Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

	 Paragjykimi...! Empty Paragjykimi...!

Sun 14 Nov 2010 - 11:25
Paragjykimi është një qëndrim negativ për pjesëtarët e një grupi. Paragjykimi i përkthyer në sjellje njihet si diskriminim, që do të thotë sjellja ndryshe, zakonisht e padrejtë ndaj pjesëtarëve të grupit. Paragjykimi zakonisht zhvillohet përmes stereotipeve, që janë konceptime të fiksuara dhe mendjelehta (zakonisht të gabuara) për vetitë, sjelljet dhe qëndrimet e një grupi të caktuar njerëzish. Diskriminimi i praktikuar në shkallë të gjerë i njohur si seksizëm është i bazuar në stereotipin gjinorë, se gratë janë në pozitë inferiore.
Shkaktarët e paragjykimeve. Duke ditur se shkaktarët e paragjykimeve janë kompleks, ne më poshtë kemi sugjeruar disa metoda përmes të cilave është e mundur të përfitohen besime paragjykuese.

• Të mësuarit social: fëmijët mësojnë sjelljen paragjykuese nga prindërit e tyre.
• Teoria motivuese: Njerëzit e motivuar për të arritur sukses zhvillojnë qëndrime negative për rivalët e tyre dhe këto qëndrime i gjeneralizojnë në nivel të gjithë grupit të cilit i përket rivali i tyre.
• Teoria e personalitetit: Njerëzit zhvillojnë paragjykime për shkak të përvojave të përjetuara gjatë zhvillimit të tyre. P.sh. një person i rritur nga një grua autoritare flokëkuqe e cila përdor ndëshkim fizik për ta dënuar atëb mund të zhvilloj paragjykim ndaj të gjitha grave flokëkuqe.
• Teoria kognitive: Njerëzit e konceptualizojnë botën e tyre duke i përdorur konstruktet mendore për ta organizuar atë p.sh. duke menduar gjëra të tilla si “të gjithë njerëzit e pashtëpi janë të ngjashëm.”

Eliminimi i paragjykimeve
Paragjykimet mund të eliminohen në disa mënyra, duke përfshirë shoqërimin e njerëzve të paragjykuar me një anëtarë të grupit nga i cili paragjykohen dhe duke e mësuar atë të mendojë racionalisht për çështje të tilla si barazia e statusit dhe ndryshimi i normave shoqërore përmes gjithëpërfshirës.

Tërheqja ndërpersonale
Tërheqja nërpersonale është çdo lloj qëndrimi pozitiv ndaj një personi tjetër i cili mund të jetë i formave të ndryshme, duke përfshirë

• afiliativ: dëshira për të qenë me një tjetër person
• pëlqimi: të ushqyerit e një qëndrimi përgjithësues pozitiv ndaj personit tjetër
• shoqërimi: një pëlqim i ndërsjellë në mes dy njerëzve, dëshira e tyre që të jenë së bashku
• dashurimi: procesi që rezulton nga intimiteti, pasioni dhe përkushtimi

Robert Sternberg propozoi modelin trekëndor të dashurisë dhe i përshkroi tri komponentë të dashurisë, pasionin, intimitetin dhe vendosshmërinë/përkushtimin, të cilat kombinohen për të rezultuar në katër lloje të dashurisë.
• dashuria ideale (përmbushëse): (e vështirë për tu arritur) pasion + intimitet + vendosmëri/përkushtim
• dashuria romantike: pasion + intimitet
• dashuria shoqërore: intimitet + vendosshmëri/përkushtim
• dashuria injorante: pasion + vendosshmëri/përkushtim

Altruizmi
Altruizmi është sjellja ndihmuese (pa pritur shpagim nga jashtë dhe nganjëherë duke rrezikuar apo sakrifikuar vetveten) nga e cila përfitojnë individët apo shoqëria. Altruizmi njëjtë sikur agresiviteti gjenerohet nga komponentat biologjike të tilla si instinktet, nga të mësuarit përmes përforcimeve dhe nga modelimi i të tjerëve
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

	 Paragjykimi...! Empty Re: Paragjykimi...!

Sun 21 Nov 2010 - 11:52
Te gjithe ne dashur pa dashur jemi paragjykues,qe nga momenti kur jemi me shoqerine tone dhe fillojme te diskutojme rreth x person...dhe mos te thote kush qe nuk e ka bere kete gje sepse eshte e pamundur.Pastaj ka forma dhe me te zgjeruara paragjykimi sic jane per homoseksualet,per prostitutat etj etj...Ne fakt mua nuk me pelqejne paragjykimet por nuk mund te shpetosh nga paragjykimi.A jam paragjykuar une ndonjehere?Shpesh here,por kam nje te mire qe nuk ndikohem nga paragjykimet dhe ky eshte nje plus per qetesine time shpirterore.Ka shume njerez te cilet ndikohen nga paragjykimet dhe e vuajne shume brenda tyre kete!!
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

	 Paragjykimi...! Empty Re: Paragjykimi...!

Mon 24 Jan 2011 - 14:27
Karamelica shkruajti:Te gjithe ne dashur pa dashur jemi paragjykues,qe nga momenti kur jemi me shoqerine tone dhe fillojme te diskutojme rreth x person...dhe mos te thote kush qe nuk e ka bere kete gje sepse eshte e pamundur.Pastaj ka forma dhe me te zgjeruara paragjykimi sic jane per homoseksualet,per prostitutat etj etj...Ne fakt mua nuk me pelqejne paragjykimet por nuk mund te shpetosh nga paragjykimi.A jam paragjykuar une ndonjehere?Shpesh here,por kam nje te mire qe nuk ndikohem nga paragjykimet dhe ky eshte nje plus per qetesine time shpirterore.Ka shume njerez te cilet ndikohen nga paragjykimet dhe e vuajne shume brenda tyre kete!!

Nuk do doja t'i heq asnje pik apo presje ketij shkrimi.

Sponsored content

	 Paragjykimi...! Empty Re: Paragjykimi...!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi