Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja sa rrezikojmë duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë Empty Ja sa rrezikojmë duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë

Sat 25 Jan 2014 - 1:18
Katër ekspertë analizojnë me detaje efektet negative të të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë. Studimi publikohet në "Washington Post"

Ja sa rrezikojmë duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë 789585985
Luela Myftari

Ne e dimë se të ndenjurit ulur është diçka shumë e keqe dhe shumica prej nesh intuitivisht duhet të ndihen fajtorë për këtë gjë.

Por çfarë saktësisht shkon keq në trupin tonë? Ja cilat janë shpjegimet e katër ekspertëve të cilët analizojnë me detaje zinxhirin e problemeve nga koka deri te këmbët.

Dëmtime të organeve Sëmundjet e zemrës

Muskujt djegin më pak yndyrë dhe gjaku rrjedh shumë, shumë ngadalë gjatë qëndrimit ulur. Në këtë mënyrë acidet yndyrore e kanë më lehtë të bllokojnë zemrën.

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë lidhet drejtpërsëdrejti me presionin e lartë të gjakut dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Njerëzit që rrinë ulur për një kohë të gjatë kanë riskun të preken nga sëmundjet kardiovaskulare dy herë më shumë se personat që rrinë më pak ulur.

Pankreasi

Pankreasi është organi që prodhon insulinë, një hormon që mbart glukozë në qeliza për t’i dhënë energji atyre. Por, qelizat në muskuj bosh nuk janë të gatshme t’i përgjigjen insulinës.

Në këtë mënyrë pankreasi vazhdon të prodhojë me tepri, gjë që mund të çojë në diabet dhe sëmundje të tjera. Një studim i vitit 2011 zbuloi një rënie insulinës vetëm pas një dite të qëndrimit ulur.

Kanceri

Studimet kanë treguar se të qëndruarit ulur përbën një rrezik të madh edhe për zorrën e trashë dhe për gjirin, duke u bërë kështu edhe shkaktari kryesor i kancerit endometrial.

Arsyeja është e paqartë, por një teori shpjegon se insulina e tepërt nxit rritjen e qelizave. Një tjetër argument tregon se lëvizja e rregullt rrit antioksidantët natyrorë që vrasin qelizat e dëmshme. Potencialisht, radikalet e lira shkaktojnë kancerin.

Degjenerimi i muskujve /Muskujt e barkut

Kur ju thjesht qëndroni, lëvizni apo edhe uleni drejt, muskujt e barkut, muskujt abdominalë ju bëjnë që të mbani një drejtim të caktuar.

Por, kur ju filloni të paloseni teksa jeni duke qëndruar në karrige, këtu muskuj e humbasin aktivitetin e tyre dhe shkëputen nga procesi i tyre. Muskujt e pasmë fillojnë të shtrëngohen dhe të dobësohen njëkohësisht duke formuar kështu një hark në kurrizin tuaj.

Kjo sjellje e muskujve papritur kthehet në një shkatërrim të mundshëm të zakonit tuaj të qëndrimit. Kjo gjendje e muskujve dhe e trupit tuaj quhet Hyperlordosis, ose Swayback.

Legeni i ngushtë

Legeni në përgjithësi është një pjesë e trupit shumë e përshtatshme për të ndihmojë qëndrimin tonë që të jetë i balancuar, por ndenjëset përgjithësisht bëjnë që muskujt e legeni të fillojnë të ngushtohen dhe të shkurtohen, duke kufizuar kështu një varg lëvizjesh dhe gjatësinë e një hapi më të madh gjatë ecjes.

Studimet për këtë çështje kanë dalë në përfundimin se një ***** që qëndron ulur për një kohë relativisht të gjatë mund të jetë një nga arsyet kryesore të tendencës së menjëhershme të rënies së shëndetit tek të moshuarit.

Vithe të lëshuara

Kur qëndroni të ulur në një karrige ju filloni të detyroni vithet tuaja të mos bëjnë asgjë. Dhe vithet mësohen me këtë gjendje.

Vithet e qullosura jo vetëm që nuk janë të bukura, por njëkohësisht ju bëjnë që të humbni aftësinë për t’u shtyrë, për të marrë vrull dhe për të ecur me hapa të mëdhenj e të gjatë. Kocka delikate

Probleme me këmbët

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë shkakton qarkullim të dobët të gjakut në këmbë, si pasojë shkakton edhe grumbullim të lëngjeve në këmbët tona.

Problemet fillojnë nga fryrja e këmbëve dhe venave e deri te variçet e rrezikshme dhe mpiksja e gjakut, e cila ndryshe quhet trombozë në vena.

Pesha

Aktivitetet e ndryshme lidhur këmbët dhe drejtimin e stimuluar të legenit dhe kockave delikate bëjnë të mundur kocka më të forta dhe më të shëndetshme.

Shkencëtarët kohët e fundit pjesërisht ia atribuojnë mungesës së aktivitetit në rastet e osteoporozës.

Ushtrimet që rekomandojnë ekspertët

1-Uluni herë pas here mbi diçka të butë si për shembull mbi një top fizioterapie ose palestre në mënyrë që të vini në punë muskujt tuaj të pasmë.

Mbajini këmbët në dysheme ndërsa qëndroni apo lëvizni mbi top sepse ato mbajnë rreth çerekun e peshës suaj nën kontroll.

2- Shtriqni fleksorët e legenit për tre minuta në ditë, një herë me njërën këmbë dhe një herë me tjetrën.

3- Ecni gjatë kohës së reklamave nëse jeni duke parë një film, një ndeshje apo duke ndjekur diçka tjetër në televizion.

Vetëm pak lëvizje gjatë spoteve publicitare do të digjte dyfishin e kalorive, ndërkohë që nëse bëni edhe ca ushtrime sigurisht që do të ndiheni më mirë.

4- Alternohuni në lëvizje duke u ulur dhe ngritur herë pas here. Nëse jeni në një vend pune në të cilin jeni të detyruar të punoni në një skrivani, bëni mirë të çoheni çdo gjysmë ore nga karrigia për të bërë disa hapa.

5- Provoni lëvizjet e jogës. Të silleni si një lopë dhe si një mace nuk do t’ju bëjë qesharak nëse shpjegoni se këto lëvizje bëhen për të mirën e shëndetit tuaj, sidomos të shpinës.

Mënyra më e mirë për të qëndruar ulur

Nëse jeni të detyruar të qëndroni ulur çdo ditë bëni mirë që të uleni ashtu si duhet për të mos dëmtuar shëndetin tuaj. Qëndrimi më i mirë është, ai që ju thotë mami: Uluni me kurrizin drejt.

1- Mos u përkulni përpara

2- Shpatullat mbajini të relaksuara, të lëshuara

3- Krahët mbajini pranë anëve të trupit tuaj 4- Formoni këndin 90 gardë në qëndrimin tuaj 5- Pjesa e poshtme e kurrizit të jetë e mbështetur 6- Këmbët tërësisht në dysheme

Vdekshmëria e të qëndruarit ulur

Personat që shikojnë më shumë se 7 orë televizor në ditë, sipas një studimi 8-vjeçar, i afrohen vdekjes 61 për qind më shumë se sa ata që marrëdhënien e tyre me televizionin e kanë të konsoliduar në më pak se dy orë në ditë. Ja grafiku me të dhënat e studimit.

Telashe fund e krye

Mjegull në tru

Lëvizja e muskujve bën të mundur që gjaku i pastër dhe oksigjeni të qarkullojnë nëpër tru dhe të shkaktojnë lirimin e të gjitha kimikateve që rrisin humorin në tru. Kur ne jemi ulur për një kohë të gjatë, çdo gjë ngadalësohet, duke përfshirë edhe funksionin e trurit.

Qafë e tensionuar

Nëse në shumicën e kohës jeni të ulur në një tavolinë pune, qafa juaj është në rrezik të madh. Kryesisht, qëndrimi i qafës shkon përpara, drejt një tastiere kompjuterike që mund të jeni duke përdorur ose drejt numrave të një telefoni që punon vazhdimisht në tavolinën tuaj të punës. Kjo e çon qëndrimin tuaj drejt një harkimi të rrezikshëm për shëndetin.

Shpinë dhe supe të lënduar

Qafa nuk ka aftësinë të qëndrojë shtrembër vetë. Lëvizjet statike dhe e vazhdueshme e qafës duke e shtyrë përpara kokën gjatë punës në tryezën tuaj kompjuterike është shumë e dëmshme.

Shpinë e shëmtuar, kurriz i papërkulshëm

Kur ju jeni në lëvizje, disqet të cilat ndodhen ndërmjet vertebrave kurrizore zgjerohen dhe kontraktohen njëlloj si sfungjeri, duke përkeqësuar gjendjen e gjakut të pastër dhe ushqyesve që mund të keni marrë gjatë vakteve ushqyese.

Por, kur qëndroni të ulur për një kohë të gjatë, disqet që përmendëm më lart fillojnë të lëvizin e të tërhiqen në mënyrë të pabarabartë. Kolagjeni në këtë pikë fillon të ndërpresë mbështetjen që i jep tendinave dhe ligamenteve.

Dëmtimi i diskut

Njerëzit të cilët qëndrojnë shumë gjatë të ulur në të njëjtin pozicion janë në rrezik më të madh për të vuajtur nga sëmundja që shumë herë e quajmë hernie diskale e mesit.

Një muskul i quajtur “psoas” udhëton nëpër zgavrën e barkut dhe, kur forcohet, tërheq pjesën e sipërme të mesit përpara. Pesha e sipërme e trupit bën që kockat të fillojnë e të ulen në vend që të shpërndahen përgjatë harkut të shpinës. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi