Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari

Sat 13 Apr 2013 - 12:08
Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Vrasja%20en%20xhami

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Lushnjës. Trupi i pajetë i një besimtari u gjet i gjakosur në ambientet e brendshme të xhamisë së Dushkut. Sipas policisë, personi i vetëvrarë apo i vrarë nga të tjerët, është një 76-vjeçar, i njohur në zonë si një prej besimtarëve më të rregullt. Policia e ka identifikuar viktimën me emrin Shemsi Muça, ndërkohë që policia e Lushnjes ka mundur të sigurojë edhe një dëshmi mjaft të vlefshme për zbulimin e kësaj ngjarjeje, nga personi i parë që e ka parë burrin të vrarë me thikë në fyt. Referuar të dhënave të para të ardhura nga policia lokale bëhet me dije se Shemsi Muça, është gjendur me thikë në fyt, i shtrirë në pllaka dhe sipër trupit i janë gjetur ora dhe unaza. Këto detaje i ka dhënë dëshmitari i ngjarjes, i cili mësohet se edhe ai është një besimtar i rregullt. Ky ka lajmëruar menjëherë kryemyftiun e Lushnjës dhe më pas policinë. Sipas të dhënave, besimtari Xh.B, ia ka treguar policisë se në momentet që ai është afruar në drejtim të xhamisë ka parë të dalë nga aty një djalë të ri, i cili ka ndryshuar rrugë duke ikur me vrap. Policia po heton tashmë në dy pista, atë të vetëvrasjes dhe të vrasjes, ndërsa janë siguruar dëshmitë e para për aktin e rëndë. N.K.
www.shekulli.com.al
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Theri të moshuarin në xhami, autori: Ai nuk ishte besimtar

Sun 14 Apr 2013 - 11:54
Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari 40Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Dushk të Lushnjës ka gjetur autorin e saj.
Mësojmë se pas hetimeve intensive, policia e Lushnjës ka mundur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin e krimit.
Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Arjan Alla, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Burime zyrtare nga komisariati i Policisë së Lushnjës bëjnë me dije se Alla, baba i dy fëmijëve e vrau të moshuarin brenda në xhami, pas një sherri banal.
Gjatë marrjes në pyetje, Alla ka pranuar se ishte ai që goditi me thikë në fyt 86-vjeçarin. “Unë jam besimtar dhe shkoj e falem për çdo ditë në xhaminë e fshatit.
Të premten pasi mbaruam ritin e faljes u zura me Muçën. Unë i thashë atij se nuk je besimtar, ndaj u zumë dhe e vrava”, ka thënë Alla.
Sakaq, policia është duke punuar për hetimin e plotë të kësaj ngjareje që tronditi mbarë qytetarët e Lushnjës./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Re: Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari

Mon 15 Apr 2013 - 19:19
Masakrimi në xhami, dëshmitari: Mikun tim e gjeta të zhveshur
Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari 441Ngjarja e rëndë e Lushnjës sa vjen e nxjerr detaje akoma më rënda në pah. Një prej miqëve më të mirë të viktimës Xhelo Zeqiri ka treguar për një të përditëshme se trupi i mikut të tij ishte i zhveshur në momentin e krimit.
Zeqiri ka hënë: “A e dini se si ishte trupi i tij? Komplet i zhveshur nga mesi e poshtë. Më vjen shumë zor ta them por dukej gjithçka. Kokën ia kishte vënë nga perëndimi dhe duart ia kishte ulur poshtë, drejt, paralel e ngjitur me këmbët. Ne kur falemi kthehemi nga lindja dhe jo nga perëndimi. Nuk e di pse vrasësi e kishte vendosur ashtu. Ia kishte hequr rrobat, orën dhe unazën. Jam shumë i tronditur. Si për vrasjen, si për mënyrën se si e kanë vrarë.”
Ndërkaq përsa i përket hetimit të policisë bëhet me dije se autori i dyshuar për këtë vepër të rëndë është shtetasi Arjan Shyqyri Alla, 38 vjeç, lindur dhe banues në Dushk-Sektor, Lushnjë, emigrant në shtetin grek që prej 15 vitesh.

Alla u ndalua për veprën penale “vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është për motive të dobëta”, u deklarua mbrëmë vonë nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, duke shtuar se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme. Sa i përket shkakut të vrasjes së të moshuarit nga 38-vjeçari./alb-observer.com/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Re: Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari

Mon 15 Apr 2013 - 22:51
Ja se ceshte e verteta mbi ket ngjarje :
http://www.shembulli.com/index.php/lajme/4756-myftiu-lushnjes-vrasja-nexhami-e-organizuar



Pak dite pas vrasjes se një besimtari në xhaminë e fshatit Dushk të Lushnjes, myftiu i këtij rrethi Tomorr Boriçi ka deklaruar se bëhet fjalë për një vrasje me skenar. Myftiu, i cili është dhëndri i viktimës tha publikisht se, vrasja është atentat ndaj tij edhe pse është vrarë i vjehrri.

"Nuk ka dyshim jemi vrarë dy herë, si besimtarë dhe si institucion. Në të vërtetë viktima ishte vjehrri im, por mesazhi është për mua. Mesazhi duhet të lexohet se ky krim ka skenar dhe nuk duhet t'i shpëtojë drejtësisë, duke nisur që nga fshehja e autorit të kësaj ngjarjeje. Të gjithë besimtarët e Dushkut kanë patur kërcënime të rënda", thotë Myftiu Borici.

Myftiu deklaroi se vrasesi kishte ardhur nga Greqia 24 ore perpara krimit dhe ka hyre ne xhami 10 minuta perpara faljes. Boriçi tha se, i dyshuari si vrases nuk ka hyre asnjehere ne xhami, nuk eshte besimtar duke rrezuar hipotezen e vrasjes per menyren e faljes.

Vrasja ndodhi te premten pasdite kur Arjan Alla brenda ambienteve te Xhamise se Dushkut i preu koken me thikë, një besimtari 84-vjeçar./tch/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Re: Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari

Wed 17 Apr 2013 - 18:04
Theri 86-vjeçarin në xhami, autori: Isha duke u falur “zoti” më tha vrite
Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari 191“Shkova për t’u falur në xhami dhe nuk kam pasur si qëllim të vrisja askënd. Por në një moment ai më acaroi me pyetje të pavenda. Kjo më acaroi aq sa humba kontrollin dhe më pas e vrava me biçakun e tij. Nuk e di se si ndodhi, por ishte një zë i mbinatyrshëm që më tha ta bëja në atë moment këtë vrasje”.
Kështu është shprehur personi që their pak ditë më parë me thikë një 86-vjeçarë në një xhami të Lushnjës.
Gjykata e Lushnjës la dje në burg 38-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e të moshuarit Shemsi Muça në xhaminë e fshatit Dushk.

Ai ka mohuar që vrasja të ketë qenë e paramenduar dhe se gjithçka kishte ndodhur nga një zë i mbinatyrshëm. /alb-observer.com/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Re: Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari

Wed 17 Apr 2013 - 18:36
Shqiptare shkruajti:Theri 86-vjeçarin në xhami, autori: Isha duke u falur “zoti” më tha vrite
Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari 191“Shkova për t’u falur në xhami dhe nuk kam pasur si qëllim të vrisja askënd. Por në një moment ai më acaroi me pyetje të pavenda. Kjo më acaroi aq sa humba kontrollin dhe më pas e vrava me biçakun e tij. Nuk e di se si ndodhi, por ishte një zë i mbinatyrshëm që më tha ta bëja në atë moment këtë vrasje”.
Kështu është shprehur personi që their pak ditë më parë me thikë një 86-vjeçarë në një xhami të Lushnjës.
Gjykata e Lushnjës la dje në burg 38-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e të moshuarit Shemsi Muça në xhaminë e fshatit Dushk.

Ai ka mohuar që vrasja të ketë qenë e paramenduar dhe se gjithçka kishte ndodhur nga një zë i mbinatyrshëm. /alb-observer.com/
- heheheh ky ka ardhur nga greqia dhe ka hy ne xhami te falet dhe....!!? i paska than dikush qe ta vrase .. pfffffffff.. po duhet te kap ndonji avukat ateist tash qe te gjejn se kend kan me akuzu edi ju se per cilin ekam fjalen ..

ah more idijot disa njerez bashkpunojn me djallin dhe pastaj mundohen te arsyetohen me lloj lloj arsyetime te kota djallzore..
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Re: Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari

Mon 22 Apr 2013 - 13:38
Vjehrra e vrasësit të xhamisë: “Atë ditë fliste përcart, kujtonte se kishte në shpatull njerëz që donin ta vrisnin”
Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Xhamia5Vjehrra e Arjan Allës, i cili akuzohet për vrasjen e 86 vjeçarit Shemsi Muça, brenda një xhamie në Lushnje tregon se pas vrasjes dhëndri i saj, që sapo ishte kthyer nga Greqia, kishte ardhur tek ajo dhe fliste përcart.
“Dhëndri erdhi në shtëpi dhe volli. Më kërkoi rroba të ndërrohejdhe mua më bëri pështypje në diçka dhe nuk më erdhi mirë. Nuk deshi të hante dhe u shtri tek divani në kuzhinë. Kur u shtri ,m’u drejtua mua dhe më tha: “I shikon këto katër persona që po më ngjiten tek krahu? Duan të më vrasin?” Unë i thashë që nuk kishte asgjë aty dhe vetëm pas një minute, ai vijoi sërish:” Shikoji mi shikoji u ngjitën në shpatull dhe janë pesë tani. Hiqi se duan të më vrasin”. U shqetësova dhe i thashë “I vret nëna, fli ti”. Të nesërmen herët në mëngjes doli nga shtëpia pa treguar se çfarë kishte ndodhur.”
Më pas ajo thotë se ka telefonuar vajzën,por ajo nuk dinte asgjë , pasi bashkëshorti Alla ishte kthyer pa e lajmëruar nga Greqia. Duke pasur frikë nga hakmarrja Mejremja shprehet se nuk do që atë që ka bërë dhëndrri I saj ta paguajë e bija dhe nipërit.
“Ky arsyetim më bëri që të shkoj në atë familje të nderuar dhe t’u kërkoj besën për nipërit dhe vajzën dhe ato ma dhanë. Më pritën si njerëz fisnikë që janë”, thekson ajo./alb-observer.com/
Sponsored content

Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari Empty Re: Horror në Xhaminë e Dushkut, masakrohet besimtari

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi