Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ismail Qemali Empty Ismail Qemali

Mon 18 Apr 2011 - 5:28
Ismail Qemali

Udhëheqës i shquar i lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Kryeministër i parë i Shqipërisë.
Lindi në Vlorë më 24janar1844, në një familje me tradita patriotike . Gjyshi ë tij Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht nga guvernatori turk i Janinës, sepse përkrahu kryengritjen për pavarsinë e Greqisë. I jati i Ismail Qemalit, Mahmut Bej Vlora ishte një ndër krerët e kryengritjes shqiptare kundr Tanzimatit, që caktonte një sistem të ri taksash dhe shërbim ushtarak të detyrueshëm. Për këtë veprimtari ai u internua në Kania të Anadollit, ndërsa familja në Selanik. Në këtë kohë Ismail Qemali ishte 5vjec

. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, kurse në Janinë kreu gjimnazin Zosimea. Para se të shkonte në gjimnaz, ai njihte turqishten, greqishten e re, italishten dhe frëngjishten.
Mbas mbarimit të gjimnazit shkoi në Stamboll për të studjuar për drejtësi, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare. Filloi lidhjet dhe bashkëpunimin me njërëz të shquar të administratës osmane si dhe me patriot shqiptar. Duke studiuar ai punon si përkëthyes në ministrinë e jashtme të Perandorisë.
Për kulturën e gjërë që kishte fituar, për zgjuarsinë dhe shpirtin ndërmarës, atë e çmonin dhe e ngarkuan me detyra të rëndësishme në administratën osmane. Kjo ishte njëra anë e medaljes. Ana tjetër ishte se aftësitë dhe idetë e tij përparimtare kishin ngjallur cmirë, xhelozi dhe frikë.
Shquhet për pikpamjet e tij liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkëatdhetarëve të tij, por edhe për të lehtësuar sado pak gjëndjen e vështirë të popujve të shtypur të Perandorisë, si dhe për të përhapur kulturën dhe dijet shkencore.
Caktohet si guvernator në Varna të Bullgarisë, ku krijoi kastat e kredis agrar, një ndërmarje financiare e re për perandorinë osmane, por që ndihmoi shtresat e varfëra të popullit. Këtu ai priti për vizitë edhe perandorin austriak, Franz Josef. Më vonë caktohet si guvernator në Konstanë të Rumanisë ku shpalosi një faqe tjetër të kulturës së tij. Zbuloi dhe rindërtoi ujësjellësin romak.
Por zbatimi i reformave demokratike çuan në konflikt me rethet konservatore të Stambollit. Dënohet nga porta e lartë me 7 vjet internim.
Me ndihmën e miqve të tij aratiset dhe pas ndryshimeve politike e emërojnë Guvernator të Përgjithshëm në Liban. Më vonë e zgjedhin në postin e Presidentit të Komisionit të Danubit ku njihet dhe bëhet mik me personalitete të shquara të Europës.
Për bindjet e tij përparimtare, i bëjnë disa herë atentate, të cilave u shpëton mrekullisht në saje të zgjuarsis dhe fatit të tij. Megjith presjonet e mëdha ai nuk hoqi dorë asnjëher nga bindjet e tij.
Kur i propozuan, së fundi, në prill të vitit 1890, të merte postin e Qeveritatit të Përgjithshëm të Tripolitanis, miqtë e tij e njoftuan fsheurazi se ky ishte një kurth për ta riinternuar përsëri. Atëher Ismail Qemali vendos përfundimisht të braktis Turqin dhe me një anije angleze largohet nga Stambolli e mbrin në Athinë. Këtej e tutje të gjitha energjitë e tij do t’ja kushtonte çështjes shqiptare. Filloi udhëtimin në shumë vende për të aritur qëllimin atdhetar që i kishte vën vehtes.
Shkon në Romë ku takohet me arbëresh dhe mbetet i habitur me njohjen e gjuhës shqipe nga i pari kryeministër i Italis së re, arbëreshit Francesko Crispi. Pas Italisë kalon në Gjenevë ku qëndron ca kohë. Këtu njërzit e Sulltanit kërkojnë ta zhdukin.
Lë Gjënevën dhe bashkohet me Faik Konicën për të bashkëpunuar në gazetën e tij "Albania". Ndërkohë shkon në Londër për të marë pjesë në varimin e Mbretëreshës Viktoria. Këtu shfrytëzon rastin për të diskutuar çështjen shqiptare me personalitete të ndryshme të skenës politike të kohës. Prej këtej e shohim në Egjypt të takohet me emigrantë shqiptar ku gjen përkrahjen e tyre të plotë. Qarqet qeveritare të Egjyptit e spiunojnë te Sulltani dhe ai e dënon me heqjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë, në munges.
Ishte koha kur në lëvizjen patriotike shqiptare, sidomos jashtë vendit, mbizotronte mendimi, se për shqipërinë ishte më mirë një autonomi nën perandori se sa një shtet i pavarur dhe i dobët që do të bëhej pre e fqinjëve më të fuqishëm dhe më të përkrahur. Ismail Qemali pranonte si hap të parë ndryshin e perandorië në një federatë të madhe, pak a shumë si ajo zvicerjane, ku cdo popull të regullohej në mënyrë autonome në bashkësi ekonomike dhe politike të përbashkët. Ky ishte nje koncept tepër modern për ato kohra, nje lloj largpamësie dhe parapërgatitje për Europën e Bashkuar.
Në Kongresin e Manastirit (nëntor 1908) ai u paraprin vendimeve të këtij kongresi duke kërkuar përdorimin e shkronjave latine në alfabetin e gjuhës shqipe. Një gjë e tillë ishte karakteristikë e tij si udhëheqës largpamës. Se çfar peshe kishte kultura dhe mendimi i Ismail Qemalit duket edhe në një veprim paradoksal të Sulltanit. Më 22 korrik 1908 i ngarkuari me punë i Turqisë në Paris, i drejtohet atij me një telegram personal të Sulltanit, i cili i kërkonte këshillë Ismail Qemalit se si duhet të vepronte para kryengritjes së Turqëve të Rinj. Ismail Qemali e këshilloi pa hezitim Sulltanin që të shpallte kushtetutën, gjë që Sulltani e pranoi të nesërmen.
Në dhjetor të vitit 1908 me gjithë luftën që i bënë autoritetet, u zgjodh deputet i Sanxhakut të Beratit në parlamentin Osman, ku së bashku me grupin e deputetëve patriot, mbrojti interesat e kombit.
Në qershor 1911 së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë, hartuan memorandiumin historik të Greces, i cili ishte programi më i kompletuar tek i cili mëshiroheshin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për shpalljen e autonomis së Shqipërisë.
Në fund të vitit 1911 ai mer nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, ndërkoh shkon në Stamboll për të bindur qeverin osmane që ti jepte Shqipërisë autonomin.
Në këtë kohë intensifikon takimet me qeveritë europiane dhe me bashkësitë shqiptare jashtë vendit, duke mbajtur në të njëjtën kohë lidhje të ngushta me udhëheqesit politik dhe ushtarak në Atdhe.
Më 5nëntor 1912 në mbledhjen e Bukureshtit ku vendosej fati i Shqipërisë, mer pjesë dhe Ismail Qemali. Pas rezolutës së kësaj mbledhje, Ismail Qemali vajti në Gjenevë ku takohet me ministrin e punëve të jashtme, Berchtold dhe me ambasadorin e Italisë, Avarna, tek te cilët gjeti mbështetjen që priste.
Më së fundi arin me guxim dhe largpamësi të kërkoi pavarsinë e Shqipërisë, me te gjitha mjetet, mbasi e sheh se nuk ka rrugë tjetër. Ndërkohë njoftoi në Atdhe se do të shpallej pavarsia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi fatet e Atdheut.
Nëpërmjet Triestes, me anijen Brunn, mbrin në Durrës ku gjen një situatë të vështirë. Ushtria sërbe po i afrohej Durrësit.
I shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati, Pandeli Cali, Qazim Kurt Gjirokastra etj ai e pa të arsyeshme të merte rrugën për në Vlorë.
Në Vlorë kryesoi mledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarsin e Shqipërisë. Po ashtu me krijimin e Qeverisë së Përkohëshme zgjidhet kryetar i saj. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonse në kushte mjaft të vështira, mori një varg masash në fushën ekonomike, të ndërtimit shtetëror e kulturës kombëtare. Në të gjitha veprimet Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe dipllomat largpamës. Por politika e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve reaksionare të cilat u përpoqën dhe e rëzuan atë në janar 1914.
Edhe pas dorhëqjes së Qeveris së Vlorës, Ismail Qemali nuk do të reshte së punuari për Shqipërin dhe mbrojten e popullit shqiptar.
Më 11korrik1914, ai u bëri thirje vendeve europiane të mbronin popullin shqiptar dhe teritoret e vendit nga masakrat dhe zaptimi grek. Përpjekjet e tij vazhdojnë në të gjitha drejtimet, por gjen pengesa të pafundme të fuqive europiane si dhe të elementëve egoist e tradhëtar brenda vendit.
Më 15janar 1919 ai i dërgoi një memorandium kryeministrit italian Orlando që të nisej për në Paris të merte pjesë në Konferencën e Paqes. Memorandiumi është me të vërtet një kryevepër e dipllomacisë dhe provë e atdhedashurisë së paepur të këtij burri të madh. Por memorandiumi ariti me vones dhe Orlando nuk ariti të njihej me të.
Më 22janar 1919, mbërthyer nga ankthi për rezultatet e Konferencës së Paqes ai shkruan: "Sot është dita vendimtare për Shqipërinë. Do të ngjallemi apo do të vdesim". Mendon dhe harton plane për realizimin e qëllimit të vet dhe të gjithë patriotëve të tjerë për një Shqipëri të bashkuar, demokratike dhe të zhvilluar.
Më 23janar 1919, përgatitet për një konferencë shtypi në hotelin Brufani në Peruxhia të Italisë, ku ishte i detyruar të jetonte, por pak çaste pasi filloi konferenca pëson një hemoragji cerebrale. Mbas tre ditësh më 26janar 1919 në orën 23:30 mbylli sytë në moshën 75 vjecare.


Si e helmuan në Peruxha të Italisë Ismail Qemalin

Ka qenë ora 10:20 minuta e datës 24 janar të 1919-ës, kur Ismail Qemali donte vetëm tre ditë të mbushte plot 75 vjeç, doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në një sallon hoteli në Peruxha. Hyrja e tij në sallën e mbushur me mbi 100 gazetarë dhe fotoreporterë i befasoi të gjithë të pranishmit që kishin mbi dy orë që prisnin diplomatin e njohur të Shqipërisë. Ndërsa ecte për t´u ulur në tavolinën në krye të sallës, në fytyrë i fashitet një çehre e verdhë që sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumë minuta dhe disa të dridhura i mbërthyen trupin. Askush nuk po pipëtinte, vetëm plaku mjekërbardhë, që megjithë gjendjen që po kalonte, gjeti forca për të folur. Nga goja i dolën vetëm pak fjalë dhe dukej qartë që ai po mundohej t´i lidhte me njëra-tjetrën. Në atë çast kërkoi ndihmë nga i biri Qamili, të cilin e mbante pranë vetes si sekretar. I kërkon që të shkojë në tualet. I biri, duke e kapur për krahu, u kërkoi të falur gazetarëve të pranishëm dhe mori hapat drejt derës së tualetit. Aty mësohet se sa vuri këmbën për t´u drejtuar te lavamani filloi të shkumëzonte dhe të dridhej më shumë. Ajo gjendje nuk zgjati shumë. Në pak çaste zemra e tij pushoi së rrahuri. I biri del para gazetarëve ku u komunikon lajmin se i ati, të cilin para pak çastesh e kishin në tavolinën përballë, tashmë nuk jetonte më. Ajo situatë ishte e rëndë për të gjithë. Aty dhimbja njerëzore i kaloi kufijtë.

Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit. Ai donte të denonconte krerët e diplomacisë italiane, në atë kohë kur në Paris diskutohej fati i Shqipërisë dhe ata kishin mundur ta hanin në besë. Megjithatë, për çudinë e tij, ajo konferencë ishte organizuar nga të tjerët. Nuk u mësua asnjëherë se kush i kishte thirrur gazetarët. Plakut 75-vjeçar i kishin thënë se media kishte interes të dëgjonte nga ai se përse në ato momente nuk ndodhej në Konferencën e Paqes në Paris. E këshilluan që të hante mirë pasi në atë konferencë shtypi do t´i duhej të fliste gjatë. Pikërisht pas ushqimit nuk vonoi shumë, ai doli në sallën e takimit dhe në atë moment jeta e tij filloi të shuhej. Këto janë momentet e fundit të jetës së njeriut që është njohur historikisht si kryeministri i parë i shtetit shqiptar. Ndërkohë që opinioni është njohur me shumë hollësi dhe detaje të jetës diplomatike të plakut të mençur, mund të jenë shumë pak ata që i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytë. Pikërisht për ato çaste redaksia e gazetës "Panorama", duke hulumtuar në shumë dokumente dhe dorëshkrime të dosjes së Ismail Qemalit në A.Q.SH. dhe duke u mbështetur në dëshmitë gojore të njohësve kopetentë, ka arritur të zbardhë historinë kur plaku diplomat mbylli sytë. Një dëshmi të plotë për gazetën ka qenë edhe ajo ish-komandantit të Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit të Nëndetëseve të Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili është edhe vëllai i Edipit. Këta dy vëllezër djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanë pasur njerkun e tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
"Më hëngrën në besë!" bërtiti Ismail Qemali sapo zbriti në Peruxha të Italisë. Ai ishte nisur për një vizitë urgjente në Romë, me ftesë të autoriteteve më të larta të vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm. Kjo kishte ndodhur pas një kërkese këmbëngulëse të tij, nëpërmjet një telegrami të nisur për këtë qëllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte që të ndihmohej nga përfaqësuesit e Italisë, të cilët do të ndërhynin pranë autoriteteve më të larta të Konferencës së Paqes që mbahej në Paris, për të mundësuar që delegacioni shqiptar të shtohej edhe me tre përfaqësues të tjerë. Ndërsa Ismail Qemali kishte marrë përgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtëm, Sonino e prisnin në Romë, ai pa humbur kohë u nis për të realizuar takimin e kërkuar nga i cili shpresonte të dilte me rezultate pozitive në favor të Shqipërisë. Por befasisht dhe çuditërisht diplomati 75-vjeçar nga Shqipëria u përball sapo zbriti në Peruxha me përgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtëm kishin shkuar në Konferencën e Parisit për të cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do të thoshte që ai jo vetëm se nuk do të ndihmohej edhe me tre delegatë të tjerë, por madje as ai vetë nuk do të merrte pjesë në të. Diplomati shqiptar u bind menjëherë se bëhej fjalë për një dredhi të pastër politike pikërisht nga ata që ai i kishte konsideruar miq të vendit të tij, por që tashmë kishin marrë iniciativën për ta izoluar. Tronditja që pësoi pas marrjes së lajmit të papritur, se ishte mashtruar që ishte thirrur në Itali, ishte e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare, prandaj edhe klithma e tij "Më hëngrën në besë!" doli shpërthyeshëm me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Atë muaj në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqësisht do të hynte fuqishëm dhe dhimbshëm në historinë e mëvonshme të Shqipërisë. Aty do të vendosej edhe fati i saj.

"Sot është dita vendimtare për Shqipërinë", shkruante Ismail Qemali në fillim të atij muaji. "Do të ngjallemi ose do të vdesim". Nën zjarrminë e një patriotizmi të jashtëzakonshëm që i kishte mbërthyer qenien, kishte kohë që luftonte me të gjitha mundësitë dhe format për të ndikuar mbi konkluzionet e konferencës për të cilat ai ishte i interesuar që të ishin sa më afër interesave të bashkëkombasve dhe atdheut të tij. Për të arritur këtë qëllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. "Sikur të kisha të holla,- vazhdon më tej në ditarin e tij të atyre ditëve Ismail Qemali, - do të isha hedhur deri në Amerikë për një marrëveshje të plotë me gjithë atdhetarët e atjeshëm. Por në marrëveshje me qeverinë italiane e quaj të nevojshme të shkoj në Romë. Prej andej mund të bëj një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilojmë programin përfundimtar. Nga Italia kërkoj të nxis nisjen nga Shqipëria veriore, qendrore dhe jugore të tre ose gjashtë delegatëve, në mënyrë që së bashku me delegatët që vijnë nga Amerika të shkojmë në Paris të gjithë së bashku për t´i propozuar konferencës kërkesat dhe të drejtat e Shqiptarëve".

Qemali i dErgon telegram kryeministrit Orlando
Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali i dërgon një telegram urgjent, të shkruar në gjuhën frënge. Një kopje të asaj letre ia dërgoi edhe ministrit Sonino. Ja çfarë shkruhej në të:

"Shkëlqesisë së tij Orlando, Kryetar i Këshillit të Ministrave Romë.
Përveç ndjenjave të mia të admirimit personal me cilësinë e përfaqësuesit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave u kam kushtuar gjithë jetën time, ndjej detyrën t´i besoj shpresat e mia për lirinë e vendit tim në mbështetjen dhe në mbrojtjen e lartë të Italisë…… I lutem shkëlqesisë Tuaj t´i marrë në konsideratë serioze këto lutjet e mia duke më transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhëzimet tuaja".


Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencë nga Ismail Qemali ka arritur në Romë pikërisht mbrëmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vërtetohet se është regjistruar më 19 janar. Pas kësaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtëm në Romë, për të marrë pjesë në takimin e kërkuar nga vetë ai, ku do t´i ndodhte edhe tragjedia më e madhe; do t´i merrej jeta.

Kur shkon ne Peruxha vendoset ne "izolim"
Sa zbriti në Peruxha të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apopletike gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur "Më hëngrën në besë!". Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t´i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në një kohë që në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë, ai të mos merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar.

Pa e kerkuar vete, iu organizua nje konferencE shtypi me gazetaret
Pavarësisht se diplomati shqiptar nuk mundi të shkonte në Paris, loja e parapërgatitur mbi të do të ndiqej deri në fund. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27 kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

Vdes para gazetarEve
Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t´i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më.

ItalianEt kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar
Peripeci të tjera ishin planifikuar për trupin e pajetë të diplomatit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Ismail Qemali. Pas vdekjes së tij, çuditërisht në mbarë kancelaritë diplomatike të botës pati një sensibilizim të veçantë. Për vetë jehonën e madhe që pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin që ai kishte vdekur në vendin e tyre, donte t´i bënte "nderimet" që meritonte një diplomat i atij rangu. Ata vendosën që trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kërkesë dhe ai interesim i palës italiane bëri që trupi pa jetë i Ismail Qemalit të qëndronte plot dy javë në Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytë.

12 shkurt 1919 trupi pa jetë i Qemalit mberrin ne Vlore
Me gjithë përpjekjet e palës italiane dhe shumë peripeci të tjera që dolën pas vdekjes së Ismail Qemalit, djemtë e tij nuk reshtën së u përpjekuri që babanë e tyre ta sillnin në Vlorë, e cila e priste me padurim për ta varrosur në lartësinë madhështore të Kaninës. Vdekja e tij në atë kohë kishte tronditur mbarë kombin dhe grupe të shumta shqiptarësh, të ardhur nga të gjitha trevat, po përqendroheshin në Vlorë për t´i bërë nderimet e merituara diplomatit të famshëm. Së fundmi gjithçka u bë realitet. Ishte pikërisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme italiane mbërriti në portin e vogël të Vlorës. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe së fundmi me anijen e posaçme italiane. Sipas bashkëkohësve të atyre momenteve, siç ishin vetë djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut të tij, Safet bej Vlorës bëhet e ditur se hyrja e arkivolit në Vlorë ka qenë tepër emocionuese. Të qarat e njerëzve dhe shkrepjet e armëve shkaktuan një gjendje emocionale të papërshkrueshme. Gjithë rrugët, kodrat dhe çdo gjë nxinte nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme në atë varrim, i cili, ashtu siç ishte menduar në atë kohë u bë pikërisht në lartësitë dominante të Kaninës.
Konkretisht për ato momente, në shënimet e Safet bej Vlorës, të gjendura në dosjen e posaçme të Ismail Qemalit në Arkivin Qendror të Shtetit shkruhet:

"Nëse e matim madhështinë e një personazhi politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Gjatë ceremonisë së varrimit të tij, asnjë fshatar dhe asnjë qytetar nuk mbeti në shtëpi. Të gjitha faqet e maleve dhe të brigjeve gjatë rrugës së kortezhit funeral ishin plot me njerëz. Qe një apotezë madhështore e mbarë popullit, pa përjashtim, ndaj një tribuni që i shërbeu vendit të tij deri në frymën e fundit".


Historia e fundit e jetës së Ismail Qemalit

Ishte janari i vitit 1919. Diplomati i shquar shqiptar, Ismail Qemali atë muaj mbushte plot 75 vjeç. Në atë periudhë ai kishte angazhimin më të madh diplomatik që mund të kishte pasur ndonjëherë në vitet e tij të fundit. Pikërisht në Paris, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë vendeve të botës zhvillonte punimet konferenca e madhe ndërkombëtare e njohur si "Konferenca e Paqes". Në atë konferencë me fuqi vendimmarrëse, do të diskutohej edhe çështja e Shqipërisë. Kjo do të thoshte që plakut të pavarësisë i duhej të ndërmerrte një angazhim të jashtëzakonshëm, që për moshën e tij do të thoshte mundim dhe sfilitje. Objekt kryesor i tij ishte lëvizja diplomatike dhe përpjekja për punimet e Parisit. Për këtë gjë i duhej patjetër që së bashku me delegacionin shqiptar të shtonte edhe tre delegatë. Ata delegate, sipas tij, i nevojiteshin që të bënte më të favorshëm dhe më prezent problemin e Shqipërisë. Për këtë qëllim vendosi të kërkojë ndihmë te fqinji perëndimor i vendit të tij, Italia, e cila për hir të së vërtetës, deri në atë periudhë, kishte qenë aleate e rregullt në mbështetje të çështjeve diplomatike që kishin të bënin me Shqipërinë. Në bazë të planit të studiuar mirë dhe për të realizuar qëllimin e tij, Ismail Qemali, pikërisht në 15 janar të atij viti (1919), i dërgoi një telegram urgjent kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë. Me anë të atij telegrami ai u kërkoi autoriteteve italiane një takim të menjëhershëm duke i parashtruar edhe temën që do të bisedonte. Nuk vonoi shumë dhe nga brigjet e Italisë u kthye menjëherë përgjigjja. Autoritetet e larta të atij vendi i shkruanin se ishin dakord për takimin e kërkuar dhe se ishin të predispozuar për të kontribuar në ndihmën diplomatike që kërkonte ai si diplomat historik i Shqipërisë. Ismail bej Qemalin e prisnin në Romë. Pas kësaj, ai niset për në Itali. Por s´ishte e thënë që ajo iniciativë e Ismail Qemalit të përfundonte ashtu si u nis. Sapo zbriti në Peruxha u njoftua se kryeministri dhe ministri i Jashtëm, të cilët i kishin bërë ftesën, nuk ndodheshin brenda vendit, por ishin nisur për në Konferencën e Parisit. Dhimbja e shkaktuar nga ai lajm qe e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare. Pak ditë më pas, pikërisht më 24 janar 1919, kur ai donte edhe tre ditë të mbushte 75 vjeç, ndërsa rrinte me djemtë e tij në një nga hotelet e Peruxhas, pikërisht në një konferencë për shtyp, ai del para gazetarëve të grumbulluar në hollin e hotelit. Nuk kaloi shumë, kur papritmas i fillojnë tronditja trupore dhe shkumëzimi. Largohet menjëherë nga holli, por nuk zgjat shumë; gjen vdekjen e menjëherëshme. Pas dy javësh peripeci, djemtë e tij arritën ta sjellin trupin e pajetë më 10 shkurt në Vlorë. Dy ditë më vonë, në orën 10:00 të 12 shkurtit 1919 u bë varrimi i jashtëzakonshëm i diplomatit, emri i të cilit do të vendosej në themelet e shtetit shqiptar.


Fatos Veliu
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ismail Qemali Empty Ismail Qemali, model i pavdekshëm i urtësisë

Fri 2 Dec 2011 - 0:19
Ismail Qemali Ismail-qemaliNga Bamir Topi
Dëshiroj sot në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë historike, nga ky qytet historik të dërgoj përshendetjet më të zjarrta për çdo shqiptar të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, kudo në diasporë, kudo ku jetojnë shqiptarë për të festuar së bashku këtë ditë të madhe të historisë moderne të kombit shqiptar!
Është kënaqësi dhe nder i madh për mua që sot, në këtë ditë të shenjtë të historisë sonë kombëtare, në Ditën e Pavarësisë në përvjetorin e saj të 99-të, gjendem këtu mes jush, në qytetin e Flamurit.
Vlora dhe Pavarësia, Vlora dhe liria, Vlora dhe shtetformimi, Vlora dhe Ismail Qemali janë binomet, mbi të cilat vetëdija dhe krenaria jonë kombëtare në epokën e modernitetit bëhen lëndë shpirtërore e fuqi morale për një të ardhme më të mirë.Udhëtimi i shqiptarëve nëpër histori për të mbërritur deri në Vlorë më 28 Nëntor 1912 ka qenë i gjatë, i mundimshëm, tragjik dhe heroik. Por kjo datë dhe ky takim me historinë ishin fati i bardhë i shqiptarëve, ishin madhështia dhe rilindja e tyre, horizonti dhe shpresa, për të cilat derdhën gjakun bijat dhe bijtë më të mirë të kombit shqiptar.
Për këtë deklamim të ëndërruar prej shekujsh, qysh në kohën e Skënderbeut, Vlora, qyteti bregdetar që shihte nga Perëndimi nuk u zgjodh rastësisht. Ne të gjithë e dimë se çfarë është Vlora dhe Labëria për Shqipërinë dhe shqiptarët! Historia me faktet e saj na bën të pohojmë njëzëri, sot, në këtë vend dhe ditë të bekuar, se ju keni qenë gjithmonë mburojë e shqiptarisë, mburojë e Atdheut dhe këtë e keni bërë me pushkë, e keni bërë me pendë, e keni bërë me mendje, e keni bërë edhe me këngën labe. Historia ju bekoi të luani rolin e rojtarëve të fateve të Atdheut!
Sot në këtë përvjetor, nderimi ynë është mbi të gjithë për atë, që realizoi ëndrrën duke i dhënë jetë projektit më të madh të shqiptarëve të të gjithë kohërave, Shqipërisë së pavarur: nderimi ynë është për Atin e Kombit, pagëzuesin e përjetshëm të kësaj dite, për Ismail Qemalin.
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Tue 6 Dec 2011 - 18:09
I madhe ka qene baba i kombit shqiptare qe eshte sinonim i urtesis
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ismail Qemali Empty 2 fotot e pabotuara së varrimit të Ismail Qemalit

Fri 10 Aug 2012 - 23:19
Ismail Qemali 57153VLORË- Dy fotot që shoqërojnë këtë shkrim botohen për herë të parë. Ato publikohen nga studiuesi vlonjat, Fahri Shaska, i cili i ka siguruar ato në arkivat e kohës.
Studiuesi Shaska, thotë se, "në këto dy foto, të zverdhura nga dekadat, evokohen momentet kur trupi pa jetë i Plakut të Pavarësisë, përcillej në varrezat e familjes, në fshatin Kaninë, aty ku do të prehej deri në vitin 1932.

"Është një ceremoni mjaft domethënëse, ku ka marë pjesë gjithë populli i Vlorës e më gjerë, për të përcjellë për në banesën e fundit heroin e të gjithë shqiptarëve", thotë Shaska.

Në një prononcim për ATSH-në ai përsërit faktin se Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga qeveria italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. Ishte një moment, kur Plaku i Vlorës do të fliste përpara gazetarëve, por nuk arriti për shkak të turbullirave që ndjeu dhe rëndimit të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore.

Ai ndërroi jetë në 24 janar të vitit 1919, por në Shqipëri do të transportohej dy javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, trupi i tij u balsamos, duke ja hequr gjithë organet e brendshme çka, sipas Shaskës, hoqi mundësinë për një ekspertim të plotë mjekësor të kufomës dhe nxjerrjes së një përfundimi të saktë për shkaqet e vdekjes.

"Trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, u transportua në 8 shkurt me tren në Brindisi dhe më pas u vendos në bordin e anijes ushtarake "Alpino" për t’u dërguar në Shqipëri, ku mbërriti mbrëmjen e 10 shkurtit", tregon historiani vlonjat.

Dy ditë më pas, në 12 shkurt, sipas Shaskës, u organizua edhe ceremonia madhështore e përcjelljes në varrezat e familjes Vlora, në Kaninë. Por, këtu evokohet edhe një moment i rëndësishëm, ai i mbështjellës së arkivolit me Flamurin Kombëtar, çka nuk ishte lejuar më parë nga komanda e trupave italiane të pushtimit, që kishin zaptuar Vlorën prej përfundimit të Luftës së I Botërore. Këshilli bashkiak nuk lejoi që flamuri italian të mbante të mbështjellë arkivolin ku ishte vendosur trupi i Ismail Qemalit, por kërkoi që ai të vishej me flamurin kuq e zi.

Sipas Shaskës, në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian dhe komanda e trupave të pushtimit, e trembur nga ndonjë rebelim urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)
Por, këshilli bashkiak, këmbënguli për të kundërtën, çka u pranua nga komanda italiane. Arkivoli me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë, që sipas historianëve ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë dhe që e mbante djali i madh i patriotit, Et’hem Bej Vlora, u nis për në Kaninë, gjë që pasqyrohet edhe në një nga dy fotot që shoqërojnë shkrimin. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj dhe shoqërohej nga dy rreshta ushtarësh.

Kortezhi udhëhiqej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga djemtë e Vlorës, anëtarë të shoqërisë "Djelmoshat e Vlorës". Në korteun e përmortshëm përfshiheshin qindra qytetarë, njerëz të thjeshtë, përfaqësues nga shkollat, nga shoqëria, banda ushtarake, reparte të zgjedhura dhe drejtuesit më të lartë të ushtrisë italiane të pushtimit, krerët e komuniteteve fetare.

Përpara se të zbritej në banesën e fundit, flamuri që mbështillte arkivolin do të merrej nga djemtë e Plakut të Vlorës për t’u përdorur sërish në ceremoninë e rivarrimit në 28 nëntor të vitit 1932, në Sheshin e Flamurit në Vlorë, aty ku ndodhet edhe sot.

"Varrimi i Ismail Qemalit, ishte një apoteozë madhështore e të gjithë popullit pa dallim dhe një kurorë që ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij", citon Shaska, thënien e një historianeje, që e vlerëson kështu ceremoninë e varrimit të Ismail Qemalit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Wed 10 Oct 2012 - 16:33
"Ismail Qemali, model i pavdekshëm i urtësisë"
me
"Ismail Qemali"
temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Wed 10 Oct 2012 - 16:38
Disa foto nga jeta e Ismail Qemalit
Ismail Qemali Ismail-qemali
Ismail Qemali 300px-28nentor
Ismail Qemali Ismail-qemali-en-1896
Ismail Qemali Ismail_qemali2
Ismail Qemali Ismail-Qemali-is-boletini
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ismail Qemali Empty Foto dhe dokumenta të panjohura të Ismail Qemalit

Mon 29 Oct 2012 - 14:27
Ismail Qemali ISMAIL-QEMALI-150x150Nga: Aida Tuci

Në librin “Flamuri që ringjalli një komb” shohin dritën e botimit për herë të parë edhe disa nga procesverbalet e Qeverisë së VlorësNë këtë debat që është nxehur së tepërmi këtë 100-vjetor, ju sillni për lexuesin atë pjesë të historisë që po diskutohet më së shumti. Rrethanat që çuan në shpalljen e Pavarësisë. Ka qenë e qëllimshme kjo?

Ka një debat kinse historik mbi çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Është më tepër një debat mediatik në rrafsh diletant. Asnjë debat shkencor nuk mund të realizohet pa u bazuar mbi burimologjinë e dokumenteve. Është për t’u ardhur keq që ngjarjen e Pavarësisë ose e nënvlerësojnë, ose e varfërojnë tej kufirit logjik normal. Një njeri serioz që merret me historinë mund të konstatojë shumë lehtë se elementet historike dhe dokumentet që artikulojnë shpalljen e Pavarësisë janë shumë herë më të pasura dhe më interesante sesa historitë e shkruara deri më sot për këtë ngjarje epokale. Mungon, fjala vjen deri më sot, botimi i gjithë shkrimeve në rrafsh akademik të Ismail Qemalit, librat, relacionet, intervistat e tij në disa gjuhë, të cilat ai i zotëronte në gazetat më të mëdha të Evropës dhe të Amerikës. Nga ky material i hatashëm do të kuptohej fare mirë se shqiptarët e ditur të kohës, të kryesuar nga Ismail Qemali, sendërtuan institucionin e një diplomacie shqiptare të një niveli të lartë. Të mos harrojmë se rrethanat historike kanë qenë in extremis, gati në skaj të katastrofave. Fjala vjen, po të mos ishte Kongresi i Berlinit mundet që shqiptarët ta kishin kthyer Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që në 1878, e cila mori edhe atribute të një Qeverie të Përkohshme në formën më të hershme të Pavarësisë së Shqipërisë. Thelbi i idesë së Shtetit Shqiptar Modern u manifestua që në 1878. Por rrethanat shumëfish të mëdha dhe të rënda qenë kundër shqiptarëve. Por kjo nuk do të thotë se nuk ekzistonte vetëdija e shqiptarëve. Duket sikur vonesa kronologjike në shpalljen e Pavarësisë ka qenë fatale për ne shqiptarët. Kjo realisht (jo diletantisht!) duhet kuptuar. Shekulli XIX ishte edhe për popuj më të mëdhenj caku i krijimeve të shteteve kombëtare. Italia u bë shtet kombëtar me Garibaldin në këtë shekull, Gjermania u bë shtet unitar po në këtë shekull me Bismarkun. Kjo është një e vërtetë e patjetërsueshme. Nëse historia evropiane (kancelaritë e mëdha evropiane) ishte kundër shqiptarëve në shekullin XIX, kjo ka një rëndësi konvencionale, por jo konceptuale. E them këtë se diletantët e pafund, që kinse merren me historinë politike të shqiptarëve, nuk arrijnë dot të bëjnë një analizë objektive. Pavarësia e Shqipërisë u bë në rrethana akoma më shumëfish in extremis në kohën e Luftërave Ballkanike, ku nëse nuk do të ishte bërë shpallja e kësaj Pavarësie më 28 Nëntor 1912, nuk do të ekzistonte asnjëlloj akti formal juridik i vetë shqiptarëve për t’u marrë në konsideratë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila ka një meritë se njohu kufijtë politikë të shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe njëkohësisht krijoi një padrejtësi historike që gjysmën e kombit shqiptar e la jashtë kufijve politikë. Kjo e ngre në reliev rëndësinë kolosale të shpalljes së Pavarësisë jo vetëm në rrafshin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Po të mos ishte ky Akt, ka gjasa që ne shqiptarët të përjetonim një variant tjetër akoma më të ndërlikuar dhe të vonuar të historisë sonë politike. Po ajo që u bë më 28 Nëntor 1912 nuk mund të zhbëhej më në jetë të jetëve!

Së fundmi po hidhen dhe teza që në fakt, historia na i ka mësuar krejt ndryshe. P.sh. është rasti i Marigo Pozios, që ju dhe në këtë libër i mëshoni asaj që na është mësuar deri më sot, se ajo ka qenë qëndistarja e flamurit. Ndërkohë që historianët kanë nxjerrë dhe 2-3 variante të tjera, siç është p.sh. teza që, flamuri erdhi nga shqiptarët e Rumanisë apo mërgimtarët në SHBA, shtoi këtyre varianteve dhe atë çfarë thotë Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij. Çfarë mendimi keni për këtë?

Rasti i Marigosë nuk është ndonjë rast substancial i Pavarësisë. Nuk ka fare rëndësi historike se cili e qëndisi apo përgatiti flamurin që u ngrit më 28 Nëntor. Rëndësi ka vetë flamuri. Këtu dua të theksoj një hollësi. Flamuri i shtetit komb të Francës dihet që u bë flamuri trengjyrësh dhe nuk u mor parasysh stema heraldike me zambakët e mbretërve të Francës. Po kështu edhe flamuri italian apo edhe ai gjerman, të cilët krijuan simbolika të reja pa respektuar heraldikat mesjetare. Flamuri shqiptar i vitit 1912 respektoi heraldikën e Gjergj Kastriot Skënderbeut të shek. XV. Kujtimet e Eqerem Bej Vlorës kanë një karakter subjektiv, në to duket qartë një lloj mllefi ndaj Ismail Qemalit. Dihet që shkenca historike nuk i fut në optikën e saj, pra nuk përbëjnë burimologji dokumentare-, kujtimet (memuaret) e personaliteteve të ndryshme. Nuk ka rëndësi kush e solli apo e qëndisi flamurin, kjo mund të jetë pjesë e kureshtjes, por jo e substancës së historisë.

A është ky libër ajo pjesë e historisë që duhet t’u mësohet nxënësve në shkolla?

Ky libër është konceptualizuar edhe për specialistët e fushës, por edhe për lexuesin e gjerë, pra edhe për nxënësit e shkollave. Përgjithësisht ky libër i ruan tezat kryesore dhe të pranuara nga të gjithë për ngjarjen e Pavarësisë, ka një gërshetim të analizës historike, të botimit të dokumenteve kryesore, disa që botohen edhe për herë të parë, siç është rasti i procesverbaleve të Qeverisë së Vlorës, është njëkohësisht edhe një lloj fjalori enciklopedik i emrave të personaliteteve kryesore të historisë, si dhe ka një ikonografi të veçantë të fotografive, pikturave, që funksionalizojnë dhe konkretizojnë vizualisht aktin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pa dyshim që ky libër respekton arritjet kryesore të historiografisë shqiptare jashtë politizimit të saj. Politizimi i historisë është një marrëzi dhe një mendjeshkurtësi, që tregon se nuk kuptohet në thelb shkenca e historisë, e cila ka autonominë e saj në raport me politikën. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se koordinatat historike janë të tilla që determinojnë një ngjarje historike pavarësisht emrave të personaliteteve që luajnë role në sendërtimin e ngjarjes. Ajo që është e rëndësishme të theksojmë është fakti se Shpallja e Pavarësisë ishte një fenomen gjithëpërfshirës, si dhe gjithëkombëtar. Akt i momentit të duhur historik! Ndryshimi i rrethanave do të thotë një dinamikë e re, konceptualisht e re e politikës vizionare shqiptare. Kjo shpjegon pse shqiptarët nga teza e autonomisë së katër vilajeteve ngulën këmbë që në 1900 (deklaratat e Ismail Qemalit) për Shtetin e Pavarur dhe të Mëvetshëm Shqiptar. Ka qenë një punë titanike dhe shumë herë më e ndërlikuar nga ç’mund të mendohet. Dua të shtoj këtu se formimi i Shtetit Modern Shqiptar më 1912-in është një fitore e madhe, në një kohë që kombe të tjera më të mëdha sesa shqiptarët ende nuk e kanë arritur edhe sot sendërtimin e shtetit të tyre kombëtar. Po kujtoj këtu Skocinë, popullin e baskëve, katalanasit, kurdët, një pjesë të irlandezëve. Shqiptarët i kanë tri Pavarësi. Në shekullin XV Shtetin e Skënderbeut, në 1912 Pavarësinë e Shqipërisë dhe më 2008 Pavarësinë e Kosovës. Teoritë e egra, dinake, mitologjike dhe shoviniste se gjoja shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese me këto shëmbëlltyra sfumohen dhe bien poshtë. Historia flet, tregon, analizon, fakton, s’mohon .Është tjetër gjë emancipimi i Qytetërimit Etatist të shqiptarëve që akoma dhe sot ka një problematikë të fortë. Por zhvillimi është i pandalshëm.

Në këtë botim ju sillni dhe disa gravura, harta e foto që më thatë, bëhen publike për herë të parë. A mund të na tregoni më shumë për to?

Libri që ka edhe atributin e albumit, ka të botuar për herë të parë shumë fotografi dhe piktura. Po përmend këtu një fotografi krejt të panjohur të Ismail Qemalit në vitin 1900 në Bruksel, ku ai takohet me Faik Konicën dhe boton tek “Albania” rrëfimet për jetën e tij, janë fotografitë e dijetarëve amerikanë siç është William Fullertoon, George Gawrych, apo grafika gjermane e shek. XVI që tregon ngritjen e flamurit në kështjellën e Krujës, kur u kthye Skënderbeu më 1443. Po kështu janë botuar fotografi dhe fakte nga themeluesit e Albanologjisë, si Georg Hani, Franc Bop-i, piktura dhe grafika jo shumë të njohura të Leon Zheromit etj., si dhe disa fotografi të botuara në një album prej Robert Elsie, i cili bëri publike një koleksion të madh fotografish gati të panjohura më parë, kryesisht të fundit të shek. XIX, si dhe të fillimit të shek. XX, që i takojnë Georg Hahnit, Franc Nopçes dhe Edit Durhamit. Po kështu ka interes edhe një fotografi që tregon penën me të cilën u shkrua Akti i Pavarësisë në një mbishkrim dygjuhësh, në frëngjisht dhe në shqip për këtë Akt. Mund të shtoj këtu një saktësi se, dokumenti që sot quhet si dokumenti i Aktit të Pavarësisë, është në fakt është procesverbali i nënshkrimeve të 83 delegatëve, origjinali i të cilit nuk është gjetur akoma. Ky dokument ka vetëm faqen e parë, kurse faqen nga pas me mbishkrimet ende nuk e njohim. Kam besim që ky dokument origjinal do të gjendet një ditë. Ky dokument që përfaqëson substancën e Shpalljes së Pavarësisë është Akti Juridik më i madhi i shqiptarëve në të gjitha kohërat. Ka një karakter të thukët ekskluziv sepse përfaqëson Themelimin e Shtetit Modern Shqiptar që kemi deri më sot.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Mon 29 Oct 2012 - 14:58
"Foto dhe dokumenta të panjohura të Ismail Qemalit"
me
"Ismail Qemali"

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Thu 1 Nov 2012 - 18:16
50 fakte te rralla nga jeta e Ismail Qemalit

Kush është Ismail Qemali. Edhe një vogëlush 6-vjeçar e ka në majë të gjuhës përgjigjen: Plaku që ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë. Problemi është se po aq sa ky vogëlush, është një pjesë e madhe e popullsisë së Shqipërisë që dinë vetëm kaq për plakun flokëbardhë që kreu aktin më të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Ka një takëm njerëzisht që dinë më shumë. Ca të tjerë që dinë edhe pak më shumë.
Edhe Ismail Qemali ka lindur më 16 tetor, në tekstet e historisë ditëlindja e tij njihet 24 janari, pikërisht për këtë arsye edhe dje u festua 168 vjetori i lindjes së tij. Përse i zhdukën ditëlindjen më 16 tetor, pse përkonte me atë të Enver Hoxhës. Cili është arsimi i tij. Cilat ishin detyrat e tij më të larta në hierarkinë e Perandorisë Osmane. e Si ngriti në Stamboll klubin për pavarësinë shqiptare dhe si u internua nga pushteti turk.
Përse sulltani e emëroi këshilltar të tij. Si u emërua Vali në Libi, por ai nuk shkoi Tripoli, por në Paris, nga ku nisi punën për pavarësinë e Shqipërisë. Historia e 28 Nëntorit, me kë shkoi në Vlorë dhe përse shkoi në Vlorë. Cilin flamur ngriti dhe historia e dokumentit themeltar që u falsifikua. Një histori plot lavdi dhe kontradikta të një jete, që, siç vetë Ismail Qemali e ka thënë në fjalimin e 28 Nëntorit, Zoti i donte që të ishte i pari shqiptar që ngriti flamurin.
1. Ismail Qemali, në fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatë kohës së regjimit komunist mbi botëkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”, por asnjëherë asnjë historian dhe personalitet nuk e ka shpjeguar këtë ndryshim.
2. Ismail Qemali ishte një nga personazhet më të rëndësishme të familjes së njohur Vlora, një familje e pasur dhe me shumë tradita, dhe që ka nxjerrë shumë personazhe të rëndësishëm në jetën politike shqiptare.
3. Ismail Qemali lindi më 16 tetor 1846 në Kaninë të Vlorës dhe vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruxha të Italisë. Vetëm pas vitit 1990 është mësuar nga historiani turk me orgjinë shqiptare, Nexhip Alpan, që ditëlindja e Ismail Qemalit ishte në një ditë me atë
të Enver Hoxhës. Por ajo është mbajtur e fshehtë, duke mos u shkruar në asnjë libër historie. Në tekstet e historisë së Shqipërisë dhe tekstet mësimore datëlindja është shkruar më 24 janar 1844. Në fakt ajo është më 16
tetor 1844.
4. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditë ose gjithsej 2628 ditë. Ai kishte një shtat mesatar dhe me një trup me peshë po mesatare. Ismail Qemali mbante një veshje të kohës, me kostum të kohës, kravatë e kohës, flokë të thinjur të krehur me kujdes dhe me një mjekër të bardhë të krehur edhe atë. Ngjyra e kostumeve në përgjithësi ishte e zezë dhe në kokë mbante kapele.
5. Ismail Qemali gjatë gjithë jetës së vet jetoi në këto shtete: Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali, Bullgari, Siri dhe për pak kohë në Francë, Angli, Zvicër dhe Gjermani.
6. Ismail Qemali u diplomua në gjimnazin Zosimea në Janinë dhe pas një karrierë të konsiderueshme në administratën turke. U arsimua në Paris për Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me këtë edukim ai ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe.
7. Ismail Qemali njihej dhe si një poliglot, një armë që atij i shërbente në të gjithë aktivitetin e tij politik për çështjen shqiptare. Ai njihte shkëlqyer gjuhën shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetër, latinishten, italishten dhe frëngjishten.
8. Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.
9. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë situatë, ai nuk e përdori këtë moment sublim për të përfituar dhe marrë vlerësime. Madje, në fjalimin e tij ditën e
Shpalljes së Pavarësisë, ai është shprehur, se, siç e donte Zoti që të ishte i pari të ngrinte flamurin e pavarësisë, ashtu të bëhej edhe hero i parë i shtetit shqiptar.
10. Ismail Qemali është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. Ai qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.
11. Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin e kuq me dy krena shqiponjash, një flamur që deri më sot na vjen në tre variante. I pari, se këtë e qëndisi një Marigo, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit, atë që e solli Spiridon Ilo nga SHBA varianti i tretë i Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit ia dha ai flamurin që ia kishte falur Aleadro Kasstriota burri i një princeshe
që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.
12. Në vlerësimet e punës që i kanë bërë drejtuesit e administratës turke për Ismail Qemalin janë shënuar këto fjalë: Vali i denjë, diplomat, deputet, udhëheqës shteti, mendimtar dhe kryetari i parë i shtetit shqiptar.
13. Ismail Qemali e nisi karrierën e vet politike si përkthyes në Ministrinë e Jashtme të Turqisë Osmane në vitin 1860. Detyra e dytë në administratë e Ismail Qemalit ishte në vitin 1868, drejtor i Sekretariatit në Zyrën Juridike në Sofje të Bullgarisë, që në atë kohë ishte pjesë e Turqisë Osmane.
14. Ismail Qemali më pas mori detyrën e nënprefektit të rajonit të Rusçuk, një detyrë që e mbajti për pesë vjet. Në vitin 1873, ai jep dorëheqjen dhe largohet nga ajo detyrë.
15. Ismail Qemali u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 1876, një detyrë që e ndihmoi shumë të njihte diplomacinë turke nga brenda, por edhe atë të huaj. Në këtë detyrë qëndroi për një vit.
16. Në vitin 1877, ai pëson një dënim në karrierën e tij, pikërisht për aktivitetin e tij patriotik ndaj Shqipërisë. Me arsyetimin se kërkoi autonominë e Shqipërisë, ai internohet për shtatë vjet në Kytahja të Anadollit. Por presioni i një pjesë të administratës
turke, por edhe të patriotëve shqiptarë, bëri që sulltan Avdylhamiti t’i hiqte internimin dhe ta emëronte madje Vali në Bollu të Turqisë.
17. Ismail Qemali emërohet Vali në Siri, një detyrë shumë e lartë në atë kohë dhe për më tepër që bëhej fjalë për një krahinë që më vonë mori edhe ajo pavarësinë si shtet i pavarur. Këtë detyrë e mbajti deri në 28 qershor të vitit 1892.
18. Për punë të mirë Ismail Qemali arriti
të bëhej deri këshilltar personal i sulltan Avdylhamitit, në momentin kur Perandoria Osmane ishte në fund të saj. Një detyrë që e mbajti nga viti 1892 deri në vitin 1900. Kjo e ndihmoi atë ta njihte nga brenda perandorinë.
19. Nga e gjithë detyra e tij si këshilltar i Sulltanit, mbahet mend se Ismail Qemali ishte ai që i propozoi atij ndërtimin e një hekurudhe që niste në Durrës dhe mbaronte në Stamboll. Një vepër që nuk u ndërtua as në atë kohë dhe vazhdon të mos jetë e ndërtuar edhe sot.
20. Më 1 maj të vitit 1900, sulltan Avdylhamiti për punë dhe cilësi të mira e emëron Vali i Përgjithshëm i Libisë, një detyrë mjaft e lartë e asaj kohe. Por Ismail Qemali u nis për në Tripoli, por rrugës kthehet dhe shkon në Paris, Londër e gjetkë, për të punuar për çështjen shqiptare.
21. Më 1908, me ndihmën e shqiptarëve të veriut të Maqedonisë, Ismail Qemali zgjidhet deputet i rrethit të Beratit, por në fakt ishte përfaqësues i gjithë Shqipërisë. Gjatë kohës që Ismail Qemali ishte deputet në Parlamentin e parë të Turqisë moderne, ai pati një peshë të konsiderueshme. Fjalimet e Ismail Qemalit në Kuvend kanë qenë nga më oratoriket dhe më me mendim, duke nxitur kundërshtarët ta sulmojnë pa të
drejtë.
22. Ismail Qemali ra në sy në vitin 1871, pikërisht në zemër të Turqisë osmane, se paraqiti tre kërkesa të njëpasnjëshme për hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri. Edhe pse punonte si pjesë e administratës osmane, mori pjesë në një mbledhje të rilindësve shqiptarë në Stamboll për të krijuar alfabetin shqip.
23. Në vitin 1865 Ismail Qemali nisi të punonte për pavarësinë e Shqipërisë, duke krijuar për këtë çështje një klub në kryeqendrën e perandorisë, Stamboll, bashkë me Konstandin Kristoforidhin.
24. Shërbimi i sigurisë së administratës turke zbuloi se gjatë kohës që Ismail Qemali punonte për Turqinë, kishte hartuar një dokument për projektin e një Shqipërie të pavarur. Ky ishte edhe një nga shkaqet më të mëdha të përndjekjes që u ndërmor ndaj atij.
25. Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant eksplicit të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime.
26. Dyshimi më i madh mendohet të jetë se ai është helmuar në ushqim nga
qarqe greke dhe italiane antishqiptare,
që e shikonin Ismail Qemalin si një personalitet me influencë të madhe për çështjen shqiptare.
27. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.
28. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, vendin e lindjes dhe të paraardhësve të tij, dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.
29. Varrimi i dytë është bërë me urdhër posaçërisht të mbretit Ahmet Zogu, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë. Zogu dhe partia e asaj kohe i kanë bërë nderimet më të mëdha trupit të Ismail Qemalit, duke ia vendosur eshtrat në varrin që është edhe sot në Vlorë.
30. Ceremonia për rivarrosjen e eshtrave të Ismail Qemalit është cilësuar si një nga ceremonitë më të mëdha që ka organizuar Ahmet Zogu gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në pushtet. Ai i ka bërë nderimet më të mëdha atij që u quajt babai i kombit.
31. Ismail Qemali është nga ata personalitete politike dhe shtetërore që ka shkruar kujtimet e veta. Por kujtimet e tij nuk janë botuar asnjëherë të plota dhe kjo është çudia që e ka shoqëruar çdo gjë në jetën e tij.
32. Akuza më e madhe që është hedhur ndaj Ismail Qemalit, është ajo se ai ideoi pas pavarësisë ndarjen e Shqipërisë në kantone një model si Zvicra. Por sipas njerëzve që e hodhën këtë akuzë, kjo do të bënte që fqinjët ta kishin më të lehtë ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë.
33. Për herë të parë gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar diskutohet që të hiqet emri i Ismail Qemalit nga një
institucion. Ky skandal ndodhi pikërisht kur rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, propozoi që emri i Ismail Qemalit t’i hiqej Universitetit të Vlorës. Propozim ky që ngjalli një reagim mjaft të ashpër si nga
politika, media, intelektualët dhe publiku.
34. Pasardhësit më aktivë të Ismail Qemalit në ditët e sotme janë Darling Vlora, Nedim Vlora dhe Ariana Vlora. Ndërsa shumica e pasardhësve të tjerë kanë vdekur, kurse pjesa tjetër është në emigracion prej shumë vitesh.
35. Qamil bej Vlora (1895-1950) ishte djali dhe fëmija i fundit i Ismail Qemalit. Qamili ishte i vetmi djalë i Ismail Qemali që nuk u largua nga Shqipëria. Edhe pse nuk u mor me politikë, më 1946, pasi nuk pranoi bashkëpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin “armë mbajtje pa leje”, pasi iu gjet një revolver, më shumë antik sesa funksional. Në burg u bë me turbekuloz dhe vdiq në moshën 55- vjeçare.
36. Ismail Vlora dhe Xhevdet Vlora ishin dy nipërit e Ismail Qemalit. Ata ishin poliglotë që punuan për bukën e gojës. Dy nipërit e Ismail Qemalit nuk pranuan të bashkëpunonin me regjimin komunist dhe në këtë mënyrë
u detyruan të punonin nëpër fshatra të ndryshëm me punë krahu.
37. Ismail Qemali u martua dy herë dhe në të dy rastet me shtetase greke. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, me të cilën nuk pati fëmijë, pasi
vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën.
Ndërsa për herë të dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edërnesë.
38. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë për arsye se ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Siç shkruan në kujtimet e veta Ismail Qemali, me këshillën e vjehrrit e rrëmbeu nusen e ardhshme, ndërsa martesa u njoh zyrtarisht në 1886-n, ai
ishte 23 vjeç.
39. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej.
40. Fjalimi i Ismail Qemalit në pasditen e 28 Nëntorit 1912, Vlorë, zgjati rreth pesë minuta. Fjalimi përmbante 450 fjalë dhe u ndërpre disa herë nga thirrjet e njerëzve që ishin mbledhur në sheshin e qytetit. Ndërprerja më e gjatë e fjalimit të Ismail Qemalit është në momentin që ai nxjerr flamurin dhe e valëvit atë në ajër dhe thotë “Rroftë Shqipëria e Lirë!”.
41. Fjalimi i Ismail Qemalit në Shpalljen e Pavarësisë u lexua i gjithi në gjuhën shqipe. Në të përmendet Shpallja e Pavarësisë, lufta e Skënderbeut, vuajtjet e shqiptarëve dhe së fundi, një lutje drejtuar Zotit që të mbrojë shqiptarët dhe Shqipërinë e Lirë.
42. Fjalia më e veçantë e fjalimit të Ismail Qemalit në Vlorë është: “Zotit të Madh,… të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valëvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë”.
43. Vendimi i parë i Ismail Qemalit pas firmosjes së deklaratës së Pavarësisë dhe marrjes së detyrës si kryeministër, është dërgimi i lajmit në të gjitha qarqet e vendit dhe dërgimi i telegrameve në shtetet e mëdha për njohjen e pavarësisë.
44. Ismail Qemali është djali i Mahmut bej Vlorës që disa herë u ndëshkua nga Porta e Lartë dhe i Hadije Hanëmit nga familja e njohur Alizoti e Gjirokastrës. Ismail Qemali kishte një motër dhe një vëlla më të vogël, Sulejmanin. Sulejmani vdiq gjatë internimit që iu bë familjes nga turqit në Selanik, rreth vitit 1871.
45. Kopja e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë, e publikuar në vitin 2007, mendohet se i përket Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës. Teksti shqip i Deklaratës së Pavarësisë përbëhet vetëm prej katër rreshtash dhe janë ato ku thuhet: “Shqipëria të jetë më vete, e lirë dhe e mosvarme”. Më pas vijojnë dy rreshta në turqishten e vjetër.
46. Nga teksti dhe proklamata e Pavarësisë, nga regjimi komunist janë hequr mjaft emra nga firmëtarët e pavarësisë. Por në proklamatë janë hequr edhe disa pasazhe.
47. Kabineti i qeverisë së Vlorës përbëhej nga 10 anëtarë. Kryeministër – Ismail Qemali, Zëvendëskryeministër – Nikoll Kaçorri, Ministër i Jashtëm – Myfit Libohova, i Luftës – Mehmet Pashë Dërralla, i Drejtësisë – Petro Poga, i Arsimit – Luigj Gurakuqi, i Financave – Abdi Toptani, i Bujqësisë – Pandeli Cale, i Post Telegrafit – Lef Nosi.
48. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Ende nuk dihen shkaqet sepse ajo foto mungon. Ndërkohë që fotografia që paraqet ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali nuk i përket datës 28 Nëntor 1912, por datës 1 dhjetor 1912.
49. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nuk u njoh që më 28 Nëntor të vitit 1912 nga Evropa. Pavarësia e Shqipërisë nga shtetet evropiane u njoh vetëm në vitin 1913, gjithashtu në këtë vit u njoh edhe Ismail Qemali si kryeministër i Shqipërisë.
50. Ismail Qemali e shpalli Pavarësinë për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë akt hyn Kosova, një pjesë e Maqedonisë, Çamëria dhe pjesa që u shkëput më vonë nga Mali i Zi.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Thu 1 Nov 2012 - 18:17
Ismail Qemali 76251_524515770893182_121125296_n
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Sat 10 Nov 2012 - 13:33
Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit i mbajtur me 28 nentor 1912 ne Mitingun e Madh ne Vlore

Ismail Qemali 406930_528594163818676_42546614_n

Oh! Sa te lumtur qe e ndiej vehten sot, qe shoh ketu ne Vlore, kaq burra Shqipetare te mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim perfundimin e kesaj mbledhjeje historike, per fatin e Atdheut tone te dashur. Plot me gaz e me lot nder sy, nga mallengjimi, pra, po dal ketu para jush qe t’ju gezoj me sihariqin e madh, se sot, edhe kete minute, Kongresi çpalli mevehtesine e Shqiperise, duke lajmeruar gjithe boten mbare per kete pune e duke me ngarkuar mua kryesin’ e qeverise se perkohshme te Shqiperise se lire.

Porsi enderr me duket ky ndryshim i madh i vendit t’one, qe hoqi e voi te zezat e te lirit peseqind vjet me radhe ndene sundimin turk, por qe tani ne kohet e fundit, ishte gati te jepte shpirtin pergjithenje, te shuhej e te ç’farrosej krejtesisht nga faqja e dheut, kejo Shqiperi, qe dikur, shkelqente nga trimerija e pashoqe e bijve te saj; kjo Shqiperi, që kur i kercenohej rreziku Europes nga pushtimet e Turqise, ndene kryetrimin e pavdekur te saj, Skenderbejne, u be porta e hekurt kundra sulmeve me te terbuara te sulltaneve me t’eger qe ka pas Turqija. Mirepo, desh Zoti, qe me punen, me trimerine dhe guximin e pashoq te Shqipetare te vet, sot e tutje te marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’one, sepse ketu e keshtu, jemi te LIRE te PAVARUR dhe MEVEHTE, prandaj: qeshni e gezoni! Per t’ia arrijtur kesaj dite te bardhe e te madhe, na ka ndihmuar gjaku i deshmoreve dhe puna e vlefshme e patrioteve t’ane dhe e te gjithe shokeve qe muarrne pjese ne kete mbledhje dhe e te gjithe juve, qe tani po ju gufon zemera nga gazi i madh qe ndieni; mirepo mbledhja si me plak qe jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shenjte te shenjes t’one Kombetare, te flamurit t’one te enderruar e te dashur (nxjerr Flamurin, te cilin e ka te vendosur ne nje shtize hekuri, natyrisht te vogël, dhe te fshehur nen pallto dhe pasi e mban nje sekonde ne dore e ngul ne shtyllat e ballkonit. Amatoret, posa e shohin Flamurin therrasin me gezim e me ze te larte: Rrofte Flamuri, Rrofte Shqiperija e Lire).

Ja pra, ky eshte Flamuri Yne i kuq e me shqiponjen dykrenare te zeze ne mest. Dhe tani, te gjithe bashke, si nje trup i tere dhe i pandare, le te punojme per t’a mburuar, per t’a perparuar e per t’a qyteteruar si i ka hije Atdhene t’one te Lire.

Duke perfunduar, s’me mbetet gje, veçse t’i drejtoj nje lutje Zotit te Madh, qe bashke me bekimet e Tij qe i lypi te na jape per te qene te denje te kesaj dite, te pranoje qe ketej e tutje te jem une deshmori me i pare i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin qe te jem i pari ta puth e ta bej te valvitet i Lire. Flamuri i yne, n’atdhene t’one te lire.
Rrofte Flamuri!
Rrofte Shqiperija!
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Sun 11 Nov 2012 - 10:09
Intervista e Ismail Qemalit: Do mberrij ne Durres para serbeve

Artikull i gazetës franceze “Le Matin”, e datës 4 dhjetor 1912. Përkthim nga origjinali frëngjisht
Përfituesit e luftës
Pasi luftoi pesë shekuj, Shqipëria do ta fitojë pavarësinë pa luftuar
Paris, 4 dhjetor 1912


Stéphane Lauzanne

Në Stamboll, gjatë dy javëve të para të luftës, ishte një njeri i cili thuajse nuk largohej për asnjë çast nga holli i hotelit ku rrinte. Ishte trupmadh, i fuqishëm, me flokë dhe mjekër të bardhë që ngërthenin brenda tyre dy sy në ngjyrë blu të thellë dhe mjaft shprehës. Rrethohej nga një grup i vogël njerëzish që diskutonin dhe komentonin pa pushim, ndërsa ai vetë qëndronte gjithnjë në heshtje. “Shikojeni mirë këtë njeri,” më tha një ditë një diplomat që kaloi aty pranë. Një ditë ai do të jetë kryeministër e madje kryetari i një shteti që ende nuk ekziston. Në luftën ku është përfshirë Europa, ai do të jetë fitimtar pa e shkrepur njëherë…Kështu e njoha Ismail Qemal Beun, ose më mirë e rinjoha, sepse kisha pasur nderin ta intervistoja 12 vjet më parë në Londër. Të dielën e kaluar mësuam nga një lajm se ai sapo ishte zgjedhur Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.
Gjatë atyre dy javëve, ku nuk kishte ditë pa një betejë, Ismail Qemali vinte mbrëmjeve dhe më pyeste shkurt:
“Ndonjë të re?” I tregova një ditë se turqit i kishin mundur serbët (këtë e njoftuan nja dhjetë herë në Stamboll) dhe ai duket se u kënaq e më tha vetëm kaq:
“Sa mirë!”
Por të nesërmen, rrota e lajmit ishte rrotulluar paksa, ashtu si ajo e fatit dhe unë i tregova se bullgarët kishin mundur turqit. Ai nuk shfaqi kurrfarë emocioni dhe më tha përsëri:
“Sa mirë!”
I thashë: “Si ka mundësi që, si atëherë kur turqit fitojnë, ashtu edhe kur munden qenka njëlloj mirë?”
Ai vuri buzën në gaz, e vetmja buzëqeshje që i kisha parë ndonjëherë, dhe, me fjalë të qarta, serioze dhe të matura më shpjegoi mendimin e tij që ishte edhe opinioni i një populli të tërë. “Shumë mirë, tha, sepse cilido qoftë fitimtari ose i munduri, ka ardhur ora që kam pritur gjithë jetën dhe që populli im ka pritur me shekuj – ora kur Shqipëria më në fund do të heqë zgjedhën dhe do të bëhet shtet i pavarur.”
Provoni të prisni në Gadishullin Ballkanik, përgjatë Adriatikut, një rrip toke 400 kilometra të gjatë dhe 120 të gjerë, jepini formën e një çizmeje, diçka si Portugalia në Gadishullin Iberik, përfytyrojeni këtë çizme plot shkëmbinj, pa rrugë dhe pa ura, sa që në stinën e shirave, as karvanët nuk ecin dot nëpër shtigjet e mushkave. Përfytyroni pastaj një racë njerëzish që nuk kanë të bëjnë fare me racat sllave, greke, turke, romane, pra me askënd tjetër në Perandorinë Osmane, por që ka ruajtur pastërtinë primitive të atletit. Këtu duhet të keni parasysh se flasim për malësorët më të ashpër të botës, në luftë të vazhdueshme, por që zbatojnë megjithatë doket më të çuditshme të mesjetës, si zakoni që lejon një grua të udhëtojë e vetme nga një cep i krahinës në tjetrin pa u sulmuar apo pa u ngacmuar nga askush. Përfytyroni të gjitha këto dhe do të keni një ide për Shqipërinë. Por e veçanta është se në këtë vend të egër, të pakultivuar dhe të ashpër, ku besimet fetare kryqëzohen në shumë sekte, ideja e kombit i ka rrënjët fort në Europë.
E pyesja shpesh Ismail Qemalin:
“Si do t’i bashkoni katolikët e veriut, myslimanët e qendrës dhe ortodoksët e jugut?”
“Ata janë të bashkuar, – më përgjigjej, – nga kulti i përbashkët i atdheut, të cilin e mbajnë brenda tyre prej 600 vjetësh!”

Dhe Ismail Qemali nuk zmadhonte aspak.

Kur dallga turke gllabëroi Azinë, në fillim të shekullit XV, dhe, pasi theu digën e Kostandinopojës dhe u përhap në Gadishull, raca që i bëri qëndresën më të fuqishme ishte ajo e Shqipërisë së lashtë, raca shqiptare. Taborreve osmane iu deshën 15 muaj për të marrë Shkodrën dhe, kur jeniçerët hynë në qytet gjetën kufoma grash mbi gërmadha. Këto ishin gra që kishin hedhur shtiza njëlloj si burrat.
Por u desh shumë më tepër se kaq, u deshën 50 vjet për ta nënshtruar të gjithë vendin dhe asnjë sulltan nuk mund të mburret se e mposhti këtë vend të papërkulur. Pesë shekuj më pas, më 1878, kur Europa, që e ka zakon të tregohet bujare me plaçkën e popujve, por dhe nuk ka frikë se këta popuj mund t’i zemërohen, i bëri dhuratë Serbisë territoret e Kurshumlisë dhe të Vranjës, ndërsa Malit të Zi i dha Gucinë dhe Plavën, një kryengritje e madhe tronditi malësinë shqiptare. U desh që Serbia të mbështetej tek armët për ta marrë dhuratën që iu bë dhe që Europa të dërgonte një flotë ndërkombëtare përpara Ulqinit, që Mali i Zi të merrte të tijën… Shqipëria e zemëruar u kthye atëherë kundër sovranes së saj, kundër Turqisë, e cila kishte lejuar të sakatohej toka e Shqipërisë së vjetër. Shpërtheu një kryengritje e tmerrshme.

Portës iu desh të dërgojë një ushtri prej 30 mijë njerëzish për të shtypur revoltën patriotike në rritje. Më në fund, përsëri dje, kur me vullnetin e qeverisë së Turqve të Rinj, Shqipëria, e lidhur këmbë e duar, u vu përpara skuadrës së pushkatimit të Turgut dhe Shefqet Pashës, nuk munguan ofertat për ndihmë nga të dërguarit serbë dhe bullgarë për shqiptarët nën trysni. Dukej sikur shqiptarët nuk kishin rrugë tjetër veçse të hynin në aleancën ballkanike. Por ata nuk e kuptonin kështu. Ata nuk donin të shkëmbenin një nënshtrim me një tjetër, qoftë edhe dhjetë herë më të butë. Ajo që ata donin ishte pavarësia, të cilën ndoshta më në fund do ta marrin… Por shihni sa i çuditshëm dhe paradoksal është fati në jetën e popujve; kjo racë që ka luftuar prej gjashtë shekujsh për të fituar lirinë, do ta marrë atë pas një lufte ku ajo vetë nuk do të luftojë aspak!
Një mëngjes, takova Ismail Qemalin i cili po nisej me një torbë në dorë.
“Ku po shkoni kështu? – e pyeta.
“Do të marr vaporin. Do të shkoj në Shqipëri.”
Para pak ditësh, siç e përmenda, dëgjuam lajmin se ai jo vetëm që kishte arritur, por që një kuvend burrash të njohur shqiptarë, i mbledhur në Vlorë, e kishte zgjedhur kryetar të qeverisë së përkohshme, ndërsa flamuri kombëtar shqiptar ishte ngritur mbi ndërtesat publike. Me të njëjtën anije që u nis Ismail Qemali, u nisën edhe Nabi Beu, ambasadori i Turqisë në Itali dhe Hilmi Pasha, ambasadori në Austri. I pari shkonte për të vulosur paqen përfundimtare në Romë. Tjetri do të përpiqej në Vjenë të bënte të mundur shpërthimin e luftës së përgjithshme. Ata kishin me vete valixhe të mëdha. Por bagazhi më i rëndë për nga shpresat dhe nga vendosmëria ishte ai brenda torbës së vogël të Ismail Qemalit

Intervistë e Ismail Qemalit për gazetën “Il Piccolo”. Përkthim nga origjinali italisht Trieste, 20 nëntor 1912
Pritet shpallja e pavarësisë shqiptare
Intervista jonë me Ismail Qema
lin

Dje në mëngjes arriti në qytetin tonë, me trenin që vinte direkt nga Vjena, kreu i partisë së pavarur shqiptare, Ismail Qemal bej Vlora. Me të udhëtonin 14 personalitete shqiptare. U prit në stacion nga kreu i ri shqiptar Mark Kakarriqi, i njohur për studimet e tij mbi çështjen shqiptare, si dhe nga personalitete të kolonisë. Ismail Qemal Beu u vendos në hotelin Excelsior Palace për të bërë një pushim prej pak orësh, dhe u nis me anijen Brünn, në drejtim të Shqipërisë. Një prej redaktorëve tanë, që u prezantua plot mirësjellje nga z. Mark Kakarriqi, pati me Ismail Qemalin një bisedë të shkurtër. Ai është një burrë i vjetër simpatik tek të shtatëdhjetat, me shikim të gjallë dhe depërtues, me mjekër të bardhë e të derdhur, me sjellje fisnike e burrërore. Është njeri i kulturuar, që ka udhëtuar shumë dhe ka jetuar në kryeqytetet e Europës. Për shumë vite ka qenë guvernator i Tripolit. Me ardhjen në fuqi të Turqve të Rinj dhe me rivendosjen e Kushtetutës së 1877-s, Ismail Kemal Beu u zgjodh deputet i Vlorës.
-Do të qëndroj vetëm pak orë, sa për t’u pjekur me ndonjë mik e për të ngrënë drekë. Pastaj do të marr detin.
-A më lejohet të pyes se për ku do të niseni?
-Po. Vapori që do të marr, si rregull nuk ndalon në portin ku dua të zbres, por ia di për faleminderit drejtuesve të kompanisë Lloyd të cilët po lejojnë për mua një ndalesë jashtë itinerarit. Udhëtoj për në Durrës.
-Porti që lakmohet nga serbët…
-Nuk besoj se serbët do të arrijnë para meje. Në Durrës po më presin me ankth dhe terreni është përgatitur me shumë durim.
-Çfarë do të ndodhë pas arritjes suaj?
-Një gjë fare e thjeshtë, por që ne e dëshirojmë me zjarr: “Shpallja e pavarësisë” së mëmëdheut tonë. Duam ta vëmë Europën para faktit të kryer. Do të formohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta unë do të jem kryetari i saj.
-Po malësorët, mirditorët dhe fiset e tjera?
-Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë dakord, kemi të gjithë një mendim. Jemi ne që e filluam luftën kundër qeverisjes së mbrapshtë të Turqve të Rinj dhe morëm Shkupin këtë verë; jemi ne që kemi bërë luftëra të vazhdueshme për vite me radhë, prandaj është e drejtë që dëshirat tona të bëhen realitet. Çasti nuk mund të jetë më i mirë se tani. Qeveria turke në Shqipëri nuk është veçse një hije e largët. Lidhjet me Stambollin janë këputur. Ç’t’ju them më shumë? Në Shkodër, janë shqiptarët ata që po i bëjnë ballë heroikisht rrethimit.
-Ç’mendoni për kundërshtimin e serbëve ndaj formulës “Shqipëria shqiptarëve?”
-I njoh idetë dhe kundërshtimet e qarqeve të tyre udhëheqëse. E kanë gabim. Shqipëria është e pjekur për rimëkëmbjen e saj civile. Ajo do të bëhet një faktor i rëndësishëm edhe për zhvillimin e saj ekonomik. Ne kemi pasuri që flenë; pyje, miniera që nuk janë shfrytëzuar. Dhe, Triestja, që zotëron Adriatikun, do të jetë e para që do ta ndiejë përfitimin. Përfitime të mëdha do të ketë të gjithë portet e Adriatikut.
-A më lejoni edhe një pyetje? Ç’mund të më thoni për udhëtimin tuaj në Vjenë dhe në Budapest?
-Jam plotësisht i kënaqur. Atje u binda tashmë se pavarësia e Shqipërisë është një zgjidhje e domosdoshme e mbi të gjitha e drejtë dhe e aftë të thjeshtojë konfigurimin e ardhshëm të Gadishullit Ballkanik. Këtë mendim kanë të gjitha fuqitë europiane e sidomos Anglia.

Pasi mori këto deklarata dhe informacione, rëndësinë e të cilave lexuesi me siguri do ta kuptojë, redaktori ynë u nda nga Ismail Qemali, duke u larguar me përshtypjen se kishte biseduar me një njeri brilant, energjik dhe ithtar të zjarrtë të çështjes së vet.

Intervistë me gazetën franceze
Journal des Débats. Përkthim nga origjinali frëngjisht
Letër nga Vjena: Ismail Qemali dhe çështja shqiptare.
Vjenë, 21 nëntor 1912
Maurice Per
not

Ismail Qemal Beu, një ndër krerët më të padiskutueshëm të kombit shqiptar ndodhet prej disa ditësh në Vjenë. Ai erdhi nga Budapesti, ku politikanët hungarezë i bënë një pritje të përzemërt dhe ku, zyrtarë të Monarkisë, pa u zhveshur nga rezervat diplomatike që ua impononin rrethanat, nuk ia fshehën simpatinë dhe interesimin për çështjen që ai mbron. Me gjithë kërkesat e tij këmbëngulëse, ai nuk mundi të pritej nga Konti Berchtold; por miqtë shpejtuan ta vënë në kontakt me disa funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Vizita e tij në Budapest u bë ndërkohë që kriza austro-serbe ishte në kulmin e saj, kur çështja e konsujve krijoi shqetësime në opinionin tashmë të acaruar me qëndrimin kokëfortë të Serbisë për problemin e porteve. Ismail Qemali gjeti në Austro- Hungari një klimë të favorshme për planet e tij, ndonëse nuk dukej më pak dyshues dhe i shqetësuar.

“Do të nisem sonte për Trieste, – më tha. Një anije austriake do të më çojë në Durrës, ku shpresoj të arrij përpara ushtrisë serbe. Nuk ka më kohë për të humbur. Bashkë me miqtë e mi do të provojmë të organizojmë një komitet mbrojtjeje, një farë qeverie të përkohshme. Por duhet që Europa më në fund të heqë dorë nga indiferenca e saj dhe të manifestojë me vepra interesimin që ajo duket se ka për çështjen tonë fatkeqe. Në Austri, Gjermani si dhe në Francë e në Angli, opinioni publik është shprehur në favorin tonë; e drejta jonë është njohur njëzëri dhe ruajtja e pavarësisë sonë duket se përputhet jo vetëm me parimet e diplomacisë evropiane, por edhe me vetë interesat e Fuqive të Mëdha. Çfarë pret Europa për të na mbështetur? Ç’vlerë ka shpallja prej saj e së drejtës së kombit tonë për ekzistencë dhe autonomi kur ne të mos ekzistojmë më? Plani i serbëve është i qartë: ata djegin dhe masakrojnë çdo gjë që u del përpara; atyre nuk u mjafton pushtimi i Shqipërisë, por duan të shfarosin shqiptarët.”
Ismaili plak uli kokën dhe qëndroi për pak çaste në heshtje. Pastaj vazhdoi: “Ne nuk mundemi, nuk duam të bëhemi sllavë. Nga të gjithë kombet që popullojnë Ballkanin, i yni është më i vjetri. Është e vërtetë që nuk jemi shumë të qytetëruar, sepse na është dashur të vuajmë shumë. Por, a ka arsye të pritet një pemë e cila nuk ka lulëzuar sepse i ka munguar kujdesi? Ne ishim të parët që u ngritëm pas vitit 1908 kundër pretendimeve tiranike të qeverisë së Turqve të Rinj. Duke kërkuar reforma dhe një trajtim më të barabartë, duke protestuar kundër kërkesave që nuk përputheshin me doket dhe me zakonet tona si dhe me kushtet tona të ekzistencës, ne nuk kishim si qëllim të mbronim vetëm të drejtat e racës sonë, por edhe ato të të gjitha kombësive; programet tona të asaj kohe janë dëshmi e këtyre synimeve.

Përpjekjet tona nuk patën sukses; ato u mbytën nga shtypja më e padrejtë dhe më e dhunshme. Popujt e Ballkanit janë bashkuar; tani ata kanë marrë në dorë çështjen që ne u përpoqëm ta mbrojmë. Dhe sot që ata po triumfojnë, lëvizja e tyre e parë është të kthehen kundër nesh. Ata i njohin synimet tona, të cilat nuk janë armiqësore ndaj tyre; ne i shihnim ata si aleatë. Ata e dinë se ne nuk do të ndjekim kurrë ndonjë plan për zgjerim e për propagandë; ne nuk kërkojmë veçse një gjë: që të na lënë të jetojmë në tokat ku jemi.

Por këtë kërkesë ne do ta vazhdojmë deri në sakrificën e fundit. Ne nuk do të lejojmë as të na aneksojnë, as të na përçajnë e as të na mbysin në dallgën e një popullsie të huaj. Çështja e formulës politike që duhet gjetur, e qeverisë që duhet krijuar është anësore dhe tani për tani na intereson pak. Themelorja është se ndjenja kombëtare mbisundon tashmë mbi të gjitha ndjenjat e veçanta, mbi parapëlqimet politike ose mbi rivalitetet fetare. Të gjithë shqiptarët, katolikë, ortodoksë ose myslimanë janë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat e kombit dhe për të ruajtur pavarësinë e Shqipërisë.”

Herë pas here, Ismail Qemali përdorte fjalët “pavarësi” dhe “autonomi,” prandaj e pyeta nëse shqiptarët i kishin saktësuar synimet e tyre në këtë pikë. Ai bëri një gjest dëshpërimi: “Përse të bëjmë lojë fjalësh, – tha. Askush nuk e pat uruar më me zjarr sesa unë rimëkëmbjen e Perandorisë Osmane, askush nuk ishte më i vendosur për të sakrifikuar sa të ishte e mundur që Turqia të bëhej një shtet modern, i qeverisur dhe i administruar mirë, i qëndrueshëm dhe i fortë. E gjithë revolta jonë drejtohej kundër shpërdorimit të pushtetit nga një parti, e cila vuri në shënjestër të drejtat tona dhe synonte të na eliminonte si komb. Kjo parti tashmë e ka shkatërruar Turqinë. Çfarë mbetet në Europë nga Perandoria Osmane? Tani nuk mund të shtrohet aspak çështja e një Shqipërie autonome nën sovranitetin e Turqisë. Fijet që do të lidhnin me Perandorinë një krahinë të izoluar dhe të largët do të ishin artificiale dhe të pamundura për t’u mbajtur. Prandaj, nuk është autonomia ajo që ne kërkojmë, por pavarësia, një pavarësi që nuk kërcënon askënd dhe që madje u ofron disave garanci të caktuara.”

Ismail Qemali e dinte se para se t’i shkoja për vizitë, kisha takuar Hussein Xhahidin, ish-drejtor i gazetës Tanin, i cili ishte larguar nga Stambolli për shkak se kërcënohej të dënohej dhe ishte strehuar në Vjenë. Më pyeti se ç’mendonte Xhahidi për ngjarjet dhe si e shihte të ardhmen. Nuk ia fsheha se Xhahidi më kishte habitur me optimizmin e tij. Ai nuk e kishte humbur aspak entuziazmin dhe besimin e dikurshëm. Përvojën në Europë, ku kishte dështuar, do ta rigjallëronte në Azi, ku kishte më tepër shanse për sukses. Atje kishte më tepër probleme, më tepër pengesa. Armenët, sipas tij, nuk mund të përbënin një rrezik. Ata kishin shumë interesa të përbashkëta me turqit. Arabëve do t’u jepej një autonomi e madhe. Pak nga pak do të arrihej përparim, vendi do të organizohej dhe do të bëhej i begatë.

“Janë ëndrra,” tha Ismaili. “Asnjë realitet, sado i ashpër dhe i tmerrshëm nuk i zgjon dot këta njerëz. Me ngathtësinë dhe arrogancën e tyre ata prishën gjendjen më të bukur dhe më të papritur të krijuar në botë. Mendoni se çfarë simpatie dhe çfarë besimi gëzonte Turqia në Europë të nesërmen e revolucionit! Ishte diçka e paparashikuar, dukej sikur kjo kishte çliruar fuqinë e jetës dhe të energjisë, burime të pashtershme.

E gjithë Europa i shprehu besimin Turqisë së re dhe i ofroi ta ndihmonte. Por ata nuk e kuptuan, nuk ditën aspak ta shfrytëzojnë rastin. Sa herë u përpoqa t’u hapja sytë, u lutesha të mos i humbisnin përfitimet nga kjo situatë e veçantë që nuk do të vinte më kurrë; nuk do të ishte vetëm partia e tyre që do të përfitonte, por e gjithë Perandoria. Brenda pak muajsh ata u armiqësuan me të gjithë botën; Fuqitë e Mëdha u trajtuan prej tyre me një mospërfillje të padëgjuar, ndërsa neve na kthyen kurrizin. Brenda perandorisë, kombësitë, të kërcënuara për ekzistencën e tyre nga një politikë qorre dhe e egër, nuk mund të ëndërronin gjë tjetër përveçse çlirimin nga një zgjedhë që po u bëhej e padurueshme. Rrjedhojë e gjithë kësaj ishte historia e ditëve të fundit, e cila pa dyshim ende nuk kuptohej qartë prej tyre.”

Kur po bëhesha gati të largohesha, Ismail Qemali më shprehu edhe një herë me këmbëngulje shpresën e tij se Fuqitë e Mëdha të Europës do t’i mbështesnin seriozisht kërkesat e Shqipërisë. Ai dukej mjaft i kënaqur nga atmosfera që kishte gjetur në Austro-Hungari, mjaft ndryshe nga ajo që shprehte prej disa ditësh shtypi italian. “Shtypi, – i thashë, – nuk pasqyron gjithnjë mendimin e qeverisë.” Ismaili tundi kokën dhe nuk u përgjigj.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Sat 17 Nov 2012 - 16:17
"2 fotot e pabotuara së varrimit të Ismail Qemalit"
me
"Ismail Qemali"

temat u bashkun
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Sat 17 Nov 2012 - 17:50
PLAKUT TË URTË ISMAIL QEMALI

U lind një emër, në Vlorën legjendare,
Një veprimtar që solli shkabën dy krenare.
Një udhëheqës i denjë,një udhëheqës i zgjuar,
Shqipërinë e mosvarme para për ta çuar.

Njeri i shquar në male e detra,
Dëshironte një alfabet,të shkruhej në letra.
U denua nga porta e lartë, me internim
Vetëm pse donte fjalën, LIRI E BASHKIM.

Ismail Qemali, emër i vërtet,
Është data 28, i vjeshtës së tretë.
Emri yt i dashur dhe i nderuar,
Me mijëra shekuj ska për tu harruar.

Zeqirja Latifi Hotël, 5.11.2012
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ismail Qemali Empty Jeta e panjohur e Ismail Qemalit, pa ditëlindje dhe pa mbiemrin Vlora. Grekja Surmeli, gruaja e Isma

Thu 22 Nov 2012 - 17:40
Lindi më 16 tetor 1846 në shtëpinë ku ngriti flamurin më 1912.

Dokumentari, zbardhen të pathënat e biografisë së themeluesit të shtetit shqiptar.

Gruaja e parë, Nasipe Hanëmi, vdiq një vit pas martesës me Ismail Qemalin.

Grekja Kleoniqi Surmeli, zonja e parë e shtetit shqiptar.
Eshtrat e bashkëshortes së Ismail beut prehen në Spanjë.


Ismail Qemali Ismail-Qemali-me-f%C3%ABmij%C3%ABt
Ismail Qemali me fëmijët

Ismail Qemali që nuk kemi njohur! Të tjera fakte e dëshmi mbi jetën dhe veprën e themeluesit të shtetit shqiptar bëhen publike në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë. Këtë radhë është gazetari Roland Qafoku, i cili pas një hulumtimi të gjatë na sjell një biografi të kompletuar të Ismail Qemal bej Vlorës, duke ndriçuar aspekte të panjohura të jetës dhe veprës së tij. Dokumentari “Jeta e panjohur e Ismail Qemalit”, që u promovua mbrëmë në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve në Tiranë, zbulon për herë të parë profilin e plotë të familjes së krijuesit të shtetit shqiptar, raportet e tij me fisin dhe qytetin e lindjes, pronat dhe sarajet e Vlorajve, ku lindi dhe u rrit kryeministri i parë i Shqipërisë, karrierën e Ismail beut në administratën osmane, celebrimin me greken Kleoniqi Surmeli me të cilën pati 10 fëmijë etj. Investigimi i gazetarit i jep zgjidhje dilemës për ditën e lindjes së Ismail Qemalit që përkon çuditërisht me atë të diktatorit Hoxha dhe rrethanave si u shmang nga gjeneralitetet e tij mbiemri Vlora. Filmi përshkruan me mjeshtëri çast pas çasti ditën e fundit të Ismail Beut në Peruxha të Italisë dhe momentet kur ndërroi jetë i helmuar në hotel “Brufani”. Po si e përshkruan historinë e Ismail Qemalit gazetari Qafoku…

DITËLINDJA DHE MBIEMRI I HARRUAR
Gjatë 50 viteve të regjmit komunist, në të gjitha tekstet e historisë shkruhej se Ismail Qemali lindi në vitin 1846, pa përmendur ditën dhe muajin. Pa datë e muaj rezultonte edhe në të gjitha tekstet shkollore. Sakaq historiani turk me origjinë shqiptare, Nexhip Alpan, në librin e tij “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, duke iu referuar arkivave të Perandorisë, shkruan se Ismail Qemali ka lindur më 16.10.1846. Pra, në 16 tetorin e famshëm, ku për gjysmë shekulli festohej me madhështi ditëlindja e Enver Hoxhës. Në logjikën e mbrapshtë të regjimit kjo datë nuk mund të ndahej me tjetërkënd, qoftë edhe me themeluesin e shtetit shqiptar, se ndryshe eklipsonte figurën e Zeusit. Zgjidhja ishte gjetur: për ditëlindjen e Hoxhës do tundeshim malet nga festa, për Ismail Qemalin bëhej sikur nuk i dihej data e saktë. E vërteta është se ditëlindja e tij asnjëherë nuk u festua. Një rast pa precedent ky në historinë e burrave të shtetit. Andralla tjetër, tipike komuniste, kishte të bënte me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar. Nuk ka një rast të dytë në historinë e Shqipërisë që t’i ndërrohej mbiemri. Babai dhe themeluesi i kombit quhej Ismail Qemal bej Vlora, ndërkohë edhe sot shqiptarët vazhdojnë ta quajnë thjesht Ismail Qemali. Ndryshimi në fakt ka nisur që në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut dhe ka vazhduar edhe në regjimin komunist. E ndërsa në vitet ’30 ai quhej pa ndonjë arsye Ismail Qemal, komunistët gjetën arsyen për ta zhdukur fare mbiemrin Vlora. Kështu, pas vitit 1944, historiografët komunistë e zyrtarizuan zëvendësimin e mbiemrit Vlora me titullin turk Qemal, që Ismaili e përdorte prej kohës si hierarki e Perandorisë Osmane. Në asnjë rast nuk përmendet Ismail Qemal bej Vlora, por vetëm Ismail Qemali. Për ironi, duke e justifikuar me famën që kishte marrë tashmë emri i tij, në shumë raste në tekst shkruhet I.Qemali. Komunizmit nuk i shkonte për shtat as titulli bej e as fama e familjes Vlora. Një familje me identitet të qartë shqiptar, e sërës më të lartë të bejlerëve, por që komunistët për 50 vjet i përndoqën të gjithë pasardhësit e atij që e quanin themeluesin e shtetit shqiptar. Për 50 vjet mbiemri Vlora nuk kishte lidhje me Ismailin që themeloi shtetin. Në të njëjtën kohë, ironikisht, mbiemri Qemali nuk ekzistonte në asnjë regjistër të gjendjes civile, rrjedhimisht kështu, njeriu që ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë nuk mund t’i bënte hije kultit të Enver Hoxhës. Ismail Qemali ishte një i vetëm, pa asnjë lidhje, pa asnjë famë e vlerësim paraardhës dhe pasardhës.



SARAJET E PANJOHURA


Ismail Qemali Sarajet-vlora
Pamje e brendshme e sarajeve të Ismail Qemalit. (Botohen për herë të parë)

Ismail Qemal bej Vlora ka lindur pikërisht në të njëjtin vend ku pas 70 vjetësh do të shpallte pavarësinë. Deri në vitin 1930, aty ngriheshin sarajet e Vlorajve, me një sipërfaqe 40 mijë metra katrorë, të cilat për afro një shekull ishin bërë simboli i familjes më të rëndësishme në Vlorë e më gjerë.(Në kadastrën e shtetit italian janë regjistruar në vitin 1860). Ato janë ndërtuar nga dy vëllezërit Ismail bej Vlora dhe Beqir bej Vlora. Nga Ismail bej Vlora rrjedh edhe dega e Ismail Qemalit, i cili është nipi i tij, pra djali i djalit. Sarajet ose konaku i Vlorajve, siç njiheshin, ishte rrethuar me mure 8 metra të lartë dhe kishin dy porta. Në hapësirën e sipërfaqes së madhe ishin ngritur dy godina të mëdha: haremi, banesa e grave dhe selamllëku, banesa e burrave. Brenda sarajeve nuk jetuan thjesht bejlerë, por korifenj që do bënin Shqipërinë.
Në morinë e krimeve ndaj familjes Vlora, prishja e sarajeve është nga më të rëndat. Ishte një vulë e thatë dhe një lajmërim që kjo familje dhe mbiemri Vlora jo thjesht nuk do përmendej, por nuk do zihej fare me gojë. Jo thjesht se aty u përkund njeriu që themeloi shtetin shqiptar, jo se aty lindën e u rritën figura të rëndësishme të historisë shqiptare, porse pikërisht aty u ngrit flamuri që simbolizoi shpalljen e Pavarësisë. Tri janë versionet që shpjegojnë arsyet e prishjes së sarajeve: i pari është ai i një tërmeti që ndodhi në Vlorë dhe i shkatërroi plotësisht sarajet. Në fakt, tërmeti i 21 nëntorit të vitit 1930 me epiqendër në Vlorë shënohet si nga më të fuqishmit në historinë e tërmeteve në Shqipëri. Sipas të dhënave të kohës, ai shkaktoi 30 të vdekur dhe afro 100 të plagosur dhe po ky tërmet shkatërroi gjithçka nga sarajet. Versioni i dytë përmban një emër të përveçëm si autor të kësaj prishjeje. Për Ago Agajn, një studiues nga Vlora, që ka botuar librin “Lufta e Vlorës”, autori dhe urdhëruesi i prishjes së sarajeve të Vlorajve është kryetari i Bashkisë së Vlorës, Qazim Kokoshi. Ago Agaj në librin e tij shkruan: “Sarajet e Vlorajave u prishën nga Qazim Kokoshi, pasi kishte një urrejtje për bejlerët e familjes Vlora, përjashto vetëm Ismail Qemalin”. Por sa e besueshme është kjo, kur ky kryetar Bashkie ishte njëkohësisht edhe një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë? A mundet që firmëtari të shkatërronte vendin ku u ngrit flamuri dhe që ai hodhi atë firmë? A janë të justifikuara gjashtë muaj burg që Kokoshi bëri pas instalimit të komunizimit, i akuzuar për prishjen e godinës ku u ngrit flamuri? Të gjitha këto janë pyetje që ende nuk kanë një përgjigje. Varianti i tretë vjen nga një personazh i rrallë. Quhet Hana Këlcyra, e bija e Ali bej Këlcyrës, vajzë e tezes së Eqrem bej Vlorës, e cila pohon se Eqerem bej Vlora i prishi vetë sarajet e Vlorajve. Po a ishte arsye e madhe kjo që Eqrem bej Vlora prishi sarajet, që duhet thënë se herë banoheshin e herë jo? Herë rikonstruktoheshin e herë liheshin në mëshirën e fatit. Sidoqoftë, Hëna Këlcyra shprehet se tezja i ka treguar që prishja e sarajeve solli mallkimin e familjes Vlora. Pavarësisht rrethanave si u shkatërruan sarajet e Vlorajve, shkatërrimi i tyre solli mallkimin për gjithçka që kishte lidhje me pasardhësit e Ismail Qemalit dhe gjithkënd që kishte mbiemrin Vlora. Dhe në fakt, përveç lavdisë së ngritjes së flamurit nga Ismail beu, në gjithçka tjetër këtë familje e ndoqi mallkimi.
SHKOLLA
Ishte vetëm 12 vjeç kur Ismail Qemal bej Vlora u fut në gjimnazin “Zosimea”, një shkollë e rrallë që ka nxjerrë ajkën e rilindjes shqiptare, por edhe figura greke nga më të rëndësishmet. Këtë shkollë e kishin themeluar katër të krishterë me emër që kishin bërë pasuri në Rusi dhe, pasi vendosën të mos martohen, e shkrinë të gjithë pasurinë për këtë shkollë. Çudia ishte se djaloshi me zell të tepruar me emrin Ismail Vlora ishte i vetmi mysliman në shkollë, përballë të gjithë të tjerëve që ishin ortodoksë. Ishte kthyer në ritual që një prift një herë në muaj futej në shkollë dhe bekonte godinën dhe nxënësit. Shkaktonte të qeshura momenti kur prifti i tundte Ismail Vlorës kryqin përpara fytyrës dhe Ismaili sprapsej. Profesor Omer Efendi dhe profesor Cimas dalluan tek Ismail Vlora një talent të vërtetë. Pasi kishte dalë shkëlqyer në lëndët klasike greqishten e vjetër dhe latinishten, kishte marrë njohuri të shkëlqyera për fizikën dhe matematikën. Miqësia e babait të Ismail Vlorës me Fuad Pashën, ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë, bënë që Ismaili 16 vjeç të shkonte në kryeqytetin e Perandorisë. Fati e deshi që të niste punë si përkthyes në Ministrinë e Jashtme dhe njëkohësisht të niste studimet për jurist në Stamboll, ku edhe u diplomua. Ismail Qemali njihte shumë mirë këto gjuhë të mësuara në programet mësimore: shqip, turqisht, greqisht, frëngjisht, anglisht.
GRUAJA DHE FAMILJA
Ato që janë shkruar deri tani, veçanërisht për jetën familjare të Ismail Qemal Vlorës, janë në fakt shumë pak. Ismail Qemal Vlora u martua dy herë në jetën e vet. Për herë të parë u martua me një vejushë të re. Nasipe Hanëmi ishte një nga gratë e fisit Vlora, kushërirë jo e afërt, një traditë për martesë nga e njëjta sërë që ruhej prej shekujsh. Nasipe Hanëmi ishte vetëm 19 vjeç dhe kjo martesë u shoqërua me një fat të keq. Vetëm një vit më pas, gruaja bashkë me vajzën që po lindte vdiqën dhe për Ismail Qemalin kjo ishte një humbje e madhe. Por nuk vonoi shumë dhe Ismail beu u martua me një vajzë të re greke. Guvernatori i Danubit të Poshtëm ra në dashuri me Kleoniqi Surmelin, vajzën e Antonit nga Ederneja. Ishte një dashuri me shikim të parë, shumë e rrallë për kohën dhe për një shqiptar të atyre viteve. Por, jo për Ismail beun, jeta e të cilit ishte e mbushur me të mira. Nuk janë të paktë ata bashkëkohës të Ismail beut që tregojnë se ai ra në dashuri me Kleoniqin falë bukurisë së saj, por që më pas ishte bukuria e shpirtit të kësaj gruaje që e shoqëroi Ismail beun deri në fund të jetës (Fotografia e Kleoniqi Surmelit që botojmë sot, publikohet për herë të parë). Në gjuhën e sotme, kjo është zonja e parë e Shqipërisë. Dhe nëse bëhet një listë me zonjat e para në këta 100 vjet, grekja Kleoniqi është e para fare. Ajo lindi në Bullgari dhe aty kaloi fëmijërinë dhe rininë, derisa u martua me Ismail Vlorën. Ajo i dhuroi Ismail beut 10 fëmijë, gjashtë djem dhe katër vajza. Ismail beu, duke kujtuar lidhjen dhe martesën me gruan e bukur Kleoniqi, shkruan: “Në fillim ndryshimi në besim fetar qe bërë pengesë për bashkimin tim me këtë zonjushë të re që kisha rënë në dashuri, çka u kundërshtua fort nga njerka e saj. Mirëpo u morëm vesh me vajzën, si dhe me pëlqimin e heshtur të vjehrrit tim të ardhshëm, që ta rrëmbeja dhe kështu bëra një natë. Shtëpitë tona ishin fqinje me njëra-tjetrën dhe sapo e kisha futur vajzën në shtëpinë time, thirra dëshmitarë nga të dyja palët, një prej të cilëve ishte konsulli belg, dhe akti i martesës u hartua e nënshkrua në prani të tyre”. Sidoqoftë, martesa e myslimanit që themeloi shtetin shqiptar dhe vuri kurorë me ortodoksen e bukur nga Greqia, “armike” e shqiptarëve, nuk mund të kalonte pa u përmendur në librat historikë të Ballkanit. Historiani Mark Mazower, në librin e tij “Ballkani, një histori e shkurtër”, spikat këto tri raste unikale për të në Ballkanin e pushtuar nga osmanët: Dhespoti serb George Brankoviç e martoi vajzën e tij Mara me Sulltan Muratin e Dytë më 1435. Ali Pashë Tepelena u martua me një ortodokse greke, Vasiliqia, për të cilën ndërtoi edhe një kishë. Ismail Qemal bej Vlora hodhi kurorë me një greke duke e rrëmbyer, vetëm e vetëm për të hequr paragjykimet që njerka e saj kishte kundër myslimanëve. Hëna Këlcyra shkruan se Kleoniqi nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri. Por grekja e bukur nga Adrianopoja, e bija e një fisniku, është bërë shpeshherë motiv për të sulmuar Ismail Qemalin. Akuzat për lidhjen e Ismail beut me Greqinë dhe grekërit nisi nga Kleoniqi e përfundojnë po te Kleoniqi. Aq i thellë ishte ky motiv, sa një studiues i njohur shkruante: “Është e habitshme se si dy antigrekët më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë, Ismail Qemali dhe Andon Zako Ccajupi, i morën gratë greke”.



ANDRALLAT E GRUAS ME ORIGJINË GREKE


Ismail Qemali KLEONIQI-SURMELI-EKSKLUZIVE
Kleoniqi Surmeli, gruaja e Ismail Qemalit. (Botohen për herë të parë)

Grekja me të cilën Ismail beu bëri 10 fëmijë, i solli edhe ca andrralla në të gjallë e në të vdekur, por sidomos kur as ajo e as ai nuk jetuan. Te Kleoniqi kundërsharët gjetën tabelën e qitjes për ta akuzur themeluesin e kombit si antishqiptar, grekofil në rastin modern dhe grek në rastin e drejtëpërdrejtë. Por gruas së bukur askush nuk ia pa fytyrën. As në familjen Vlora e as jashtë saj. Ajo bëri një jetë në heshtje, larg vëmendjes së njerëzve, aq sa regjimet e të gjitha kohërave nuk ia zunë as emrin në gojë. Ajo rriti me përkushtim dhjetë fëmijët e saj në heshtje pa u bërë protagoniste dhe ndërroi jetë në një nga stacionet e qëndrimit të familjes, në Spanjë. Vdiq në vitin 1918, pra një vit para Ismailit. Edhe sot varri i saj ndodhet atje, i braktisur në dhe’ të huaj. Aq është harruar kjo grua, sa edhe pasardhësit nuk kanë mundur t’i vënë një tufë lule në varrin e saj. Sot ka ardhur koha që krahas burrit që themeloi shtetin shqiptar, t’i japim nderin që i takon edhe zonjës së tij, Kleoniqi Surmelit, që në fund të fundit është edhe zonja e parë e shtetit shqiptar. Paradoksalisht në Spanjë nuk ndodhen vetëm eshtrat e bashkëshortes së Ismail Qemalit, por edhe ato të bashkëshortes së Skënderbeut, Donika Kastrioti. Trupat e tyre të tretur në dheun e largët janë dëshmi e qartë se ç’bëjmë ne shqiptarët me historinë dhe me protagonistët e saj. Dokumentat konfirmojnë që Ismail beu e shfrytëzoi për bukuri krushqinë me greken Kleoniqi në të mirën e marrdhënive dypalëshe. Në vizitën e tij historke në Greqi, më 1 maj 1900, ku pati takime me autoritetet e larta të Athinës dhe u prit me madhështi, ai shkruante: “Jam i sigurt se herët a vonë dashuria e përbashkët për liri e shqiptarëve dhe e grekërve do t’i shpjerë ata drejt një mirëkuptimi e drejt krijimit të një ekuilibri në Gadishullin Ballkanik për të mirën e të gjithëve”. Me Kleoniqi Surmelin Ismail Beu pati “lumturinë”, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë, një fakt ky i lënë në harresë. Shumë të paktë kanë qenë ata që e kanë ditur se themeluesi i shtetit shqiptar kishte dhjetë fëmijë, gjashtë djem dhe katër vajza.
(vijon nesër)



Promovohet filmi “Ismail Qemali që nuk kemi njohur”
Një rrëfim ndryshe për biografinë e themeluesit të shtetit shqiptar. Përtej këtij konstatimi, pjesëmarrësit në ceremoninë e promovimit të filmit “Ismail Qemali që nuk kemi njohur”, zhvilluar mbrëmë në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve në Tiranë, veçuan përpjekjet e autorëve të tij për të ndriçuar jetën e panjohur të babait të pavarësisë. Dokumentari i gazetarit Roland Qafoku bazohet në fakte, dëshmi dhe rrëfime të historianëve apo studiuesëve më në zë. Ndonëse është një zhanër i vjetër i aplikuar në gazetarinë televizive, dokumentari për Ismail beun, me mënyrën si operon dhe këndvështrimin mbi të vërtetat historike, përbën një risi interesante. Për të mbërritur deri këtu, shprehet autori Qafoku, janë shfletuar mbi 200 libra vendës dhe të huaj, janë zbuluar me qindra fotografi e dokumenta të rralla të pabotuara më parë dhe janë siguruar dëshmi unikale si ajo e Hëna Këlcyrës, vajzës së tezes së Eqrem bej Vlorës. Sakaq në dokumentar shfaqen pamje që vijnë për herë të parë të Luigj Gurakuqit dhe të Esat pashë Toptanit. Për realizimin e tij janë kryer xhirime në Vlorë, në mjediset e sarajeve të Eqerem Vlorës, në stendat e Muzeut Historik, në Kuzum Baba dhe në Tiranë. Dokumentari që zgjat dy orë e gjysmë, ka si konsulent historianin e njohur, profesor doktor Bardhosh Gaçe dhe është realizim i TV Planet, në kujdesin e producentit Shpëtim Spahiu.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Thu 22 Nov 2012 - 17:44
"Jeta e panjohur e Ismail Qemalit, pa ditëlindje dhe pa mbiemrin Vlora. Grekja Surmeli, gruaja e Isma"
me
"Ismail Qemali"

temat u bashkun....ktu shkruhet cdo gja rreth ismail Qemalit
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Fri 23 Nov 2012 - 1:05
Kush e helmoi Ismail Qemalin?!
Ismail Qemali 437-226x300
Me rastin e 100-vjetorit gazetari Roland Qafoku ka vendosur të shfaqë për publikun e gjerë një dokumentarë ku tregohet jeta dhe veprimtaria e Ismail Qemalit.
Në këtë krjim mediatik shfaqet medalja tjetër e burrit të shtetit shqiptar, duke hedhur dritë mbi jetën e tij private. Nga fëmijëria e deri të vdekja e tij e dyshimte.

E për të gjithë këtë punë, gazetarit Qafoku i janë dashur 10 vjet punë investigative, për të shëtitur aty ku kishe shekelur 100 vjet më parë këmba e Ismail Qemalit e për të rrëfyer jetën pas petkut të burrit të shtetit.
Dokumentari u transmetua mbrëmjen e djeshme në ambientet e Universitetit e Arteve, ku ishin të ftuar personalitete të politikës, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ish presidenti Alferd Mosiu, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha si dhe nuk kanë munguar as njerëz të medias, gazetarë të shtypit të shkruar dhe atij viziv.
Publiku që e ndoqi këtë material mediatik është shprehur për alb-observer.com se ishte një punim i mirë që shqiptarëve u duhej në këtë moment, në mënyrë që figura e Ismail Qemalit të vij sa më e plotë tek ne./alb-observer.com/
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Fri 23 Nov 2012 - 1:31
NUK ESHTE VETEM ISMAIL QEMALI POR KA EDHE SHUM ATDHETARE TJERE QE ARMIQTE TAN POR PAK EDHE ME NDIHMEN E NJERZVE SHPIRT SHITUR TE KOMBIT TONE I KAN REALIZUAR ZHDUKJET DHE ATENTATET
Ismail Qemali 2336963486 Ismail Qemali 573234 Ismail Qemali 573234 Ismail Qemali 573234 Ismail Qemali 573234 83867: Ismail Qemali 2336963486
Sponsored content

Ismail Qemali Empty Re: Ismail Qemali

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi