Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjenerator që punon me urinë, i hedh 1 litër dhe ke 6 orë energji  Empty Gjenerator që punon me urinë, i hedh 1 litër dhe ke 6 orë energji

Mon 19 Nov 2012 - 11:01
Gjenerator që punon me urinë, i hedh 1 litër dhe ke 6 orë energji  540083_532837530061006_351179428_n

Kjo është risia më e fundit, e krijuar nga disa studente afrikane, e cila vërteton më së miri teorinë se urina do të jetë një formë karburanti në të ardhmen.

Kështu, ato kanë krijuar prototipin e parë të gjeneratorit elektrik, i cili mund ta kthejë të një rëndësie të lartë, përdorimin e urinës.

Mos u çudisni aspak. Sepse jo vetëm që është e vërtetë, por vajzat afrikane nga ana e tyre kanë dhënë edhe shpjegimet konkrete rreth këtij zbulimi.

Duke treguar se pajisja e lëvizshme, ka një aksesor, i cili çliron hidrogjen nga urina dhe pastaj e shtyn atë në dhomën e djegies.

Pajisja është paraqitur në Afrikë, pikërisht në qytetin e Lagosit në Nigeri.

“Vetëm një litër urinë, dhe do përfitojmë plot 6 orë energji”, ka shpjeguar Duro-Aina Adebola, së bashku me afrikanet e tjera Akindele Abiola, Faleke Oluuatoyin dhe Eniola Bello.

“Kini parasysh vetëm se popullsia e botës prej më shumë se 7 miliard njerëz, ju dhuron rreth 10 miliardë litra urinë në ditë. E cila nëse shfrytëzohet siç duhet ….”, kanë përfunduar ato.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi