Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vdes pasi mjekët i thanë: ‘Ky është vend katolik, s’ka abort’ Empty Vdes pasi mjekët i thanë: ‘Ky është vend katolik, s’ka abort’

Thu 15 Nov 2012 - 0:16
Burri i një gruaje shtatzënë, që vdiq në një spital irlandez, tha se nuk ka asnjë dyshim se ajo mund të kishte jetuar nëse do ishte lejuar të abortonte.

Sipas BBC, familja e Savita Halappanavar (31 vjeç) thotë se disa herë ajo kërkoi që t’i jepte fund shtatzënisë për shkak të dhimbjeve.

Burri i saj i tha BBC se kjo gjë u refuzua për shkak se fetusi kishte rrahje zemre.

I shoqi i Savita-s, Praveen, 34 vjeç, me origjinë nga India, tha se çifti ishte shumë i lumtur kur mësoi për shtatzëninë. Por gjithçka u kthye në makth.

Savita zhvilloi një infeksion dhe vdiq nga septicaemia.

Burri i saj, një inxhinier, thotë se atyre iu është thënë në spital se ky është një vend katolik.



Aborti është ilegal në republikën e Irlandës.

Një ngjarje e tillë ka zemëruar disa politikanë të së majtës, që po bëjnë presion për të rregulluar legjislacionin, që lejon abortin në rast se jeta e gruas është në rrezik.

Për këtë çështje janë planifikuar edhe protesta. / globisot.net
Vdes pasi mjekët i thanë: ‘Ky është vend katolik, s’ka abort’ 525c15c849_indiania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi