- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Lushnjë, kujtohen tre ngjarjet e historisë
Mon 19 Nov 2012 - 13:57
Për kombin shqiptar, tre janë ngjarjet historike, të cilat vunë themelet e shtetit shqiptar: Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë dhe Kongresi i Lushnjës.
Këto tre ngjarje historike u kujtuan në qytetin e Lushnjës, në një aktivitet të organizuar nga Bashkia, nën moton “Një Komb, një Histori”.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të komunës së Prizrenit dhe Bashkisë së Vlorës.
Grupet folklorike të tre krahinave parakaluan në rrugët e qytetit dhe më pas u ndalën në një vizitë në shtëpinë, ku u mbajt Kongresi i Lushnjës.
Aktiviteti u zhvendos në sallën e Kinoteatrit “Vaçe Zela”, ku ishte përgatitur një shfaqje me trupat pjesëmarrëse.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, u shpreh se ky takim është për të kujtuar tre ngjarjet më të rëndësishme të kombit, të cilat do të kthehen në një traditë.
Në këtë aktivitet përshëndeti dhe aktori i madh Reshat Arbana, i cili shprehu keqardhje që, në këtë 100-vjetor, shqiptarët janë të përçarë dhe jo të bashkuar.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi