Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zveçan, shpërthim në mesnatë, dëme materiale Empty Zveçan, shpërthim në mesnatë, dëme materiale

Mon 19 Nov 2012 - 14:39
Zveçan, shpërthim në mesnatë, dëme materiale Mitrovice-policia

Një shpërthim është regjistruar disa minuta pas mesnate në rrugën “Mbreti Petër” në Zveçan, ndërsa një lokal dhe dy automjete civile kanë pësuar dëme materiale njofton policia e Mitrovices.

Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policorë mësohet se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së ankuesit, ka shkaktuar dëme materiale në vitrinën e lokalit, përkatësisht xhamat e thyera të lokalit si dhe dëme sipërfaqësore mbi dy automjete private të parkuara në afërsi të vendit të shpërthimit.Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ekspertët e njësisë për trajtim të mjeteve të improvizuara eksploduese të Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, në bazë të vlerësimeve preliminare kanë konstatuar se shpërthimi kishte ndodhur nga aktivizimi i një granate dore, e tipit “M-75” prodhim jugosllav.

Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe rrethanat e këtij akti kriminal derisa kryesit e mundshëm deri në këtë moment mbesin ende të panjohur.Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori publik i prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me detajet e rastit të regjistruar.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi