Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

FRESSH: I turpshëm akti i shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë Empty FRESSH: I turpshëm akti i shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë

Fri 18 Jan 2013 - 2:30
FRESSH: I turpshëm akti i shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë Erlis-292x300NGA ERLIS HOXHA*
N/kryetari i FRESSH për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Emigracionin, Erlis Hoxha, reagon ashpër ndaj aktit të turpshëm të autoriteteve të shtetit Grek, ndaj emigrantëve shqiptarë.

Ngjarja e ndodhur në pikën doganore të Kakavijës ku disa dhjetëra shtetas shqiptarë janë kthyer mbrapsht, cilësohet si krejtësisht e papranueshme.

Argumentet e përdorura nga policia fqinje janë absurde dhe të pabazuara në asnjë legjislacion ndërkombëtar, për më tepër janë akte që cenojnë dinjitetin e shtetasve tanë.
N/Kryetari për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Emigracionin, z. Hoxha theksoi se ne jemi për ruajtjen e fqinjësisë së mirë midis shteteve respektive, por gjithmonë mbi parimin e reciprocitetit të këtyre marrëdhënieve.
Shkelja e njëanshme e këtyre parimeve cenon rëndë marrëdhëniet midis dy shteteve tona.
FRESSH i kërkon Qeverisë Shqiptare që të reagojë përmes strukturave përkatëse duke negociuar sa më parë për zgjidhjen e menjëhershme të këtij problem, duke vënë në vend në vend dinjitetin e cenuar të shtetasve tanë dhe që raste të tilla të mos përsëriten më.

*Autori është N/Kryetar i FRESSH për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Emigracionin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi