Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këshilla e ditës: Blerjet online, avantazhet dhe disavantazhet Empty Këshilla e ditës: Blerjet online, avantazhet dhe disavantazhet

Thu 4 Oct 2012 - 14:38
Ditët e sotme shumë njerëz preferojnë të bëjnë blerje online për gjithçka duke filluar nga veshjet deri tek pajisjet elektronike. Megjithatë a janë kaq të mira sa ç’duken blerjet online?Të blerit online na ofron disa avantazhe. Duke filluar që nga blerjet nga komoditeti i shtëpisë. Ndryshime të cilat na i kanë bërë jetën më të thjeshtë, pasi në këtë mënyrë evitojmë rradhët, trafikun e makinave, madje edhe vizitën në dyqane pafund, me çanta të rënda nëpër duar.Së dyti është e shpejtë dhe e thjeshtë të bësh blerje online. Mund të vizitosh me qindra dyqane në vende të ndryshme vetëm me anë të një klikimi.
Sidoqoftë, edhe për blerjet online ekzistojnë disa disavantazhe. Fillimisht blerjet online mund të kthehen në rrezik për kartën e kreditit. Kështu që gjithmonë tregohuni të kujdesshëm rreth site-t që jeni duke vizituar, sigurohuni që është i besueshëm dhe kini kujdes me dhënien e detajeve të kartës suaj të kreditit.
Së dyti, mund të zhgënjeheni nga ajo ç’ka shihni në ekranin e kompjuterit tuaj dhe ajo që ju sjellin. Gjithashtu përderisa ju nuk i provoni apo i shikoni ato që do të blini, me shumë siguri do të zhgënjeheni kur t’ju vijnë me postë.
Pra, blerjet online kanë avantazhet dhe disavantzhet e tyre. Janë të thjeshta dhe të leverdishme, por ama janë të rrezikshme e ndoshta jo reale, prandaj para se të bëni blerje online, merrni parasysh avantazhet dhe disavantazhet. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi