Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Mulla Zeka – xhaminë e tij e kthei në Shkollë Shqipe! Empty Mulla Zeka – xhaminë e tij e kthei në Shkollë Shqipe!

Fri 16 Nov 2012 - 23:27
Mulla Zeka – xhaminë e tij e kthei në Shkollë Shqipe! Www.ekuiliber.com_433-200x189
HOXHË – MULLA ZEKË BËRDYNAJ
► Mulla Zeka ishte Ai që xhaminë e tij e kthei në Shkollë Shqipe!
► Një Jetë Për Besimin Islam, Arsimim Në Gjuhën Amtare Dhe Kombin Shqiptar !

Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës, në një mjedis ku nuk kishte as mejtep e shkollë, ku analfebitizmi ishte në shtrirje absolute, për tu bërë fli më vonë në plotesimin e një nga Obligimet e Islamit ARSIMIMIN që nga fjala e parë e Kur’anit që na urdhëron IKRA – lexo (Mëso,Studio,Përparo)
Në vitin 1926 e fillon medresenë në Pejë, për ta vazhduar më tej te mësuesi nga Gjakova atdhetari madh Myderriz Fahri Efendi Iljazi, i njohur për dijenitë e gjera.

Gjithmonë Hoxhallarët duke plotësuar obligimin atë të ndergjegjës Kombëtare i dhënë nga Zoti në Kur’an Hoxhallarët kanë qenë prijësit atdhetar të medhenjtë te popullit dhe kundërshtarët më të egër të pushtuesit , po të ndëgjohej ndonjë levizje patriotike në ndonjë fshat apo qytet të parin që arrestonin pushtuesit ishte Hoxha.

Kështu, Zeneli (Mulla Zeka i ardhshëm) veshi uniformën e Hoxhës e u përgatit që edhe ai t’u japë mësim të tjerëve. Ishte koha kur shkollat shqipe qenë mbyllur nga ligjet e rrepta të pushtuesit, për asimilimin e brezërive të reja.
Por, pati edhe prej mësuesve të njohur për fusha të tjera të shkencave, si gjuha e letërsia shqipe, historia, matematika, gjeografia etj.
Një nga mësuesit që e kreu shkëlqyeshëm këtë detyrë, qe Hoxha Mulla Zeka, i cili ngriti një mejtep në fshatin Radavc, pikërisht në vitin 1938, i cili, përveç lëndëve të besimit dhe të gjuhës amtare shqipe, shkronjave shqip,gramatikës shqipe e shkencave shoqërore e psikologjisë , u mësonte nxënësve dhe ndërgjegjen kombëtare shqiptare u mësonte nxënësve historinë shqiptare dhe hartën e Shqipërisë Etnike për të cilën ai gjithmonë ishte i gatshëm ta jepte jetën.

Ai nuk u ngop vetëm në rolin e mësuesit dhe gjithë atë kontribut të vazhdueshem që e bëri në arsimin shqip, Ai i ligjeronte besimtarëve se për ta mbrojtur atëdhenë ne duhet dalur ballë për ballë pushtuesit ngase Zoti në Kuran na ka bërë përgjegjës për Vatanin!

Dhe kështu vërtetë e mbajti premtimin për ti dalur zot atdheut ai u paraqit i pari i pa trembur kurrë në beteja kundër thundrës sllave.
Ai ishte Komandat i pergjithshëm i çetave vullnetare shqiptare.

Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të çetave vullnetare.
Në vitin 1948 burgoset dhe kalon nëpër burgjet e rënda të ish -Jugosllavisë të “Bella Kuça-s” në Nish, ku kaloi katër vite, dhe në Goli Otok nga vitet 1952-1960, i dënuar me motivacion të shpifur e fals tërësisht, si prostalinian.
Atje Mulla Zeka i qëndroi burrërisht torturave më të egra,mirpo duke mbetur i papërlyer dhe i nderuar, tregohet se ne burg ai kurrë se hoqi fjalën Shqipëri nga goja e tij për këtë serbët rrahen e malltretuan… Në një rastë duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pat thënë “më e vështira për mua ishte të bart gurë..!? Po të ishte për të ndërtuar diçka do ta bëja me dëshir..! Por ne ishim të detyruar t’i bartnim gurët sa në një anë sa në anën tjetër”.
Mulla Zeka pasi doli nga burgu përveç si imam i fshatit Novosell, ku organizonte edhe mësim besimin me nxënësit e fshatit, ai u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve. Prandaj me të drejtë e quajtën edhe pioner i pajtimit të popullit në Podgor. Ato probleme që nuk i zgjidhte ligji i shtetit të instaluar i zgjidhte Mulla Zeka. Vdiq po në robëri, me 12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin e familjes së tij mori pjesë e pothujse tërë Kosova, e shqiptarë nga çdo anë e trojeve Etnike Shqiptare .

Vdiq pa e parë Shqiprinë e Bashkuar për të cilën ai e dha tërë jetën e tij , prandaj për të kishin thurur vargje folklorike :

“Mulla Zeka , shkoj me zemer te shrumueme
qysh se pa o Shqipninë t’bashkueme ! ”

Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Mulla Zeka – xhaminë e tij e kthei në Shkollë Shqipe! Empty Re: Mulla Zeka – xhaminë e tij e kthei në Shkollë Shqipe!

Fri 16 Nov 2012 - 23:28
MULLA ZEKA E HOXHË AZEMI ”
(Këngë Folklorike)

shka pom thue mori mbretnesh
qe flutron ne bri e n’bjeshk
a ke pa o najher o me sy
ka shetite ne shqiptari
djemt si te rrafshit te dukagjinit
atje nalt o prej grykes drinit
burr seq ishte o Mulla Zeka
o digjet zjarr o per troje t’veta

a spom thue moj sokoleshë
flatra t’arta qe m’ke veshë
a ke pas o nket vend ma trim
qu u shkri n’burg o për ni bashkim

për bashkimit o ne nji flamur
shqip kat flietet o gurr em gurr
me dridh lokun edhe kuvenin
o ska ma trim o se Hoxhë Azemin

Mulla Zeka trimav ju prini
djemve t’vet o nga dukagjini
kur osht nis lufta o lufta n’pazar
me ket burrë t’urt e kuvendar
komandant o e kan emnu
me çetnik kur patën luftu
bashk me trim o Mulla Hyseni
o tu ja dridh o çetnikut venin

qysh n’rini kta u përballun
me njerz t’ligj e me spiunë
nga UD-eja u torturunë
dit t’veshtira o nburg kalunë
n’burg famkeq o të jugosllavit
por su thyen jo zogjt e shqiptarit
Mulla Zeka dhe Hoxha Azemi
o dhe shume burra te kti veni.

Cka met than more pom thot shqiponja
Tuj flutru o mbi tokat tona
fusha t’bukra o n’bjeshk e n’bri
hon e don ne shqiptari
besa bes mor askund nuk gjeta
burr mat mir se mulla zeka
rreth em rreth mei ra kti veni
nuk gjan trim o si Hoxhë Azemi

kta dy burra
jet kan ndrru
tash kan nis edhe meu harrue
por ni fjal jom tu jau than
se kan kan dek o me shkrum e mall
shkun me zemer te shrumueme
qysh se lan o shqipnin t’bashkueme
por me shpres o qe lind ni nanë
o naj shqiptar o qe i bashkon e.

Amanet o nga Hoxhë Azemi
Për Bashkimin e ktij veni
Amanet o nga Mulla Zeka
për bashkimin e trojev t’vjetra

Nga : Adonis Dobraj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi