Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Armëpushimi Izrael-Hamas mban  Empty Armëpushimi Izrael-Hamas mban

Thu 22 Nov 2012 - 11:24
Armëpushimi Izrael-Hamas mban  Gaza-armepushim-feste

Armëpushimi mbi të cilin ranë dakord të mërkurën Izraeli dhe lëvizja islamike e Hamasit duket se po mban edhe gjatë së enjtes. Radioja izraelite njoftoi se disa raketa janë qëlluar nga Gaza, por nuk ka pasur shenja të një reagimi izraelit.

Gjatë natës mijëra banorë të Gazës mbushën rrugët për të festuar armëpushimin, duke ngritur flamuj dhe duke lëshuar fishekzjarre.

Po gjatë natës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se kanë arrestuar 55 “terroristë operativë” në Bregun Perëndimor, në përpjekje për të rivendosur qetësinë.

Në Bregun Perëndimor ka pasur së fundmi një seri protestash kundër operacioneve të mbrojtjes izraelite, në disa prej të
Lindja e Mesme
Armëpushim në Gaza
Tel Aviv, shpërthim në autobus. Qeveria: Akt terrorist
Izraeli kërcënon me ndërhyrje në terren
cilave janë regjistruar përleshje mes banorëve dhe ushtarëve.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u ka bërë thirrje dy palëve që ta respektojnë marrëveshjen e arritur, të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Në reagimin e parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes, Këshilli i Sigurimit ka komentuar edhe rolin e presidentit egjiptian Mohammed Mursi dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet diplomatike.

Sekretari i përgjithshëm i OBK-së, Ban Ki Moon, që është takuar me liderët rajonalë gjatë konfliktit, mirëpriti armëpushimin dhe tha se është urgjente që në Gaza të shpërndahen ndihma humanitare.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka shumë detaje që duhet të përcaktohen për një armëpushim solid dhe afatgjatë”, deklaroi Ki Moon në fjalën e tij.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi