Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Poloni, shmanget atentati ndaj krerëve të shtetit Empty Poloni, shmanget atentati ndaj krerëve të shtetit

Tue 20 Nov 2012 - 16:41
Poloni, shmanget atentati ndaj krerëve të shtetit Poloni2011

Prokurorët polakë lajmëruan të martën se arrestuan një person, i cili po planifikonte një atentat ndaj presidentit, kryeministrit dhe ministrave të kabinetit.

45-vjeçari, një kërkues akademik, dyshohet se po planifikonte të shpërthente katër tonë eksplozivë në një automjet, të parkuar përkrah parlamentit, gjatë mbajtjes së debatit për buxhetin e shtetit.

Sipas së përditshmes “Wiadomosci”, i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, rrezikon deri pesë vite burgim, nëse do të shpallet fajtor për akuzën e planifikimit të një sulmi terrorist.

Së bashku me të, edhe dy persona të tjerë u arrestuan për armëmbajtje pa leje të armëve luftarake.

Sipas të dhënave, rrjeti në fjalë u zbulua pasi dy bashkëpunëtorët ranë në dy duke u përpjekur që të siguronin pajisje, që do të përdoreshin si telekomanda për shpërthimin.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi