Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur) Empty Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur)

Fri 16 Nov 2012 - 13:54
Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur) 23887_531532483524844_303693954_n

..Erdhi lajmi i zi për Vlorën
ullinjtë ulën kurorën
Shqipëria e la këngën
se një plag’ ju hap në zëmër.
Shushica vrapin e ndali,
thonë vdiq ‘Smail Qemali.
Flamurin e mbuloi zia,
vajton për të zotnë e tija...

...Kur mbi arqe ku ish Plaku
u duk ngjyr’e një bajraku...
ish bajraku Italisë!
Gjëmoj zër’i djalërisë!

Na u duk se Plaku vetë
nëpër heshtje diç na pyet,
sikur pyeti më përpara
“Ku ësht’flamuri që vara?”

...Vlora bëri si e deshi,
me bajrak të saj’e veshi,
veshi Plakun me bajrak
me bajrakun ngjyrë gjak!
Me një shkab’të zez’në mes,
dhe i vdekuri që s’vdes
mori udhën për në Vlorë...

Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe përse?
E kush pyet për Shqipërinë,
Rreth me male një shketinë
E pa zë dhe e pa zotë
Vetëm vlente për një botë
Që të bënej ndonjë ditë,
Një thërime një kafshitë
Për atë e për këtë,
Vleft’e saja hë për hë,

Dele dajos........
Kur nji ditë,
Vjen e çfaqet një Profitë;
Ish njI plak i bardhë borë,
Nji bajrak me zok në dorë;
Çan tokë e çan detë
Si i çan rrufeja retë;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se për se
Po atje në atë vëndë,
Dy të prishurit na mëndë,
Jo që nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”

Plaku gjorë e plaku mjerë,
Ku do vejë e ku do bjerë,
Nëpër erë e nëpër shira
Nëpër gropa me shëllira?

Iku ditë e iku natë
I mungon dhe buk’ e thatë;
Edhe buka i mungonte,
Vëtan zêmra i valonte.

Si ish baltë, këmba kridhej,
Si ish plakë, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Këtej ruhej nga i ligu.

Mirpo plaku bëri krahë;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje të pa vahë,
Kaloj pyje të pa shtigje
Syr’ i tija një yll shihte
Dita yllin po e fshihte.

Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite një mëngjes,
Kur dëgjon një zë kikiku,
Një qytet i gjithë u ndes.

Ish një vend, një vend i lirë
Që në gjuhën më të mirë
Që në gjuhën e Asllanit,
I thon vëndi i jataganit;

I thon Vlon’ e i thon Vlorë
Ku Shqiponja dy krenorë,
Gjeti gjithë ata që deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besë burri armatosur,
Trimëri që s’ka të sosur,

E kush ishte ai plakë?
E kush ishte ajo flakë?
Si një yll që është këputur
Në një arqe brenda futur,

Na harriti.... Kuje sotë
Nuk na erdhi si e deshëm,
Po në dhe se fusëm dotë
Pra në zêmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botës zë e muhet;

Mirpo dielli dhe atëherë,
Shkrep dhe shtie mbi të tjerë;
Dielli mbet gjithnjë Diell,
Kurdoherë me kokë në qiellë,

Edhe Plaku këtë ditë,
Si njeri mbaroi jetë
Mir po Plaku i vërtetë
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qëndron ashtu si ishë;
Do mbaj emrin si e kishë;
Emr’i tija i vërtetë;
Esht Nëntor njëzet’ e tetë.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur) Empty Re: Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur)

Fri 16 Nov 2012 - 16:26
me pelqen kjo poezi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi