Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Michelle Obama: Sekreti i dietës sime Empty Michelle Obama: Sekreti i dietës sime

Wed 14 Nov 2012 - 19:40
Michelle Obama: Sekreti i dietës sime Michelle-obama

Ajo është gjithmonë në formë të përkryer. Me muskuj të tonifikuar dhe një fizik perfekt. Gjithmonë në radhë të parë për ushqimet e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, sidomos te të vegjlit në mbipeshë. Michelle Obama, Zonja e Parë amerikane, tregon disa nga sekretet e dietës së saj për të qenë gjithmonë në formë

Pasi ka treguar njëfarë fiksimi për të llogaritur kaloritë pas çdo vakti, Zonja e Parë tregon për revistën “Women’s Health” se “të jesh një grua e shëndetshme nuk do të thotë të jesh e kujdesshme, mbi të gjitha për peshën tënde. Për më tepër, ne gratë kemi nevojë të fillojnë të përqendrohemi te ndjenjat tona dhe kjo ka vërtet rëndësi”.

Kështu energjikja Michelle Obama na ka dhënë këshillat e saj personale për të jetuar më mirë dhe për të pasur një formë fizike perfekte me një dietë të përshtatshme.

1. Stërvitje në mëngjes

Michelle Obama stërvitet në mëngjes për të ekuilibruar dietën e saj. Zonja e Parë e Amerikës vendos që t’i bëjë ushtrimet sapo agon. Zilja e orës së saj bie çdo mëngjes në orën 4:30-5:00. Pastaj fillojnë ushtrimet, vrap, aerobi dhe ngritje peshash. Ndonjëherë është edhe Barack që e shoqëron.

2. Muzika e preferuar

“Mos harroni, – thotë Michelle Obama, – të dëgjoni muzikë gjatë kohës që stërviteni. E preferuara ime? ‘Whip my air’ e Willow Smith dhe ‘Get right’ e J.Lo”.

3. Rregulli i 5 vakteve

“Përpiqem gjithmonë të respektoj rregullin e 5 vakteve në ditë, mbi të gjitha nëse ndjek një dietë”, shpjegon Michelle. “E nis mëngjesin me perime të gatuara në skarë, qumësht pa yndyrë dhe drithëra integrale. Po ashtu, para drekës, një tjetër vakt me një kokërr mollë me mjaltë. Në mungesë të saj, ndonjë karotë apo lëng frutash. Dreka, si për të gjithë, është vakti kryesor i ditës: peshk dhe perime të gatuara me avull. Por nëse kam nevojë për karbohidrate, zgjedh oriz të bardhë apo pure patatesh, gjithmonë në sasi të kufizuar. Sërish një lëng frutash pasdite dhe një darkë të shëndetshme pa karbohidrate”.

4. Përjashtimet

Mos mendoni se Zonja e Parë amerikane nuk i thyen asnjëherë rregullat që lidhen me ushqyerjen e saj. Herë pas here, edhe ajo bie pre e ushqimeve të shijshme. Ajo tregon se rrallë ndodh që të hajë në drekë ndonjë picë, por edhe kjo vegjetariane, e gatuar vetëm me perime, djathë dhe domate. “Kjo ndodh kur dua ta marr veten pak me të mirë”, tregon Michelle. Por në fund, ajo dëshiron të shtojë diçka tjetër: sallatat janë pjatat e preferuara sidomos nëse gatuhen me perime të freskëta dhe të stinës.

5. Jo vetëm dietë, por edhe ushtrime fizike

“Kam mësuar se me kalimin moshës, e kemi të nevojshme të punojmë për të mbajtur trupin tonë të bonifikuar dhe kjo jo vetëm për t’u ndjerë mirë me veten, por për të qenë edhe të shëndetshme. Për këtë arsye, sa herë mundem, merrem me joga dhe pilates, duke u përpjekur të përmirësoj elasticitetin e muskujve.

6. Litari

Çfarë fsheh Michelle Obama në çantën e saj? Me siguri, një litar për t’u hedhur. Zonja e Parë amerikane nuk e ka aspak problem të tregojë se “mund të stërvitem vetë çdo mëngjes duke u hedhur në litar për orë të tëra. Është një zgjedhje shumë e mirë, njëkohësisht e thjeshtë dhe praktike. Zakonisht, bëj 30 minuta ushtrime intensive me litar dhe ju siguroj që janë shumë të dobishme”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi