Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burri Gjendet I Vdekur Duke Qendruar Ne Kembe Ne Kuzhinen E Tij Empty Burri Gjendet I Vdekur Duke Qendruar Ne Kembe Ne Kuzhinen E Tij

Tue 1 Jan 2013 - 1:14
Keni degjuar tashme per vdekje shume te cuditshme.

Kemi degjuar edhe per njerez qe jane ngritur nga arkivoli ne varrimin e tyre apo njerez qe kane vdekur ne menyra te cuditshme.



Megjithate edhe ky lajm i ri ne lidhje me vdekjen e Andrew Evans ka terhequr vemendjen dhe ka bere shume buje neper bote. Andrew Evans eshte gjetur i vdekur nga nje mik i tij qe kishte shkuar ta vizitonte ne shtepine e tij ne East Grinstean ne West Sussex.

Gjykata e Mjekesise Ligjore Horsham mesoi se si 35 vjecari kishte goditur dhe demtuar koken e tij me heret gjate asaj dite, por pa i kishtuar ndonje rendesi te madhe duke mos menduar se demtimi te ishte aq serioz.

Gjykata mesoi edhe qe Andrew Evans kishte pire shume alkol ate dite dhe e kishte kaluar limitin e alkolit te lejuar gjate dhenies se makines me kater here me shume.

Sipas rindertimit te ngjarjes, te gjithe keto faktore kane ndihmuar ne vdekjen e Andrew Evans. Por si men dohet te kente ndodhur nje vdekje e tille ne kembe? Besohet qe ai vdiq pas nje bllokimi nderkohe qe po mundohej te kapte dicka ne nje dollap ne kuzhinen e tij, me trupin e mbeshtetur tek pajisjet qe ndodheshin ne kuzhine duke qendruar keshtu ne kembe.

Me pas nje mik i Andrew Evans, emri i te cilit nuk eshte bere publik, arriti ne shtepine e tij dhe e pa ate ‘duke ndenjur ne kembe’ ne kuzhine, me krahun e tij te djathte qe zgjatej per tek dollapi.

Miku i tij filloi ta therriste, dhe pasi nuk mori asnje pergjigje prej tij, ai u fut vete ne shtepi dhe kuptoi qe Andrew kishte vdekur.

Andrew Evans kishte patur nje demtim serioz ne koke, dhe kishte patur mjaft gjakderdhje, por ndoshta ai nuk e kishte kuptuar se sa serioze ishte situata per shkak te gjendjes se tij te dehur.

Mjeku Ligjor Dr. David Skipp tha ne marrjen ne pyetje qe vdekja ishte vertet e cuditshme dhe ai nuk kishte pare dhe as degjuar ndonjehere nje gje te tille. Ai shtoi qe Evans kishte vdekur nga asfiksim i mushkerive.

Ai tha: “Eshte jo e zakonshme per nje burre te vdese ne nje pozivion te tille. Dhe aq me teper me nuvelet e alkolit qe ai kishte te gjendet ne kembe mbeshtetur ne kuzhine. Eshte e qarte qe ai nuk tentoi te dilte nga ndertesa pasi kishte perplasur koken dhe te dhenat tregojne qe ai nuk ishte aspak i shqetesuar per ate cfare po ndodhte. Kjo eshte e cuditshme.”

Vdekja e Evans u cilesua si nje vdekje aksidentale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi