Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ndryshime të mëdha në jetën e Kates dhe Williamit Empty Ndryshime të mëdha në jetën e Kates dhe Williamit

Sat 24 Nov 2012 - 16:33
Ndryshime të mëdha në jetën e Kates dhe Williamit 24_11_12_14494_kate

Duka dhe dukesha e Kembrixhit dëshirojnë të bëhen të pavarur nga Princi Charles, kështu që në Pallatin Kensington do të kenë zyrën e tyre.Duka dhe dukesha e Kembrixhit janë të gatshëm që të bëjnë zyrën e tyre në ‘Kensington Palace’. Deri tani, William, Kate dhe princi Harry kanë ndarë një zyrë me Princin Charles në pallatin St. James, por kur Harry të kthehet në muajin janar nga Afganistani, janë të gatshëm të pavarësohen.

Më shumë se dhjetë të punësuar muajin e ardhshëm do të zhvendosen në adresën e re mbretërore Londrën Perëndimore. Kate dhe William brenda pallatit jetojnë në një shtëpi të vogël, por së shpejti do të shkojnë në banesën e tyre në 1A, në të cilën deri më tani ka qëndruar princesha Margaret.
Kjo lëvizje është parë edhe si një shenjë tjetër se William është duke u përgatitur për të braktisur përfshirjen e tij në RAF dhe së bashku me bashkëshorten, Kate, të fillojë të merret me obligimet mbretërore që i përkasin.

Kjo do të jetë zyra e familjes së dukës dhe dukeshës së Kembrixhit dhe princit Harry, ndërsa kabinetin e tyre privat ka rënë dakord që ta financojë Princi Charles, shkruajnë mediet.

E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ raporton se kjo është një rastësi ironike, sepse princesha Diana pas shkurorëzimit nga Charles, ka themeluar zyrën e saj pikërisht në ‘Kensington Palace’, por ata theksojnë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje në oborrin mbretëror, por vetëm se ka ardhur koha që princi dhe Kate të kenë zyrën e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi