimi i plote rezidencial, sherbimi ditor, sherbimi komunitar.

Se katerti, sherbimi social per personat me aftesi te kufizuara eshte tashme jo vetem i ofruar ne struktura te sherbimit social shteteror dhe publik por edhe privat.

Se pesti, sherbimet per personat me aftesi te kufizuara tashme nuk jane me empirike dhe intuitive por te bazuar ne standardet e sherbimit te perkujdesit shoqeror per personat me aftesi te kufizuara ne qendrat rezidenciale dhe ditore, te miratuara me VKM Nr. 822 date 6.12.06.

E tere veprimtaria e sherbimeve per kete target-grup social eshte e bazuar ne Srategjine per Personat me aftesi te kufizuara (2008-2010). Tani ne Shqiperi ka nje strukture te veprimit strategjik per problemet e personave me aftesi te kufizuara e cila eshte e mbeshtetur:

-Ne konceptin e qarte qe aftesia e kufizuar nuk eshte tek njeriu qe e vuan, por tek ata qe ngrene barriera per te kufizuar veprimtarine e tyre.

-Njerezit me aftesi te kufizuar nuk duhet te paragjykohen

-Strategjia eshte e bazuar ne Deklaraten per te drejtat e njeriut dhe ne konventa te tjera te rendesishme

-Jane krijuar struktura te monitorimit te kesaj strategjie nder dikasteriale ne nivel "Sekretariati" i cili eshte vendosur ne MPCSSHB si ministri lider per implementimin e strategjise.

-Strategjia ka objektiva te matshem ne disa fusha, si ne arsim, punesim, sherbimet ndihmese dhe jetes pa pengesa. Ne kete kontekst duhet te themi se strategjia per personat me aftesi te kufizuara eshte gjitheperfshirese.

Cilet jane perfitues me statusin e personave me aftesi te kufizuar?

1. Persona qe kane si shkak te aftesise se kufizuar diagnoza te ndryshme dhe qe perfshihen ne kriteret mjekesore dhe ligjore, qe ndikojne ne percaktimin e grupit te pare apo te dyte.

Nje pjese te konsiderueshme ne kete kategori e zene te semuret mendore. Madje ata perbejne perqindjen me te madhe te kesaj pjese. Keta persona me aftesi te kufizuar kane demtime dhe aftesi te kufizuara te shkalleve te ndryshme. Ka te semure mendore qe mund t'i kryejne vete nevojat e tyre personale duke u shfaqur si persona me prapambetje te lehte mendore (te moderuar). Por ne kete grup jane edhe te semure te shkalleve te renda, sic jane prapambetjet e thella mendore, patologjite e ndryshme te cilat si rezultat i demtimeve cerebrale kane sjelle paralize te plote te te semurit. Kjo kategori eshte ne ate nivel qe kerkon patjeter mbeshtetjen me kujdestari nga dikush tjeter.

Ne kete grup social te personave me aftesi te kufizuara, qe nuk kane probleme mendore dhe qe kane mundesi dhe deshire te ingranohen ne jeten normale, qe duan te vazhdojne arsimin e mesem apo edhe te larte, legjislacioni percakton se mbeshtetja financiare eshte 200% kur ai ndjek arsimin e mesem dhe 300% kur eshte ne arsimin e larte.

2. Nje tjeter kategori qe perfiton nga ligji, jane perfituesit e statusit te te verbrit, te cilet kane mbeshtetje specifike ligjore nga Ligji 8098 date 28.03.1996 "Per statusin e te verberve" si dhe ne VKM 301 date 27.06.2002 "Per perfitimet nga statusi i te verbrit" dhe Udhezimi 1766/1 date 17.09.2003 "Per perfitimet nga statusi i te verbrit". Perfituesit jane ne dy grupe. Grupi i pare jane ata qe kane humbur plotesisht shikimin dhe kane nevoje per kujdesin e nje personi tjeter.

Grupi i dyte jane personat qe kane humbur pjeserisht shikimin ne te dy syte. Numri i perfituesve me aftesi te kufizuara ne funksionet vizive per vitin 2008 eshte 15.119 persona.

3. Ne grupin e personave qe perfitojne sherbime ne cash, nga buxheti i shtetit jane dhe personat me statusin e invalidit paraplegjik-tetraplegjik. Mbeshtetja e tyre behet mbi bazen e detyrimeve qe burojne nga ligji qe merret me trajtimin specifik te tyre Nr. 8626 date 22.06. 2000, VKM 31 date 20.01.2001 "Per perfitimet nga statusi i invalidit paraplegjike-tetraplegjike. Si dhe nga VKM. 3002 date 27.06.2002 dhe VKM 588. date 28. 03. 2003. Ne baze te statusit shteti ofron perfitime per te gjithe personat qe kane statusin e Invalidit para e tetraplegjike. Numri i perfituesve para dhe teraplegjike per vitin 2008 eshte 6373 (nga te cilet 3200 jane paraplegjike) te tjeret jane kujdestare dhe perfitues te paketes higjienike.

4. Grupi tjeter i personave me PAK qe trajtohen me pagese mujore nga buxheti i shtetit jane personat me aftesi te kufizuar te klasifikuar si "te paafte", qe kane lindur ose jane bere te tille para moshes 24 vjec. Ne gjithe vendin ky grup perbehet nga 53.093 persona.

5. Ne grupin e personave me aftesi te kufizuar ne skemen tone bejne pjese edhe invalidet qe perfitojne shtese, asistence te plote ose te pjesshme, pervec pensionit te invaliditetit. Keta sot jane 49.904 persona.

Buxheti shtetit per kete kategori personash paguan rreth 91 miliarde leke te vjetra, ose afersisht 100 milione USD.

Nga Mihal Naco/kohajone
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi