Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 femrat fatale ne mitologji Empty 10 femrat fatale ne mitologji

Thu 22 Nov 2012 - 13:19
10 femrat fatale ne mitologji 1
10. Helena e Trojes
Kjo bukuri legjendare nga Sparta thuhet se kishte lindur kur Zeusi, duke marre formen e nje mjellme, zbriti nga Olimpi per te joshur nenen e saj Leda. Ne moshen 10-vjecare ajo u rrembye nga Tezeu, por vellezerit e saj i erdhen ne ndihme dhe e shpetuan. Tindareu, babai i saj tokesor, i detyroi te gjithe kerkuesit e saj mbreteror t'i betohen per besnikeri dhe aleance burrit qe ai zgjodhi per vajzen e tij, Menelaun.
Historia tregon se Paridi, princi i Trojes, e rrembeu Helenen, dhe keshtu te gjithe princat qe ishin detyruar ti betoheshin per aleance Menelaut, shkuan ne lufte. Ata dhe luftetaret e tyre rrethuan Trojen per 10 vite, derisa Helena u shpetua dhe iu kthye Menelaut. Pasi tentoi te vriste veten, Helena u dergua ne Olimp nga perendia Apollo, ku u bashkua me perendite si e pavdekshme.

10 femrat fatale ne mitologji 2
9. Jezebel
Kjo vajze e Mbretit-Prift feniaks Ethbaal u martua me Mbretin hebre Ahab dhe e bindi ate te mohonte zotin hebre Yahneh (Jehovain) ne favor te Tyrion Baal. Kur ajo beri qe profetet e Yahweh te thereshin, profeti Elijah profetizoi me saktesi denime te renda si ndeshkim hyjnor. Jezebel e detyroi Elijah qe te ikte. Elijah i tha burrit te Jezebel, Ahab, se ai dhe te gjithe pasardhesit e tij do te shkaterroheshin dhe se Jezebel do te shqyhej nga qente.
Pas vuatjes se vdekjes se Ahabit, Jezebel sfidoi profetin Elijah dhe vdiq - por Elijah vertetoi fjalet e veta kur qente shkaterruan trupin e saj. Emri Jezebel, mbetet misherimi i nje gruaje te eger dhe te neveritshme.

10 femrat fatale ne mitologji 3
8. Kleopatra
Pasi ia mohuan fonin pas vdekjes se te atit, Kleopatra tentoi ta rifitonte ate permes joshjes. Ne vitin 48 p.e.r. Jul Cezari arriti ne Aleksandri: nje vit me vone ajo i fali atij nje djal dhe ai e ndoqi te atin deri ne Rome, ku edhe u vra. Pas kthimin ne Egjipt, ajo i ndihmoi herojte romak (Augustus, Lepidus, Mark Antoni), dhe fitoi aq shume influence mbi kete te fundit sawe ai e braktisi ceshtjen Romake vetem qe te ishte me te. Ajo i lindi atij tre femije. Kur Mark Antoni u mund nga Augusti ne nje betejen e Actium, ai dhe Kleopatra u arratisen bashke.
Kur degjoi fjale per vdekjen e saj, Antoni i habitur goditi veten me thike dhe vdiq ne krahet e Kleopatres. Ajo, pasi nuk arriti dot te joshte Augustin vrau veten me kafshimin e nje gjarperi. Ne pergjithesi mendohet se ishte Egjiptiane, por ne fakt ajo ishte maqedonase, si Aleksandri i Madh. Miti i Kleopatres, Mbretereshes se Nilit, bukuria e se ciles habiti shume burra, jeton akoma.

10 femrat fatale ne mitologji 4
7. Delilah
Samsoni ishte heroi dhe lideri mitik i hebrejve. I ishte falur fuqi e mbinatyrshme nga Zoti. Nje engjell i tha prinderve te tij se floket e tij nuk duheshin prere kurr sepse fuqia e tij do te humbte. Samsoni fitoi kunder filistineve disa here, madje vrau nje luan me duart e tij. Keshut, Samsoni dukej i pathyeshem: fatkeqesisht per te, ai u dashurua me nje vajze te quajtur Delilah.
Pas instruksioneve te mbreterve filistine, Delilah i preu floket Samsonit teksa ai flinte, dhe keshtu shkaktoi rrenimin e tij. Syte e tij u nxorren nga armiqte e tij dhe u detyra te punonte si skllav. Edhe pse nuk e dime se cfare ndodhi me ate, deri me sot Delilah konsiderohet si nje joshese helmuese dhe e rrezikshme.

10 femrat fatale ne mitologji 5
6. Salome
Ungjilli i Markut tregon si Gjon Pagezuesi vdiq permes kurtheve te Salomese, vajzes se Herodias, gruaja e Herodit. Edhe pse e burgosi Gjonin per shkaktim te trazirave, si pagezimin e Krishtit, Herodi edhe e respektonte edhe e kishte frike ate. Herodia e urrente Gjonin pasi ai e quante martesen e saj te paligjshme, por Herodi nuk pranonte ti bente keq atij. Keshtu, Herodia solli Salomene e parezistueshme qe te kercente para mbretit: ajo e kenaqi ate aq shume, saqe u zotua ti jepte asaj cfare te donte. Ajo ishte instruktuar nga nena e saj qe te kerkonte koken e Gjonit.

10 femrat fatale ne mitologji 6
5. Medea
Nje balade greke, Argonautika, na tregon historine e Medeas. Vajza e mbretit Etes, ra ne dashuri me Jasonin. Kur mbreti, duke tradhetuar Jasonin dhe Argonautet e tij, dergoi nje ushtri per ta sulmuar ate, Medea perdori megjine saj per te qetesuar 1000 dragoj, dhe madje vrau vellane e saj qe ti linta ata te iknin. Me vone, ajo me dinakeri bindi bijat e Pelias qe ta copetoshin babin e tyre dhe ta zienin ate ne nje kazan - duke menduar se keshtu asaj do ti kthehej rinia qe po i venitej. Kur Jasoni e braktisi ate per nje tjeter, ajo i dergoi femres se re nje rrobe qe e dogji ate dhe te gjithe ata qe gjendeshin prane saj. Zemerimi famekeq i Medeas u zgjerua edhe tek femijet e saj: ajo u preu fytin e te 14 femijeve qe kishte me Jasonin.

10 femrat fatale ne mitologji 7
4. Sirenat
Historite origjinale na tregojne se sirenat ishin bijat e zotit te lumejve, Akelit. Emrat e tyre kishin domethenies si: fytyre e bukur, ze i bukur, qenie e bardhe, muzike, fytyre joshese etj. Thuhet se ato i sfiduan muzat ne nje duel muzikor por u munden, prandaj u braktisen e lumejte e pyjeve per te jetuar atje dhe per te joshur detaret deri ne vdekjen e tyre me kenget dhe bukurine e tyre.
Kur Odiseu la magjistaren Circe per tu kthyer ne shtepi, ajo e paralajmeroi ate qe ai duhej ti thonte ekuipazhit te tij qe ti mbushnin veshet me dylle teksa te kalonin neper brigjet ku jetonin keto krijesa. Odiseu, deshironte ti degjonte zerat e tyre prandaj urdheroi ekipin e tij qe ta lidhnin me veshet e hapur pas nje shtylle. Ekuipazhi ndoqi urdherat e tij, dhe rreziku u shmang me gjithe thirjet e sirenave per te ndaluar Odiseun.

10 femrat fatale ne mitologji 8
3. Sfinksi
Misherimi i misterit, ne mitologjine greke thuhet se ajo ishte vajza e Orteut dhe Kimares. Nje perbindesh-femer enigmatik, me gjoksin dhe koken e nje femre, trupin e nje luani, bishtin e nje gjarperi dhe krahet e nje shqiponje, Sfinksi dergohej nga Hera per te ndeshkuar njerezit e Tebes. Ajo rrinte ne malin Phicium, ne hyrje te qytetit, ku i pyeste kaluesit per nje gjeagjese thuajse te pamundur. Nese ata nuk pergjigjeshin sakte, ajo i perlante.
Sunduesi i Tebes, i terrorizuar nga vdekjet e qytetareve te tij, ofroi kuroren e vet per kedo qe do arrinte ta vriste ate. Oedipi - nje udhetues i zgjuar dhe i njohur grek, pranoi sfiden. Pasi zgjidhi gjeagjezen e Sfinksit, ajo u hodh e mundur nga mali.

10 femrat fatale ne mitologji 9
2. Kali
Kjo perendeshe e frikshme hindu (emri i saj do te thote "e zeze") eshte argetuese por e tmerrshme. Sipas legjendes, asgje nuk zgjat perjete pasi shkaterrohet nga Kali. Gjak njeriu rrjedh nga syte e saj flakerues; gjarperinjete perpeliten rreth qafes se saj dhe trupi i saj i zi eshte i lidhur nga zinxhire me kocka njerezish. Ne cdonjeren nga dhjete duart e saj ajo mban nga nje arme. Shume viktima sakrifikoheshin ne ritet e saj Durga-puja. Ajo i vret te gjithe duke injoruar cdo lutje per meshire. Kur burri i saj Shiva, ishte ndermejt viktimave te saj, ajo i preu koken dhe kerceu mbi trupin e tij.

10 femrat fatale ne mitologji 10
1. Karina
Mbreti Solomon, gjate gjuetise ne shkretetiren egjiptiane, takoi nje grua te bukur te zhveshur e cila i kerkoi te dinte se pse ai po gjuante ne tokat e saj. Kur ajo tha se asnje nuk mund ta vrase ate, Solomoni e pyeti: "Kush, pra mund te te munde ty?". Ajo tha se vetem krye-engjelli Mikael mund ta beje kete. Solomoni thirri Mikaelin, parzmorja shkelqyese e te cilit aq e frikesoi gruan, saqe ai ne moment u be e vjeter dhe e thinjur dhe e identifikoi veten si djalli i frikshem Karina.
Nena e femijeve te vdekur, Derguesja e Syrit te keq, Zogu i Semundjes; nje shikim i saj thuhej se i kthente lopet dhe delet ne shterpa, ndalonte rritjen e te mbjellave. Madje supozohej se shkelqimi i saj i kthente meshkujt ne steril. Ne te vertete njerezore, ajo kishte ngrene femijet e saj per te fituar fuqite magjike. Ajo u mallkua qe te lindte vetem femije te vdekur.infoalbania.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi