Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prindërit shqiptar ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve Empty Prindërit shqiptar ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve

Thu 22 Nov 2012 - 3:09
Prindërit shqiptar ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve DhunaNjë studimi i UNICEF-it ka treguar se 75% e fëmijëve të moshës 2 deri në 14 vjeç në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike apo psikologjike.

Sipas një anketimi kombëtar mbi dhunën në familje, 56.8% e fëmijëve raportuan se një anëtar i familjes i kishte qëlluar me shuplakë, grusht apo shkelmuar; për më tepër, 12.8% e fëmijëve raportuan se dikush në familjen e tyre i kishte goditur me objekte dhe 4% raportuan se ata ishin djegur me cigare ose me një objekt tjetër të nxehtë.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Detlef Palm, tha se ka ardhur koha që të mos pranohet si diçka normale

Më shumë se gjysma e fëmijëve vuajnë dhunë fizike dhe psikologjike në shtëpi, institucione, apo në shkolla. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve nuk kërkon ndihmë.

“Dhuna fizike dhe psikologjike është një eksperiencë e keqe për fëmijët, asgjë pozitive nuk vjen nga kjo. Fëmijët nuk mendojnë në mënyrë konstruktive. Ata do ta kenë të vështirë të gjejnë kompromisin në jetë. Dhuna prek fëmijët dhe është e fshehur. Më shumë se gjysma e fëmijëve vuajnë dhunë fizike dhe psikologjike në shtëpi, institucione, apo në shkolla. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve nuk kërkon ndihmë. Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimet duhet të bëhet pjesë e përhershme e mbrojtjes sociale”, deklaroi Palm.

Kryeministri Sali Berisha tha se dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri është disa herë më e lartë sesa ajo që ne mendojmë, ndaj duhet të ketë sanksione dhe të përmirësohet legjislacioni.

Dhuna fizike është më e dukshme tek të rinjtë e moshave 15 deri në 29 vjeç, e cila përfshin 6.6% të të rinjve, në krahasim me 1% që është në Bashkimin Europian.

Në Ditën Botërore për Parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve është apeluar që dhuna ndaj të miturve të mos shihet si një çështje që duhet të mbetet brenda familjes, por të raportohet dhe të zbatohen konventat për mbrojtjen e tyre.

/Shekulli Online/ E.L/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prindërit shqiptar ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve Empty Re: Prindërit shqiptar ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve

Sun 3 Mar 2013 - 20:57
Shkon ne temat shoqerore
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi