Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vdes pas 42 vitesh në koma Empty Vdes pas 42 vitesh në koma

Sat 24 Nov 2012 - 13:20
Vdes pas 42 vitesh në koma Coma-350551-300x170

Pacienti me periudhën më të gjatë në gjendje koma, një grua nga Majemi, SHBA, e cila quhej ndryshe edhe “Borëbardha e fjetur”, vdiq pas 42 vitesh në koma.

Ajo ishte 59 vjeç kur vdiq.

Edwarda o’Bara ishte një nxënëse popullore në gjimnazin e saj në vitet ’70 kur krejt papritur u sëmur dhe ra në një koma diabetike.

Por përpara se të binte në koma, ajo u kthye nga mamaja e saj dhe iu lut: “Më premto që nuk do të më lësh kurrë vetëm”.

Dhe nëna e saj i mbeti besnike fjalës së dhënë, duke qëndruar pranë saj për kaq shumë kohë, derisa ajo vdiq pesë vite më parë. Ajo nuk e kishte imagjinuar se e priste një tmerr pa fund.

Atëherë ishte motra e të sëmurës që u bë kujdestarja kryesore e saj.
Nëna e vogëlushes nuk u nda kurrë nga e bija, duke fjetur vetëm 90 minuta e duke qëndruar pranë saj në çdo kohë që ajo kishte nevojë. Ajo vdiq duke shpresuar se e bija një ditë do të zgjohej nga koma.

Babai i Edwarda-s, Joe, vdiq në vitin 1977. Mendohet se ai pësoi një atak kardiak nga shqetësimi që kishte për të bijën e sëmurë.
Pasi vdiq dhe nëna, motra Colleen thotë se ajo la punën për tu kujdesur për motrën.

“Nuk e mendova dy herë. Ajo është motra ime dhe e dua,” tha ajo.

Pacientja vazhdoi të merrte insulinë përmes një tubi.
Një mjek ka vendosur që të shkruajë një libër për përkushtimin e familjes dhe rastin e vajzës që qëndroi në krevat për 42 vite.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Vdes pas 42 vitesh në koma Empty Vdes pas 42 viteve në gjendje kome

Sun 25 Nov 2012 - 13:29
Vdiq në Majemi të Shteteve të Bashkuara në moshën 59-vjeçare, Edwarda O’Bara, pacientja që për 42 vite me radhë qendroi gjendje kome.
Vdes pas 42 vitesh në koma 2z559jo
O’Bara ra në gjendje kome diabetike pas marrjes së një medikamenti kundër pneumonisë në vitin e largët 1970. Vitet e gjata të kaluara në këtë gjendje e shndërruan atë në pacienten më jetëgjatë në gjendje kome, plot 42 vjet.

Përgjatë gjithë këtyre viteve, në krah të “Bukuroshes së fjetur”, sic u pagëzua nga mediat, qendruan me radhë, babai që vdiq nga një atak kardiak në vitin 1977, më pas e ëma, që ndërroi jetë në vitin 2008 në moshën 80-vjeçare..

“Ajo mbylli sytë e saj dhe shkoi të bashkohet me mamanë time në parajsë”, deklaroi motra e saj Collen pas vdekjes së Edwarda-s ditën e mërkurë në moshën 59-vjeçare./Tch
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vdes pas 42 vitesh në koma Empty Re: Vdes pas 42 vitesh në koma

Sun 25 Nov 2012 - 14:17
"Vdes pas 42 viteve në gjendje kome "
me
"Vdes pas 42 vitesh në koma"
bashkohen....
Sponsored content

Vdes pas 42 vitesh në koma Empty Re: Vdes pas 42 vitesh në koma

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi