Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Zbulohet nje skelet gjigand qe ne kohen e Romes Antike Empty Zbulohet nje skelet gjigand qe ne kohen e Romes Antike

Sat 17 Nov 2012 - 10:36
Zbulohet nje skelet gjigand qe ne kohen e Romes Antike Skeleti-300x208
Nuk eshte nje perralle – eshte skeleti i pare i plote antik i nje personi me gjigantizem qe eshte zbuluar afer Romes.
Me gjatesine e tij prej 2.02 metrash ky burre duket te kete qene n
je gjigant ne Romen e shekullit te trete, ku nje burre ishte mesatarisht 1.67 metra. Ne kontrast me kete, burri me i gjate ne ditet e sotme eshte i gjate 2.51 metra.
Gjetja e ketyre skeleteve eshte shume e rralle pasi vete gjigantizmi eshte shume i rralle. Te prekur nga kjo, ne ditet e sotme jane vetem 3 persona ne nje milion. Kjo fillon qe ne femijeri, kur nje gjender hipofize qe nuk funksionon si duhet shkakton nje rritje jo normale.
Dy skelete pjesore, nje nga Polonia dhe nje tjeter nga Egjipti, jane identifikuar me pare si raste te mundshme te gjigantizmit, por rast i gjetur ne Rome eshte rasti i pare i qarte nga e kaluara. Drejtuesja e ketij studimi eshte Simona Minozzi, nje paleopatologe ne Univerisitetin e Pizes en Itali.
Skeleti i pazakonte eshte gjetur ne vitin 1991 gjate nje germimi ne nje nekropolis ne Fidanae, nje territor qe menaxhohej ne menyre indirekte nga Roma.
Ne ate kohe, Archaeological Superintendence of Rome, qe drejtonte projektin, vuri re qe varri I keti burri ishte shume I gjate. Vetem pas nje ekzaminimi te mevonshem antropologjik, qe edhe kockat e tij u zbuluan te ishin te pazakonta. Pak me pas, ato iu derguan grupit te Minozzi-t per analiza te metejshme.
Per te zbuluar nese skeleti kishte gjigantizem, ekipi ekzaminoi kockat dhe gjeti te dhena te demtimit te kafkes te lidhura me nje tumor hipofizar, qe percan gjendren e hipofizes, dhe qe kjo shkakton prodhimin e tepert te hormonit te rritjes.
Zbulime te tjera, si per shembull gjymtyre me gjatesi disproporcionale, dhe te dhena qe tregonin qe kockat vazhdonin te rriteshin edhe ne moshe te rritur, mbeshtesin diagnozen e gjigantizmit.
Vdeka e tij e hershme, besohet ne moshen 16-20 vjecare, mund te kete gjithashtu lidhje me gjigantizmin, qe eshte e shoqeruar me semundjet kardiovaskulare dhe problemet e frymemarrjes. Minozzi megjithate vuri ne dukje qe arsyeja e vdekjes mbetet ende e panjohur.
Charlotte Roberts tha qe ajo eshte e bindur me diagnozen, por do te deshironte te dinte me shume.
“Nuk mund vetem te studiohet semundja. Duhet pare edhe impakti me i gjere, se si njerezit funksiononin ne shoqeri, dhe nese ata jane trajtoheshin ndryshe nga te tjeret.” – tha Roberts.
Gjerat qe jane te varrosura me nje trup, mund te ofrojne te dhena ne rolin e personit ne jete dhe se si trajtoheshin ato ne komunitetin e tyre.
Megjithate gjigandi eshte gjetur pa artifakte ne varrin e tij. Minozzi tha qe ne fakt varrosja e tij ishte tipike e asaj kohe, qe sugjeronte qe ai ishte i perfshire si pjese e shoqerise.
“Ne nuk dime asgje ne lidhje me rolin apo prezencen e gjiganteve ne boten e Romes.” – tha ajo. “Vetem qe perandori Maximinus Thrax ishte pershkruar si nje ‘mal njerezor’”.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zbulohet nje skelet gjigand qe ne kohen e Romes Antike Empty Re: Zbulohet nje skelet gjigand qe ne kohen e Romes Antike

Sat 17 Nov 2012 - 15:49
tema kalon tek Arkeologji & Antropologji
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi