Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dëmton shëndetin Empty Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dëmton shëndetin

Wed 14 Nov 2012 - 14:33
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dëmton shëndetin 171

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Kështu është thënë, në një studimi të fundit të publikuar në revistën ‘Diabetologia’.

Shkencëtarët e universiteteve të Leicester dhe Loughborough theksojnë se dëmi i shkaktuar nuk rikuperohet as me stërvitje. Studimi ka analizuar 18 studime ekzistuese që përfshijnë 800 mijë persona.

Në kohët e sotme, ku jeta sedentare ka shumë “hapësirë” me të parit televizor dhe të ndenjurit në kompjuter. Studiuesit theksojnë se të shkuarit në palestër, pas punës, është opsion më i mirë se sa divani i shtëpisë.

Studimi i udhëhequr nga Dr. Emma Wilmot nuk e përcakton se sa është periudha e të qëndruarit ulur që të bën dëm.

“Të gjithë ata që punojnë në zyrë janë të rrezikuar nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës dhe qëndrimi ulur nuk shlyhet me një orë palestër. Mund të them se kamarierët kanë punën më të mirë në këtë aspekt”, ka thënë Wilmot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi