Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Paragjykimi, familja e Klodit braktis Lezhën Empty Paragjykimi, familja e Klodit braktis Lezhën

Fri 2 Apr 2010 - 16:59

Paragjykimi dhe presioni i shoqërisë, ka bërë që familja e Klodit, një prej pjestarëve dhe protagonistëve të “Reality show” Big Brother, të braktisë qytetin e Lezhës ku jetonin prej shumë vitesh.

Bëhet e ditur se familja e Klodit ka qënë vazhdimisht nën presionin e banorëve të tjerë, një pjesë e të cilëve, mëse njëherë u tubuan edhe në protesta në qytetin e Lezhës duke treguar hapur kundërshtitë ndaj banorit të Big Brother i cili kishte prezantuar publikisht prirjet e tij seksuale.

Bashkëkqytetarët e Klodit ishin shprehur se ndjehen të fyer nga ai dhe se ai nuk është përfaqësues as i te rinjve të Lezhës dhe as i qytetit të tyre.

Kurajoja e Klodit për të deklaruar hapur prirjet e tij seksuale ishin mbështetur nga të pranishmit në sallë. Ndërkohe që pas protestave në Lezhë, në sallë ishin shfaqur si kurrë më parë dy diplomatë shumë të rëndësishëm në Tiranë, për t’i shprehur mbështetjen Klodit dhe familjes së tij.

Ambasadori amerikan dhe ambasadori holandez, pas pranisë në sallën e spektaklit, do të jenë nesër në Lezhë, për të bërë apel para qytetarëve lezhjane lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e lirisë individuale të cdo njeriu.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi