Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Avantazhet dhe disavantazhet e nje ndarjeje te perkohshme  Empty Avantazhet dhe disavantazhet e nje ndarjeje te perkohshme

Mon 7 Nov 2011 - 0:58
Marredhenia me partnerin nuk po shkon si duhet dhe ju nuk dini cfare te beni. Po sikur te ndaheshit per pak kohe? Para se te merrni nje vendim mendohuni mire.Jeta juaj ne çift nuk po shkon ashtu si duhet. Cfare te bëni? Mos valle është me mire te qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit? Kujdes, para se te merrni çdo vendim mendohuni mire. Ja cilat janë disa nga avantazhet dhe disavantazhet e një ndarjeje te përkohshme.AvantazhetNjë ndarje e përkohshme bën te mundur qe ju te përballeni me veten dhe te analizoni qetësisht dëshirat dhe nevojat. E mira është qe vendimi te merren nga te dyja palëtNjë ndarje e përkohshme do iu beje te testoni ndjenjat dhe t’i bëni vetes pyetje e duhura. A me mungon? A ndihem keq pa te? Si arritëm deri këtu? Këto janë pyetje qe do ju bëjnë te mendoni me shume për situatën qe është krijuar.

· Një ndarje e tille bën te mundur ringjalljen e pasionit. Ideja e te humburit te gjysmës tjetër e forcon me tepër ndjenjën. Secili e kupton qe nuk mund te jetoje dot pa tjetrin. Rezultati: çdo gjë do shkoje me mire se me përpara.

· Një ndarje e përkohshme ndryshon pak atmosferën, çka është e nevojshme sidomos për çiftet qe jetojnë bashke. Është shume normale qe ndonjëherë te kesh ndjenjën e mbytjes, asfiksisë. Po sikur te vendosnit t’i jepnit partnerit pak liri? Ndryshimi i ambientit për disa dite e ndryshon atmosferën.

Disavantazhet

· Një ndarje mund te shtoje ankthin. Nëse vendosni te bëni një pushim ne lidhjen tuaj, ndërkohë qe partneri nuk është dakord, ai mund te shfrytëzoje lirinë dhe mund te flirtoje me një femër tjetër. Ka edhe me keq. Ai mund te ndahet përfundimisht nga ju dhe te filloje jetën me dike tjetër.

· Një ndarje e përkohshme mund te shoqërohet edhe me një ndarje përfundimtare. Një mashkull (apo një femër) mund te kërkojë një pushim për pak kohe, qe me pas t’i japë fund lidhjes. Ne këtë rast ndodh edhe një zhgënjim për personin tjetër i cili jetonte me shpresën se do riktheheshin gjerat si me pare.

· Një ndarje e tille është e rrezikshme për te ardhmen e çiftit tuaj. Mos harroni qe pasiguria gjithmonë është e frikshme. Pas rikthimit bashke mund te lindin xhelozi.

· Kjo ndarje mund te jete e rrezikshme. Nëse kjo është një strategji e juaja për te kuptuar sesa ju do partneri, tregohuni te matur. Atij mund t’i pëlqejë me shume liria dhe nuk mund te doje te rilidhet përsëri.

Pra, një ndarje e përkohshme është një thike me dy presa. Nga njëra ane ajo mund te rindeze pasionin, por nga ana tjetër mund ta shuaje dashurinë. Kjo tregon qe ju nuk duhet te nxitoheni për asgjë!

(marre nga Plurielles)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi