Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
+4
Silvana
BeSaa
Valbona
Hotlani
8 posters
Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Thu 22 Nov 2012 - 1:20
ME SIMPATINE ME TE MADHE E KUJTOJ MESUESIN TIM TE PARE.JO PSE ME KA MESUAR SHKRONJAT SEPSE ATE E KA PAS PER OBLIGIM DHE PER ATE ESHTE PAGUAR ,POR PER PUNEN E SINQERTE DHE ME AQ PERKUSHTIM QE E KA BERE NE KLASEN TIME.
Nehat Jahiu
Profesioni i mësuesit
Profesioni i mësuesit është mjaftë i mirë, por edhe shumë i vështirë. Kjo thënie aq kuptimplote dhe aq e thellë mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve, që këtë profesion e konsiderojnë si të tillë: të mirë, të vështirë dhe shumë me përgjegjësi. Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar, që të ndikosh drejtë te brezi i ri, duhet të jesh shembull i mirë. Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezit të ri, prandaj ai duhet të jetë i sinqertë, i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar në shkallë të duhur, të ketë pikëpamje të drejta e të qarta, kulturë të gjërë shkencore, të luftojë primitivizmin dhe të kontribojë në ngritjen arsimore e kulturore. Mësuesi si edukator i gjeneratës së re, të cilit i është besuar kjo detyrë shumë e rëndësishme, duhet të jetë shembull për nga cilësitë e karakterit, ndër të cilat në radhë të parë duhet të numërojmë modestinë, si vyrtyt shumë i lartë i njeriut. Ky profesion, profesioni i mësuesit, edukatorit është i rëndësishëm, sepse mësuesi i mëson dhe edukon lulet më të bukura - të vegjëlit dhe të rinjtë, brezin e ardhshëm.
Mësuesi duhet të arsimojë dhe edukojë brezin e ri, ta pajisë me tërë atë që do t’i kontribojë zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë. Nisur nga kjo, duhet thënë se para mësuesit - mësimdhënësit, edukatorit dhe profesorit shtrohen detyra të rëndësishme. Mësuesi, jo vetëm që është transmetues i shkencës dhe kulturës, i traditës dhe historisë njerëzore, por edhe i vlerave materiale e morale. Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë e një punëtori apo e një nëpunësi, punë e një zejtari, por është punë që kërkon para së gjithash, ideal. Sepse, ai ka në duart e veta forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë, ka në duar dhe duhet të edukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendsojë të vjetrën. Në duart e mësuesit nuk do të jenë vetëm punëtorët dhe ekspertët e ardhshëm të veprimtarive të ndryshme, por do të jenë edhe shkencëtarët edhe letrarët, edhe piktorët dhe skulptorët e shumë e shumë talentë të tjerë të profesioneve të ndryshme. Prandaj, është detyrë e mësuesit, që këta talentë t’i zbulojë dhe t’u japë mundësi për zhvillim të plotë. Mësuesi duhet të punojë jo vetëm për aftësim intelektual të nxënësve, por edhe për aftësimin e përgjithshëm, për zgjërimin e kulturës në të gjitha fushat, t’i aftësojë për të kuptuar dhe për ta adhuruar artin, sepse atë mund ta kuptojnë vetëm njerëzit e ngritur në këtë pikëpamje.
Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhënia e mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj. Do të mbështeten në synimet dhe idealet e zhvillimit shoqëror, duke mbjellë kështu farën e ardhmërisë më të mirë dhe më të lumtur.
Dihet mirëfilli se, të gjithë mësuesit e mirë, njëkohësisht kanë qenë njërëz me ideale dhe e kanë dashur arsimin dhe punën edukative, kanë dhënë gjithë mundin për arsimin dhe edikimin e drejtë të gjeneratave të reja. Mësuësit e vyeshëm edhe nëse nuk kanë lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat e rinj, me masat e gjëra popullore. Mësuesi gjithmonë ka qenë edhe mbetet njeriu më i afërtë i masave popullore. Edukimi i atij brezi të ri do të bëjë punën e mësuesit të përjetshme. Sado e vogël dhe e thjeshtë të duket kjo punë e mësuesit, ajo shkruhet në analet e shkollës, edhe pse mësuesi atë nuk e shkruan me laps, por me punë dhe me mund. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se puna e mësuesit gjatë jetës do të mbështetet në ideal dhe në pasion për përparim kombëtar…

- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Sat 9 Feb 2013 - 16:53
Mbaj mend si sot kur me ngrije ne mesim e me mbaje 45 minuta duke bere nje ushtrim matematike.........
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Sat 9 Feb 2013 - 21:33
Te faleminderit nga zemra per gjithcka qe bere me mua, qe mi mesove shkronjat, numerat dhe me mesove si te arrij enderrat e mija..
E sot fal teje jam kjo qe jam... Por doja edhe te te kerkoj falje per shkronjen Th sepse nuk dija ta shqiptoja si duhet, sepse akoma isha femije, sepse edhe ju nuk e keni pasur te lehte te merreni me femije te vegjel per t'i mesuar shkronjat...
Te faleminderit nga zemra per gjithcka dhe ato momentet e bukura te Abetarja edhe pse qaja kur nuk dija, buzeqeshja jote me jepte kurajo...

- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Sat 9 Feb 2013 - 21:34
un se maj men...
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Sat 9 Feb 2013 - 21:36
vishu pak ma gjat,se na i more mesimet me vete
- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Sat 9 Feb 2013 - 21:38
nje perqafim per 2 mesueset e mia
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Wed 3 Apr 2013 - 23:27
Sa e eger ke qene moj burrneshe edhe sa hakut me vije cdp mengjes kur me nxirrje para klases per te kenduar himnin Gjithsesi te falenderoj perzemersisht se me ke bere nxenese shembullore per mesueset e tjera qe kam pas ne vitet e larta
- E askujtPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1473
Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
Anetaresuar : 01/12/2011
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Wed 3 Apr 2013 - 23:29
tu thafte dora qe me shkule nje her bishtalecat .
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Çka do ti thonit mësueses/it tuaj te parë
Wed 3 Apr 2013 - 23:57
mesuese,haram te qofte sjellja jone e mire me ty
- Pershkruajeni veten tuaj me 3 fjale!
- Ku dhe si e imagjinoni naten tuaj te pare te marteses?
- Si dhe kur të bisedoni me vajzën tuaj për ciklin e parë menstrual?
- A e ruani akoma foton e se/te dashures/dashurit tuaj te pare..?
- Ekzekutimi më i egër! Shikoni Knockout më të ashpër që keni parë në jetën tuaj. Kujdes, pamje të ash
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi