Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ne vdesim tërë kohës,Apoptoza! Empty Ne vdesim tërë kohës,Apoptoza!

Mon 19 Nov 2012 - 15:59
Ne vdesim tërë kohës,Apoptoza! 12692_532884506722975_160411304_n

Dy kilogram qeliza të një të rrituri vdesin përditë pa lënë asnjë gjurmë. Këto qeliza kryejnë vetëvrasje për të mbrojtur trupin ndaj sëmundjeve. Trupi ynë ruan peshën dhe formën e tij pasi qeliza të tjera ndahen e shumohen duke zënë vendin e qelizave të mëparshme.Kjo lloj vrasjeje e organizuar dhe e kontrolluar e qelizave quhet Apoptozë që në greqisht do të thotë "të biesh".

Apoptoza është një mekanizëm themelvënës që është mëse i nevojshëm për funksionimin e trupit. Ajo nevojitet për të mbajtur të pandryshueshme sasinë e qelizave por edhe është njëkohësisht një mekanizëm i rëndësishëm mbrojtës.

Qelizat që dalin jashtë kontrollit asgjësohen nëpërmjet vetëvrasjes. Si edhe qelizat të cilat si pasojë e ndonjë difekti në informacionin gjenetik nisin të ndahen në mënyrë të parregullt dhe kthehen në qeliza kanceroze ashtu edhe ato që sëmuren në ndonjë mënyrë tjetër.P.sh. qelizat e infektuara duhet të shthuren përpara se një virus pushtues të ketë marrë kontrollin e mekanizmit të tyre dhe të nisë të prodhojë një sërë kopjesh të vetvetes.

Por Apoptoza është e nevojshme edhe për të ndërtuar struktura të ndryshme në trup si në çastin e krijimit të fëmijës në barkun e nënës ashtu edhe në rastin e formit të qelizave funksionale të trurit apo krijimin e qelizave funksionale nervore.

Kështu qelizat që nuk janë të afta të bëjnë këto punë,zhduken nëpërmjet Apoptozës.Nëpërmjet Apoptozës krijohen edhe thonjtë ku qelizat e lëkurës nën thua vdesin për të krijuar thoin. Shkencëtarët nuk e dinë akoma se si e kuptojnë qelizat nën lëkurën e thoit se duhet të vdesin.

Tërë kohës prodhohet brenda të gjitha qelizave mekanizmi i vetëvrasjes. Kur vjen sinjali për vetëshkatërrim nis kryerja e një rradhë procesesh që kanë për qëllim shkatërrimin e kodit gjenetik në qelizë por njëkohësisht marrjen e molekulave dhe ushqimeve të ndryshme që ndodhen në qeliza.

Ai grup proteinash që bën pastaj pastrimin e mbeturinave quhet Caspaser (kazpazer) dhe deri tani janë gjetur 14 të tilla në trupin e njeriut. Caspaser'at vënë njëra-tjetrën në gjendje aktive përgjatë një reaksioni zinxhir.

Kur mekanizmi i Apoptozës nuk funksionon si ç´duhet shkaktohen forma të ndryshme kanceri. Një qelizë kanceroze është ajo qelizë që vazhdon të ndahet e të shumohet në pafundësi në mënyrë të pakontrolluar...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi