Aktori Robert Ndrenika feston sot 70 vjetorin
Tue 10 Jan 2012 - 15:06
Aktori i skenës dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika, feston sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Ka rreth katër vjet që i ka munguar skenës shqiptare, pasi jeton në Gjermani, një zgjedhje kjo e tij për t’i qëndruar pranë bashkëshortes, Polikseni, e cila është kujdesur prej vitesh për familjen e tyre, e që tani ka nevojë për kujdesin e tij. Artisti që mbahet mënd për Qazim Mulletin tek “Prefekti”, Vangjeli tek “Përrallë nga e kaluara”, babai “Në shtëpinë tonë”, si dhe për interpretimet e tij në filmat si “Shi në plazh”, “Kapedani”, “Nëntori i dytë” dhe së fundi në filmin “Kronikë provinciale\", nuk ka vendosur të shkëputet prej saj. (da.xha/BalkanWeb)
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Robert Ndrenika
Sat 24 Nov 2012 - 16:17
Lindi 1942
Vuno, Vlorë
Kombësia shqiptar
Nënshtetësia shqiptar
Profesioni aktor
Titulli Artist i Populli
Jeta
Robert Ndrenika lindi në Vuno të Vlorës, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.
Dramaturgjia kombëtare
Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: "Besa" e Sami Frashërit, "Ura" e Minush Jeros, "Prefekti" i Besim Levonjës, "Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkës, "Bashkë me agimin" e Kolë Jakovës, "Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit, "Skënderbeu" i Lec Shllakut, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës, "Fytyra e dytë" dhe "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit, "Shkallët" dhe "Shtëpia me dy porta" të Ruzhdi Pulahës.
Dramaturgjia e huaj
Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim "Shumë zhurme për asgjë", "Nata e dymbëdhjetë" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I sëmuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e largët" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, "Dashuri e tillë” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e një komisioneri" e Millerit, "Vizita e damës plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e të marrëve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Kinematografia
Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim "Horizonte te hapura", "I teti në bronz", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Në shtëpinë tonë", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.
Kolegët
Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shllaku, Pirro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.
Nderimet
Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936".
Pedagogjia
Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.
Filmografia
*Kronikë provinciale (2009)
*Ne dhe Lenini - (2008), Zeneli
*Tifozët - (2004) komedi
*Ishte koha për dashuri - (2004)
*Njerëz dhe fate - (2002-2003)Babai i florit
*Tirana, viti zero - (2001), Kujtimi
*Parullat - (2001), Lleshi
*Bolero - (1997)
*Nata e dymbëdhjetë - teatër-komedi
*Botë e padukshme - (1987), Iliazi
*Përrallë Nga e Kaluara - (1987), Vangjeli
*Vrasje në gjueti - (1987)
*Dhe vjen një ditë - (1986) si vëllai i Llano Bletës
*Gurët e shtëpisë sime - (1985)
*Tre njerëz me guna - (1985)
*Shi në plazh - (1984) teater-komedi
*Shirat e vjeshtës - (1984)
*Kohë e largët - (1983) Anastas Grigori
*Besa e kuqe - (1982)
*Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV)
*Nëntori i dytë - (1982)
*Prefekti komedi
*Vëllezër dhe shokë - (1982)
*Një shoqe nga fshati - (1980) Agushi
*Ditët që sollën pranverën - (1979) (TV)
*Mësonjëtorja - (1979), kocka
*Në shtëpinë tonë - (1979)
*Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
*Shembja e idhujve - (1977), kapteri
*Emblema e dikurëshme - (1976) (TV)
*Duke kërkuar 5-orëshin - (1974) Zeqo
*Rrugë të bardha - (1974), Ganiu
*Shtigje të luftës - (1974), Shabani
*Kryengritje në pallat - (1972)
*Odiseja e tifozave - (1972)
*Kapedani - (1972), i biri i xha Sulos
*Horizonte të hapura - (1968), Azemi
*Oshëtim në bregdet - (1966)
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Robert Ndrenika
Sat 24 Nov 2012 - 16:18
"Aktori Robert Ndrenika feston sot 70 vjetorin"
me
"Robert Ndrenika"
temat u bashkun
me
"Robert Ndrenika"
temat u bashkun
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi