Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këshilla e ditës: Si të ftoni para duke qëndruar në shtëpi Empty Këshilla e ditës: Si të ftoni para duke qëndruar në shtëpi

Tue 18 Sep 2012 - 15:39
Të gjithë prej nesh kanë pasur qoftë edhe për një herë të vetme “bllokadë” në karrierë. Ndonjëherë kjo është vetëm një ngecje e vogël që mund të rregullohet shumë shpejt porsa vjen një ofertë e re punësimi. Por kohëzgjatja e tepërt në ditë tilla krizash kthehet në një problem vërtet shqetësues.Për këtë arsye, shumë profesionistë që kanë vuajtur shkurtimet ose forma të tjera të humbjes së vendeve të punës, janë në kërkim të mënyrave të reja për të përballuar stuhinë e papunësisë duke punuar nga shtëpia për një periudhë kohore. Dhe në qoftë se ju gjeni veten në këto hapësira, ju duhet të dini se ekzistojnë shumë mundësi për individët e motivuar të cilët janë të gatshëm për të filluar sfida të reja për punësimin online.

Më poshtë po ju paraqesim disa mundësi punësimi online. Nëse ju duken interesante dhe jeni në kërkim të një pune, atëherë shpresojmë t’iu ndihmojmë paksa.

1. Dyqan ebay. Kjo është me të vërtetë një nga mënyrat më të lehta për të përfituar para duke punuar online. Çfarë duhet të bëni? Mjafton të shisni mallrat e njerëzve të tjerë. Është një mënyrë e lehtë për përvetësimin e një pjese të të ardhurave për veten tuaj. Ju mjafton të kini hapësirë në shtëpinë tuaj dhe vullnet dhe pasion për të punuar.

2. Asistent virtual. Kushdo që ka punuar në një mjedis zyre (dhe madje edhe disa që nuk kanë punuar) nuk duhet të ketë asnjë problem punën e një asistenteje në internet. Ju do të duhet t’i përgjigjeni thirrjeve dhe e-mail, të udhëzuara sipas një kalendari, duke bërë futjen e të dhënave dhe paraqitjen e tyre. Edhe të gjitha këto do t’i bëni në komoditetin e shtëpisë tuaj duke fituar shuma të majme parash.

3. Përkthyese/ transkriptuese. E keni menduar se keni kaluar vite duke mësuar një gjuhë tjetër në shkollë të mesme dhe kolegj, por kurrë nuk do të paguhej mundi juaj. Ja ku qenkeni gabuar. Sot ka shumë shërbime që ofrojnë përkthime me anë të telefonit, si dhe ato që ofrojnë transkriptim me shkrim. Pra, në varësi të nivelit tuaj të zotërim të gjuhës (dhe numri i gjuhëve që ju flisni dhe / ose lexoni) ju mund të jeni në gjendje për të siguruar një pagë mjaft të mirë.

Provojini, në të ardhmen do t’ju ofrojmë edhe ide të reja. Fat të mbarë!

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi