Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tri minuta që do të ndryshojnë mendimin tuaj (VIDEO) Empty Tri minuta që do të ndryshojnë mendimin tuaj (VIDEO)

Mon 15 Sep 2014 - 14:54
Tri minuta që do të ndryshojnë mendimin tuaj (VIDEO) Lypsei%201
Kush është më bujar, një i pasur apo një i pastrehë? Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje 18-vjeçari nga Danimarka, Arian Kashef, përmes një videoje të cilën më pas e ka postuar në YouTube.

Misioni fillon kështu: Adoleshenti Kashef dërgon përpara shokun e tij me një pako me ushqime, të cilat ia dhuron një personi të pastrehë në qendër të Kopenhagenit. Menjëherë pas tij, shfaqet Kashef, i cili e pyet nëse mund ta ndihmojë me ushqim. Reagimi i tij është impresionues. Megjithëse mund ta ruante vetë ushqimin për një vakt të mëvonshëm, ai pranoi ta ndante me “lypësin” që i kërkoi ndihmë. Ndoshta sepse ai e kupton më mirë se çdo të thotë të ngelesh pa ngrënë.

Të gjitha reagimet janë filmuar nga një kamera e fshehtë. Filmimet tregojnë se edhe pse njerëzit e pastrehë janë të uritur, ata e ndajnë ushqimin e tyre pa hezitim me adoleshentët.
Tri minuta që do të ndryshojnë mendimin tuaj (VIDEO) Lypsii%202
“Dy burra, të cilëve u çuam ushqim ishin shumë mirënjohës. Ata e ndanë ushqimin me mua dhe biseduam. Edhe pse periferia e shoqërisë, solidariteti tek ata është në nivel shumë më të lartë”, thotë Kashef.

I riu u ndal rrugës dhe në kafenetë e qytetit, ku kërkoi ushqim nga njerëz të rastësishëm, por pa sukses. Kontrasti i bujarisë është shumë i madh.

Videoja me titull “Tri minuta që do të ndryshojnë mendimin tuaj” është postuar nga adoleshenti në kanalin e tij të Youtube-t ” Arian Planet” dhe deri më tani ka arritur mbi 44 mijë klikime, e cila përcjell mesazhin që paraja nuk është gjithçka, zemra është thelbësore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi