- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Fertilizimi in vitro, avantazhet dhe pasojat jepni mendimin tuaj
Fri 10 Feb 2012 - 9:30
ÇKA ËSHTË FERTILIZIMI IN VITRO (IVF)
Fertilizimi “in vitro” (IVF) apo fertilizimi “në epruvetë” nënkupton fertilizimin e qelizave vezë me spermën e partnerit në laborator me qëllim të krijimit të embrioneve të përbashkëta të tyre. Këto embrione pastaj, pas 3-5 ditësh të qëndrimit në inkubator, kthehen në mitrën e gruas me shpresën se do të zhvillohen më tutje në fryt. Kështu që, fertilizimi in vitro paraqet një alternativë shtesë për t’u bërë prindër për ato çifte që këtë nuk e kanë arritur me rrugë natyrale apo me metoda tjera të terapisë konvencionale.
Shkaktarët më të shpeshtë që çojnë në përdorimin e kësaj metode te problemet e fertilitetit janë: kualiteti apo kuantiteti i dobët i spermës, mbyllja e tubave (kanaleve) apo çrregullimet e ovulacionit te gruaja, problemet në bashkimin e spermës me qelizën vezë etj.
LLOJET E TEKNIKAVE TË ASISTUARA REPRODUKTIVE (ART)
Fertilizimi in vitro (IVF)
Konsiston në stimulimin e kontrolluar të vezoreve dhe aspirimin (marrjen) e qelizave vezënëpërmes të një gjilpëre aspirative të udhëhequr nga sonda vaginale, e që bëhet me aplikimin e një anestezioni të lehtë tek femra. Oocitet (qelizat vezë) inseminohen me 50.000/ml spermatozoide të lëvizshme. Procesi i fertilizimit kryhet në kushte laboratorike, kurse embrionet e zhvilluara transferohen në mitër në ditën e 2-të, 3-të apo të 5-të pas inseminimit. Dita e transferit të embrioneve përcaktohet në bazë të potencialit zhvillimor të tyre.
Injektimi intracitoplazmik i spermatozoideve (ICSI)
Dallimi nga procedura e IVF qëndron në faktin se te metoda ICSI spermatozoidet futen (injektohen) direkt në qelizat vezë. Kjo teknikë përdoret pikë së pari tek problemet me spermë, infertiliteti i panjohur si dhe tek dështimet e mëparshme të fertilizimit apo të implantimit.
Fazat e procedurës së IVF:
“Fertilizimi in vitro”, i quajtur përpara “fekondimi artificial”, mund të ndahet në 5 etapa themelore:
1) Stimulimi i folikulave me medikamente:Medikamentet për fertilitet përdoren për të stimuluar prodhimin e oociteve (qelizave vezë) në mënyrë që të përfitohet numër sa më i madh i qelizave, me ç’rast do të shtohen mundësitë e pacientes për të ngelur shtatzanë përmes fertilizimit të disa vezëve dhe zhvillimit të mëtejmë embrional. Në këtë fazë qelizat vezë që zhvillohen në vezore monitorohen përmes ultrazërit dhe analizave hormonale dhe mirren (aspirohen) para se të lirohen nga vezoret.
2) Tërheqja (aspirimi) e qelizave vezë:Qelizat vezë tërhiqen duke e futur në vaginë një gjilpërë të posaçme thithëse që monitorohet përmes ultrazërit. Me këtë rast pacientes i jepet një anestezion i lehtë. Pasi që të nxirren jashtë, vezët vendosen në enë të posaçme në një mjedis laboratorik.
3) Fertilizimi i vezëve dhe zhvillimi i embrioneve:Për fertilizimin (fekondimin) e vezëve me spermën e marrë në të njëjtën ditë nga bashkëshorti i gruas, përdoren metoda të posaçme të teknikave të riprodhimit të asistuar, siç janë IVF apo ICSI. Pas formimit të embrioneve ato priten të zhvillohen në inkubator për një periudhë të caktuar kohore, pas së cilës embrionet me cilësi më të lartë zgjidhen për t'u vendosur brenda mitrës së nënës.
4) Transferimi i embrioneve në mitrën e nënës:Embrionet e përzgjedhura nga ana e embriologut transferohen me një kateter të posaçëm në mitrën e nënës, e pas kësaj duhet të presim një periudhë kohore prej dy javësh për të parë nëse ato kanë zënë vend në mitër, gjegjësisht nëse shtatzania ka filluar të zhvillohet.
5) Kontrollimi i fazës luteale:Në mënyrë që të ndihmohet zhvillimi i shtatzanisë pas transferit të embrioneve, pacientes i jepen medikamente që përmbajnë progesteron. Në ditën e 14-të pas transferit të embrioneve do të përcaktohet hormoni β-HCG në gjak për të verifikuar nëse shtatzania është arritur apo jo. Poçese vlerat e këtij hormoni të shtatzanisë janë pozitive, atëherë vazhdohet terapia e suportimit të shtatzanisë deri në javën e 12-të, në të kundërtën ajo ndërpritet.

Re: Fertilizimi in vitro, avantazhet dhe pasojat jepni mendimin tuaj
Fri 10 Feb 2012 - 9:45
meqenese e hapa une kete teme interesante po e nis une i pari te jap mendimin tim
avantazhi kryesor eshte qe nje nene te linde femijen duke e krijuar nga ADN e vet
disavantazhe ka sa te duash
1 mund te kemi nje dhurues sperme qe e shperndan ate disa here pra jane shume vellezer e motra qe nuk e njohin njeri tjetrin pra e thene ndryshe mund te kemi inceste ne bote me shume sesa kemi pasur deri tani
2 FAMILJA SINGLE qe do te thote qe nje grua ne karriere nuk do te kete nje bashkshort dhe ta kete femijen vetem per vete,prish traditen boterore te familjes burre grua femije
3 ciftet gey ose lesbike mund ta bejne fertilizimin artificial
4 FERTILIZIMI INVITRO nuk jep garanci te madhe maksimumi 30 % imagjinoni nje nene qe ka bere fertilizim dhe jeton me endrra qe do te behet me femije me pas i thone qe ti ke deshtuar dhe se smundesh te kesh femije, e con direkt ne depresion
5 femijet invitro kane me shume prioritet per semundje sesa nje femije normal
6 po femijet e jetime qe jetojne ne shtepite e femijes dhe ato e kane nje te drejte qe te kene nje nene dhe nje baba kush do ti marre me pastaj
7 krijohet SUPER RRACA NJEREZORE
per momentin keto me kujtohen mua dhe prandaj jam kunder kesaj super rrace te krijuar ne laborator
ky eshte mendimi im

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi