- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Truproja e John F. Kennedy: Dështova plotësisht atë ditë
Mon 26 Nov 2012 - 18:24
Ka kaluar thuajse një gjysmë shekulli, por bota sërish e kujton momentin kur u qëllua mbi presidentin amerikan John F. Kennedy.
Tani për herë të parë flet një nga truprojat, që ishte në vendin e ngjarjes. Clint Hill, sot 80 vjeç, shprehet: “Ndjehem përgjegjës. Dështova plotësisht atë ditë”.
Në të vërtetë Hill ishte truproja e gruas së presidentit Jackie Kennedy. Por ishte ai i pari që kërceu mbi limuzinë për të mbrojtur presidentin nga plumbat.
“Nuk mendova fare për sigurinë time. Mendoja vetëm që duhet ta mbroja atë,” shkruan Hill në kujtimet e tij.
Ai e përshkruan atentatin e kësaj dite kështu: “Pas dy plumbave të parë, pashë se si Jackie Kennedy po i mbante kokën burrit të saj. Ishte pikërisht momenti kur presidenti u godit nga plumbi i tretë. Kontakti i plumbit mbi kokën ishte njësoj sikur të lëshosh një pjepër në çimento. Në atë moment shpërtheu pjesa e pasme e kokës së presidentit- gjak, copa truri dhe kockash të bëra thërrmija u përplasën në fytyrën time, në trup e në veshje”.
Ata nxituan të dërgojnë presidentin në spital, por ishte shumë vonë.
48 orë më vonë vdiq edhe atentatori Lee Harvey Oswald, në të njëjtin spital. Një person qëlloi mbi të kur ai po shkonte për në burg.
Hill punoi edhe një vit tjetër për vejushën e presidentit dhe më pas u bë truprojë e presidentin Lyndon Johnson.
Në vitin 1975 e la detyrën për shkak se nuk shkëputej dot nga ndjenja e fajit.
Që të mund të flinte dhe të harronte pinte gjithmonë uiski.
Ai nuk kishte thënë në publik se ndjehej fajtor për humbjen e presidentit. Madje atëherë ai mori një medalje trimërie. Por thotë se nuk ndjehej krenar për të…
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi